50 familje të rikthyera nga emigracioni ndihmohen me paketa ushqimore

You are here

  • 25-03-20 |

50 familje të rikthyera nga emigracioni ndihmohen me paketa ushqimore

Familje të varfra, prindër të papunë, pjesa më e madhe prej tyre pa një shtëpi, por të strehuar tek të afërmit e tyre pas tërmetit të 26 Nëntorit, fëmijë të vegjël më probleme shëndetësore, kushte të vështira jetese. Kjo është panorama e pjesës më të madhe të familjeve të rikthyera nga emigracioni në rrethin e Kurbinit. Të pa shpresë dhe pa një rrugëzgjidhje shumë prej familjeve të rikthyera kemi arritur t’i identifikojmë në sajë të projektit RE-IN-VEST, i cili po punon në këtë rreth për t’iu ardhur atyre në ndihmë në aspektin social dhe ekonomik. Pas ndihmës me paketa ushqimore dhe higjienike, familjet janë ndihmuar së fundmi edhe me paketa shëndetësore, që përmbajnë ilaçe në varësi të diagnozës së përcaktuar nga mjeku.

Kështu në Kurbin, projekti ka ofruar ndihmë me paketa shëndetësore për 12 fëmijë, familjet e të cilëve janë në pamundësi për t’iua mundësuar këto ilaçe.

Merita është një nga përfituesit. Ajo është nënë e tre fëmijëvë të vegjël dhe jeton në kushte të vështira ekonomike me familjen e saj në fshatin Shullaz të Laçit. Të tre fëmijët e saj të vegjël kanë probleme shëndetësore dhe dy prej tyre vuajnë nga sëmundje kronike. Familja e Meritës prej pak kohësh është rikthyer nga Gjermania ku emigroi me shpresën për një jetë më të mirë. Pas rikthimit këtu, për familjen e saj çdo gjë duket sikur është përmbysur. Sot, në familjen e saj nuk punon askush, as ajo dhe as burri ndërsa, fëmijët e saj të vegjël janë të sëmurë dhe kanë nevojë për përkujdesje të veçantë.

Jemi pa punë, pa shpresë. Fëmijët i kam sëmurë, askush nuk na ndihmon. Ju falenderoj për ndihmën e dhënë në këtë moment të vështirë për mua. Nuk dua që fëmijët të vuajnë për ilaçe por s’kam mundësi t’jua siguroj, ’- thotë Merita.

Ndërkaq, situata e shkaktuar nga pandemia Covid- 19 ka bërë që shumë familje shqiptare të rikthyera nga emigracioni të përballen me vështirësi të mëdha për nevojat bazike për veten dhe fëmijët.

Për këtë, 50 familje të rikthyera në Dibër, Kurbin, Korçe dhe Maliq janë ndihmuar nga projekti RE-IN-VEST me pako ushqimore dhe higjienike.

Për të lehtësuar barrën e këtyre familjeve të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike, projekti është kujdesur t’i mbështesë edhe me paketa shëndetësore të rriturit dhe fëmijët që kanë nevojë.

RE-IN-VEST vijon punën për t’iu ardhur në ndihmë edhe familjeve të tjera të rikthyera në 13 bashki të vendit ku shtrihet projekti.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri që po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes. 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni