Të rinjtë dhe angazhimi i tyre për të sjellë ndryshime në komunitetin ku jetojnë është qëllim i marrëveshjes të firmosur sot nga World Vision dhe Kongresi Rinor Kombëtar.

“Është e rëndësishme që në këto momente, kur ne si World Vision jem të angazhuar në përgjigjen e emergjecës pas situatës së tërmetit bashkëpunimi jonë të konkretizohet tek angazhimi i të rinjve në ndihmë dhe në mbështetje të familjeve dhe fëmijëve të prekur” - tha drejtoresha kombëtare e World Vision Albania, znj. Eljona Boçe Elmazi.

Fuqizimi i të rinjve për të qenë qytetarë aktivë, advokues në kauza që prekin ata dhe solidar në çështje konkrete si mbrojtja e fëmijëve dhe advokimi për të rinjtë dhe shtresat në nevojë, ishin disa pikat e takimit të sotëm.

"Kongresi Rinor Kombëtar është një organizëm rinor me një traditë demokratike në sektor dhe punon për zhvillimin e të rinjve në 12 qarqe të Shqipërise duke vënë theksin te bashkëpunimi dhe sinergjia. Këto dy të fundit duhet të jenë dhe kryefjala për këtë situatë në të cilën ndodhemi dhe të rinjtë e Kongresit janë mëse të gatshëm për të dhënë gjithë kontributin e ndihmesën e tyre" - tha Dafina Peci, drejtoresha ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar.

Hartimi i planeve lokale për rininë janë dhe hapi i parë ku kjo marrëveshje do të gjejë zbatim.

#riniaktive #youthempowerment