Një zë, një zemër - Ne po ndryshojmë botën.

You are here

  • 09-06-20 |

Një zë, një zemër - Ne po ndryshojmë botën.

“Eventi online me bashkëmoshatarët e mi më mësoi shumë pasi, edhe pse vinim nga vende të ndryshme, realitetet dhe problematikat ishin të njëjta. Kapërcimi i situatave si ajo e COVID-19 është përballja me të¸ndarja e shqetësimeve dhe frikërave me të tjerët, si psh me anëtarët e grupit. Diskutimi online me bashkëmoshatarët, për menyrën se si mund të kontribuojmë në komunitet edhe virtualisht, ishte një mundësi angazhimi përtej vështirësive. Grupi #ImpactClub ku unë bëj pjesë, gjatë kësaj periudhe ka diskutuar online mbi rëndësinë e angazhimit komunitar dhe kemi referuar pranë Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve ose organizatave raste të familjeve më në nevoje gjatë periudhës së Covid-19 dhe përtej,”- ishin fjalët e Kostandinit nga Elbasani, pjesë e grupeve Impact nga World Vision në Shqipëri.

Kostandini, Melisa, Fatlinda, Ergisi dhe Igli nga Shqipëria ishin ndër 45 të rinjtë që morën pjesë në takimin ndërkombëtar të Klubeve Impact, organizuar nga @New Horizons që u mbajt online me 5 qershor 2020 me bashkëmoshatarët e tyre nga  Armenia, Gjeorgjia, Moldavia, Kosova, Kamboxhia, Rumania, Palestina dhe Kosova.

Qëllimi i takimit ishte që të rinjtë të ndanin sfidat dhe sukseset e hasura gjatë periudhës së pandemisë dhe se si grupet e tyre të mund të vijonin misionin e tyre për të qënë qytetarë aktivë duke mbajtur përgjegjës bashkëmoshatarët e tyre për të qenë ndryshimi në komunitet ku ata jetojnë, lirinë për të shprehur idetë e tyre dhe si e shohin ata rolin e tyre për të kërkuar llogaridhenie ndaj të rriturve dhe institucioneve që duhet të ofrojnë shërbime sa më cilësore për ta, veçanërisht në situata sfiduese dhe përgjigje ndaj emergjencave.

Të punuarit së bashku, të folurit hapur për problemet që të rinjtë po përballen, nevoja që të rinjtë kanë të jenë qëllimshëm të përfshirë në vendimarrje dhe energjia e vullneti për të sjellë ndryshimin, ishin mesazhet që u dhanë nga të rinjtë në këtë takim.

Të rinjtë shqipëtarë në këtë takim, përveç energjisë dhe sukseseve që ndanë, patën mundësinë të ndanin dhe disa nga sfidat që ata dhe bashkëmoshatarët e tyre po përballen. Fillmisht pasojat që termeti ka lënë në zonat e tyre dhe tashmë frika dhe pasiguria nga situata e krijuar nga Covid 19, kanë sjellë frikë për të ardhmen te shumë të rinj në Shqipëri.

Të mbledhurit fizikisht si grup për të adresuar këto sfida ka qenë e pamundur gjatë kohës së pandemisë, por fakti që World Vision arriti të përshtasë kurrikulën dhe një sërë takimesh të realizoheshin dhe online, për të folur për tema si marrëdhëniet e shëndetshme, shëndeti mendor te të rinjtë, sistemet e mbrojtjes në komunitet etj kanë qënë një ndihmë për të rinjtë për të qënë në kontakt më shumë me njëri-tjetrin. Pavarësisht sfidave, të rinjtë theksuan dhe mundësi tashmë për të qënë dhe aktivistë në formë dixhitale, të cilën e shohin si një mundësi më shumë nga sfidat që solli pandemia.

Në fund, të rinjtë pjesmarrës në takim, shprehën vullnetin që të vijojnë të jenë aktivistë dhe ndryshimi në komunitet e tyre, veçanërisht për t’ju përgjigjur dhe emergjencave, duke dhëne ide se si mund të përfshijnë sa më shumë bashkëmoshatarë, duke nxitur ide ngritje fondesh për komunitetet e tyre tashmë dhe online, por dhe duke kërkuar llogari ndaj institucioneve përgjegjëse për më shumë ndihmë dhe mbështetje veçanërisht në raste emergjencash.

 

Tungjatjeta.al

 
Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni