Flogerta, vullnetarja nga Thumana: Është koha për shpresë

You are here

  • 05-12-19 |

Flogerta, vullnetarja nga Thumana: Është koha për shpresë

Vullnetare për fëmijët që kanë humbur gjithçka

Atë të gjithë e thërrasin Gerta, ka një buzqeshje të paqtë që bie në sy, që kur e takon…Sytë i ndrisin kur shikon fëmijët që e rrethojnë, janë fëmijë që ajo i ka parë të luajnë në lagjen e saj në Thumanë dhe që sot, pas tërmetit tragjik, nuk kanë më asgjë…

Flogertën 19 vjeç nga Thumana e takojmë një mëngjes dhjetori, ajo është ndër të parët vullnetarë që vjen në Hapësirën Miqësore për Fëmijë të hapur nga World Vision në një kompleks në Shëngjin, ku janë strehuar rreth 900 persona të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, ndër ta janë edhe 100 fëmijë që kanë humbur gjithçka.

Ajo është studente për mjekësi në Tiranë dhe ka ëndrra të mëdha, më e rëndësishmja është ajo që të bëhet mjeke dhe t’i shërbejë njerëzve që kanë nevojë.

Ajo nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë që të kthehet dhe të qëndrojë e sigurtë në Tiranë, por në këto ditë të vështira që po kalon familja e saj dhe i gjithë komuniteti i Thumanës ku ajo është rritur, ka vendosur t’i dedikohet fëmijëve të Thumanës, Lezhës dhe Kurbinit për t’i ndihmuar ata që të përballojnë traumën dhe që t’i rikthehen sa më shpejt normalitetit.

Nata tragjike…

26 nëntori 2019 për qindra familje të Thumanës, Durrësit, Lezhës, Kurbinit  ishte një datë tragjike… Lëkundjet e tërmetit do të rizgjonin banorët mes britmash…

“Fatmirësisht mbrëmjen që ra tërmeti nuk isha në shtëpi. Nuk do të doja të kisha dëgjuar të gjitha ato britma, që i kanë dëgjuar prindërit e mi. Në Tiranë, kemi dalë në ambientet e jashtme të pallatit së bashku më një kushërirën time dhe vëllain. Mendimi ynë i parë ka qenë për prindërit dhe për vëllain e vogël, që ishin në shtëpi. I telefonuam dhe na thanë se janë mirë, por se pallati përballë ishte shembur”- tregon Florgerta dhe shikimi i përhumbet një moment, kur duket se frika e jetuar në ato momente rikthehet në kujtimet e saj. 

Pas telefonatës së shpejtë që ka patur me prindërit, së bashku me vëllain është nisur për në Thumanë. Ka mbërritur atje rreth orës 07.00 ku janë përballur me një situate kaotike…

 “Doja që të shikoja pallatin tim, të afrohesha, por zona ka qenë e perimetuar nga policia. Njerëzit ishin të trembur, një gjendje e pazakontë”- rrëfen ajo.

Bashkë me familjarët e saj janë spostuar tek fusha sportive dhe orët në vijim kanë qenë ndërthurje ndjenjash… Ankthi, frika dhe gëzimit i linin vend njëri-tjetrit aq shpejt, sa që mendja vështirë se mund t’i rrokë. Dhe në fund një dhimbje e madhe përtej asaj që fjalët mund ta përshkruajnë…

E kam të vështirë të të shpjegoj me fjalë ankthin kur prisnim që të shpëtoheshin nga rrënojat ata që kishin mbetur poshtë tyre… Gëzim i pamasë kur thanë se dy burra shpëtuan gjallë…” –kujton Flogerta.

Të gjesh forcën brenda vetes

Por në ato momente 19 vjeçarja duhet të ishte e fortë për të dy prindërit dhe vëllain e vogël, sepse ata ishin të traumatizuar. “Momentet më të tmerrshme i kanë përjetuar prindërit”- përsërit ajo vazhdimisht…

Kanë parë gjithçka që t’i shembej përpara syve, kanë dëgjuar britma të njerëzve që po i zinin brenda gërmadhat… Babai pasi është siguruar që nëna dhe vëllai i vogël ishin mirë, ka nxituar të shpëtojnë një djalë të vogël dhe nënën e tij.  Fillimisht ka arritur të nxjerrë Aurelin e vogël që i’a ka dhënë mamit që ta vishte sepse ishte me pizhama. Më pas me mjetet që i gjendeshin, me një elektrik dore dhe me një levë për një orë ka rrezikuar jetën e tij, për të nxjerrë mamanë e tij nga gërmadhat”- rrëfen Flogerta.

Familja e Flogertës prej disa ditësh është strehuar bashkë me rreth 900 qytetarë, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme nga tërmeti, në një hotel.

Shumë prej atyre që janë këtu janë njerëz që jam rritur… janë fëmijët që unë sa herë kthehesha në Thumane, të premten i shikoja tek luanin nëpër lagje… është e pamundur që t’ju kthej shpinën… të mos mundohem të jap kontributin tim në këto ditë të vështira, këtij komuniteti që ka vuajtur kaq shumë këto ditë.

Që ditën e parë ajo është ofruar pranë Hapësirës Miqësorë për Fëmijë të hapur nga World Vision, që u vjen në ndihmë rreth 100 fëmijëve që janë strehuar me familjet e tyre.

…vullnetare për fëmijët

Është një kontribut i vogël për këta fëmijë… Ata kanë botën e tyre, dhe për ta jeta vazhdon.  Prandaj jam përkushtuar që të mund të krijojmë një ambient sa më të qetë, ku ata në radhë të parë të mos kenë frikë dhe të jetë sa më miqësor për ta. Kjo është arsyeja se përse këtu jam ndjerë kaq e mirëpritur”- na tregon Flogerta.

Ajo është e pakursyer në ndihmën e saj me femijët dhe me familjet në nevojë. Ka gjithmonë një fjalë të ëmbël, një buzqeshje që jep shpresë…

Përkushtimin, ngrohtësinë dhe mikpritjen pa kushte është diçka që e kam parë dhe jetuar që ditën e parë që kam ardhur këtu, me stafin e World Vision. Jam e lumtur sepse më kanë mirëpritur me krahë hapur, jam e lumtur se më kanë dhënë mundësinë të bëj diçka për këta fëmijë. Është diçka që më mbush, unë ndihem vetvetja, por ndiej që dhe buzëqeshja tek keta fëmijë është diçka primare këtu. Ndoshta nuk është shumë por unë do të jap makisimumin dhe e di që për këta fëmijë ka vlerë”- përfundon ajo.   

Sot është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve. Në këto ditë të vështira për shumë familje në Shqipëri, kanë qenë me qindra vullnetarë nga grupet Impact të World Vision si dhe studentë nga Fakulteti i Shkencave Sociale që i janë bashkuar World Vision në përgjigjen emergjente për familjet e prekura nga tërmeti dhe për të organizuar aktivitete në Hapësirat Miqësore për Fëmijë.

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni