E ardhmja e ëmbël e Xhoanës

You are here

  • 05-11-19 |

E ardhmja e ëmbël e Xhoanës

“Nuk i kuptoj shokët e mi që e shohin të ardhmen e tyre jo në Shqipëri, por në emigracion. Unë e di që do t’ia dal mbanë në vendin tim dhe do të bëhem inxhiniere e suksesshme. E di, që çfarëdo lloj pune të bëj, sado para që do të fitoj në muaj, pasioni për bletët do të jetë gjithmonë pjesë e jetës dhe të ardhmes sime”- tregon me pasion Xhoana. 

Ajo është vetëm 18 vjeç dhe sapo e ka nisur rrugëtimin e saj drejt të ardhmes, rrugë të cilën e shikon të qartë, pa dilema, ashtu siç do të ishte normale për çdo bashkëmoshatar të saj.

“Endrra ime është menaxhimi i një parku të madh bletësh, këtu në fshatin tim, në Librazhd”- na rrëfen 18-vjeçarja.

Të rritesh mes bletëve

Të rritesh mes bletëve për Xhoanën nuk është një shprehje figurative, ajo është e përditshmja e saj. Kurioziteti dhe dëshira për të eksploruar, për të njohur natyrën dhe atë çfarë e rrethon e kanë shoqëruar që në moshë të vogël. Takimi me botën e ëmbël të bletëve erdhi krejt rastësisht për të, në momentin kur një fqinj i saj u largua nga fshati dhe, la pas një bletë e cila ishte larguar nga kosherja.

Disa vite më parë një fqinj u largua dhe la pas një bletë, e cila ishte larguar nga kosherja, në një pemë aty pranë. Ai i tha babait tim që nëse dëshironte, mund të kujdesej për të. Isha shumë kurioze dhe që në momentin e parë e ndiqja babain në çdo rast që shkonte tek bleta. Kështu çdo ditë mësova më shumë për to. Kujdesi për bletët është diçka që më tërheq pa masë, është pasioni im më i madh. Kur merrem me to, harroj botën jashtë…”- tregon ajo.

Një pasion i madh që e përfshin dhe e ushqen çdo ditë.

Unë edhe kur hyj në internet nuk shikoj si shumë moshatarë çfarë ndodh në rrjetet sociale etj, por kërkoj dhe lexoj materiale që kanë të bëjnë me bletën,”- pranon e buzëqeshur Xhoana.

E ëmbël dhe kur të tjerët janë të hidhur

 “Ik ti, ik! Shko rri me bletët...”

Kjo është një ndër fjalitë që Xhoana e ka dëgjuar shpesh gjatë viteve të saj të gjimnazit… Në jo pak raste, mikeshat e saj e kanë vënë në lojë për pasionin e saj të madh, por ajo kurrë nuk u tërhoq. Bletët ishin bota e saj, që e shoqëronin paralel me rritjen e saj dhe me ëndrrat për të ardhmen.

“Ato merreshin me biseda vajzash, u pëlqente të flisnin për internetin, për pamjen e jashtme, për kujdesin ndaj vetes, ndërsa unë kisha pasionin tim për bletët, doja t’u flisja për to, se sa të mrekullueshme janë. Jam ndjerë gjithmonë e veçuar dhe nuk kam patur shumë shoqëri, pasi vajzat më largonin duke thënë që: “-Ti vetëm bletët njeh,”- rrëfen 18 vjeçarja.

Përkushtimi i madh ndaj bletëve ka bërë që në jo pak raste, moshatarët e saj ta shikojnë ndryshe, madje dhe ta paragjykojnë… Por pavarësisht fjalëve të hidhura që dëgjonte bletarja e re, nuk u step, madje u bë dhe më e fortë. Ajo tregon se në krahasim me të gjithë gjimnazistët e tjerë në fshatin e saj, kur erdhi momenti i plotësimit të formularit të aplikimit për në shkollë të lartë, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë që ishin të dyzuar dhe jo të mirë informuar për rrugën e tyre, Xhoana e kishte një vizion.

E kam patur shumë të qartë të ardhmen time. Zgjodha që të studioj Inxhinieri Mjedisi në Tiranë. Kam zgjedhur mjedisin, sepse bleta ka nevojë për pastërti, për mjedis të pastër, prandaj dua këtë degë”- pranon ajo.

Mes universitetit dhe bletëve

Tashmë ditët e Xhoanës janë ato të një studenteje në Tiranë, mes ngarkesës në leksione dhe në seminare, mes ritmit dhe përditshmërisë së kryeqytetit.

Çdo fundjavë kthehem në fshat për t’u kujdesur për bletët. Nuk do t’i lë kurrë ato, sepse përvec pasionit, me to shikoj të lidhur dhe të ardhmen time,”- thotë Xhoana.

E ardhmja e ëmbël…

Tashmë kanë kaluar shumë vite, prej momentit të parë kur si vogëlushe magjepsej pas bletëve.

E rritur në një familje të varfër, ku të ardhurat siguroheshin nga mbledhja e luleve dhe shitja e frutave të thata, ajo i vuri qëllim vetes që të mësonte më shumë për bletët. Kështu u bë pjesë e trajnimeve të ofruara nga World Vision dhe Shoqata e Bletarëve, si pjesë e projektit të Lehtësimit të Biznesit, që ajo dhe familja e saj t’ia dilnin mbanë.

“Kam kuptuar se bleta është një burim të ardhurash për familjen time. Ne më parë e përdornim mjaltin vetëm për familjen, por tani unë kam mësuar të jem e aftë që ta menaxhoj atë si një biznes. Llogaris çdo gjë dhe babai ma ka besuar mua. Unë mbaj të gjitha llogaritë dhe gjithçka na duhet për bletët. Tashmë me mbështetjen e World Vision kemi 5 koshere më shumë, ndërsa falë trajnimeve kam më shumë njohuri dhe mjete më bashkëkohore për vjeljen e mjaltit”- shprehet ajo, e cila tashmë është bërë dhe nismëtare e një grupi bletarësh të rinj në fshatin ku jeton.

Unë identifikova një grup të rinjsh në zonë që mund të ishin të rinj potencial për t’u marrë me bletë, ashtu si unë. Unë i njihja shokët dhe shoqet, edhe pse më paragjykonin unë e dija se kush kishte cilësi për përkushtim ndaj bletëve, kush tregonte përgjegjshmëri. Tashmë ne kemi grupin e të rinjve bletarë në zonë, të cilin unë e drejtoj. Ne marrim pjesë në trajnime, madje në disa prej tyre unë kam ndarë përvojën time”- shprehet ajo.

 “Nuk ka rëndësi se ku do të shkoj për të mësuar më shumë, unë do të kthehem gjithmonë tek bletët, në fshatin tim…”- janë fjalët e një 18-vjeçareje, e cila të ardhmen nuk e shikon në qytet apo kryeqytet, nuk e shikon në emigracion, por në fshatin e saj në Librazhd, ku gumëzhin bleta dhe ku zemra e saj rreh.  

Gjatë 20 viteve 2,535 fermerë janë trajnuar nga World Vision për të përmirësuar bizneset e tyre të vogla familjare.

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni