T’ia nisësh nga e para

You are here

  • 06-03-20 |

T’ia nisësh nga e para

Të jesh e divorcuar, nënë dhe të rrisësh e vetme një fëmijë në Shqipëri është shumë e vështirë. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur nuk ke shtëpi, kur nuk ke punë dhe as një profesion…

Në dhjetor të vitit 2018, *Klara, 26-vjeçarja nga Shkodra i dha fund martesës së saj. La pas ëndrrat e thyera dhe vijoi të jetë e fortë për veten dhe për fëmijën e saj 2-vjeçar… Pa punë, pa profesion dhe me një jetë për t’ia rinisur nga e para, ajo bashkë me djalin e vogël u transferuan në një shtëpi me qira, falë dhe ndihmës së familjes së saj.

Të rifillosh...

Mes frikës për të ardhmen, të një procesi për divorc që nuk mund ta vijonte, sepse nuk e kishte të mundur të përballonte shpenzimet e  gjyqit, ajo po përjetonte ditët e saj më të vështira…

“Ende i kujtoj ato ditë, atë situatë të vështrirë veçanërisht nga ana ekonomike dhe morale, por për fat kam pasur mbështetjen e familjes sime. Fëmija është dy vjeç dhe nuk mundem të them se e kupton situatën, por unë po mundohem me mish dhe me shpirt që t’i krijoj mundësi për një jetë të mirë, duke siguruar shtëpi, çerdhe, ushqim dhe veshmbathje. Prioritet për mua është fëmija im dhe do të mundohem që t’ia krijoj mundësitë me çfarë të mundem.”- pranon ajo.

Ajo nisi të kërkojë punë duke pyetur të njohur e të panjohur. Ato pak raste që arriti të gjente diçka, kërkonin punëtore me turne dhe në disa raste edhe pa të dielën pushim.

Për të gjetur punë më pengonte orari i çerdhes së djalit, që mbyllej në orën 17:00. Kjo gjë s’më lejonte punë me turne dhe të dielën çerdhja është e mbyllur. Në ato vende ku kam pyetur, e diela nuk ishte pushim”- na thotë ajo.

Sfidat e Klarës nuk ishin vetëm gjetja e një pune që të siguronte jetesën e saj dhe të birit, pasi bashkëshorti nuk kontribuonte më, por dhe të ecte para me procesin e divorcit, i cili gjithashtu kërkonte shpenzime dhe tarifa që ajo nuk mund t’i përballonte.

“Unë kisha nevojë për këshillim ligjor, kudo që pyesja me kërkonin para dhe shifrat ishin të papërballueshme, avokatët vetëm për kërkesë-padinë kërkonin 15.000 lekë, psikologu kërkonte 40.000 lekë, si dhe tarifat për shpenzimet gjyqësore… “ - tregon ajo

Gjatë kërkimeve të saj, ajo ndeshi në Zyrën Ligjore që ofronte shërbime Falas në Shkodër, iniciativë e “Raise YOUR Voice for Human Rights”, në kuadër të projektit “Youth Standing Up for Human Rights in Albania” (Të rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri) zbatuar World Vision dhe SEEYN me financim të Bashkimit Evropian.

 “Ndihma e zyrës fillimisht ka qenë për të më shpjeguar të gjitha procedurat dhe pasojat e zgjidhjes se martesës. Kam zhvilluar disa takime në Zyrën e Shërbimeve ligjore dhe më kanë kushtuar gjithmonë kohë për të dëgjuar problemet që unë kisha. Me një fëmijë të vogël për të rritur, procedurat e divorcit i kam lënë pak mbrapa, por tani kam nisur kërkesë-padinë dhe kërkesën për përjashtim nga tarifat gjyqësore, të cilën e  kanë përgatitur punonjësit e zyrës dhe në vazhdim do pres edhe thirrjen për në gjykatë.”- na shpjegon Klara.

Në Zyrën Ligjore Falas, Klara gjeti përkrahje jo vetëm në aspektin juridik, por dhe atë njerëzor.     

“Shkova në zyrën që kisha dëgjuar. Kur hyra më pritën stafi dhe të rinjtë vullnetarë, më lanë takim një ditë tjetër që të dorëzoja dokumentat mbi procesin e divorcit. Më shoqëruan në Zyrën e Punës, ku u takova me ndërmjetësen për punë, e cila më sugjeroi punën që kam aktualisht.”- thotë 26 vjeçarja.

Aktualisht, Klara është e punësuar në një kompani fasonerie, në procesin e paketimit të veshjeve. Gjendja ekonomike është përmirësuar dhe arritur të përmbushë  disa nevoja të fëmijës.

 “Tani ndihem më fortë, edhe pse pa mbështjen e bashkëshortit, kam besim që mund t’ia dal”- pranon ajo.

Gjatë këshillimeve në Zyrën e Shërbimeve Ligjore falas në Shkodër

Një zyrë ligjore falas

Zyra e Shërbimeve Ligjore Falas  është një stacion, i krijuar për të pritur raste konkrete që kanë nevojë për ndihme juridike parësore. Kjo zyrë është ideuar nga të rinjtë në Shkodër, pjesë e “Raise YOUR Voice for Human Rights”, me qëllim që të ofrohet ndihmë personave me pamundësi ekonomike dhe që t’i shërbejë studentëve të fakultetit të drejtësisë për të bërë praktikën. Fuqizimi ekonomiko-social i Klarës, nëpërmjet punësimit pas ndërmjetësimit me zyrën e Punës dhe përpilimi i kërkesë-padisë dhe Kërkesës për Përjashtim Tarifash Gjyqesore, është një ndër sukseset që Zyra e Ligjore falas ka arritur.

Të rinjtë dhe të drejtat e njerit

Prej muajit Prill 2019 ka nisur iniciativa “Raise YOUR Voice for Human Rights”, pjesë e projektit “Youth Standing Up for Human Rights in Albania” (Të rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”) zbatuar nga World Vision dhe SEEYN, i bashkëfiancuar Bashkimi Evropian. Ky projekt ka në fokus të rinjtë dhe fuqizimin e tyre në çështjet e të Drejtave te Njeriut, por dhe duke i dhënë studentëve të drejtësisë në Shkodër, një hapësirë ku mund të njohin dhe të prekin më nga afër çështjet ligjore.

*Emri i personazhit është ndryshuar për të mbrojtur identitetin e vërtetë.

 

#YouthStandingUpforHumanRightsinAlbania

#Ecimrritemisebashku

#youthempowerment

 #humanrights #ruleoflaw #childparticipation

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni