Ina, fotografja që sfidon aftësinë e kufizuar

You are here

  • 04-02-20 |

Ina, fotografja që sfidon aftësinë e kufizuar

Nëpërmjet fotografisë ajo i flet publikut, i përçon atij emocionet, të vërtetat, realitetin si ajo e shikon botë përtej objektivit. Për Inën, 30 vjeç nga Fieri, aparati fotografik është një mik, që e ndihmon të shprehet, që e ndihmon të shohë botën, që e nxit që të dalë nga shtëpia dhe që të gjejë kurajon për të bërë gjërat që i pëlqejnë.

Gjërat që janë të mundura për ju, nuk janë të pamundura për ne, personat me aftësi të kufizuara. Ne na duhet vetëm më shumë punë. Kjo më bën që të mos mërzitem dhe punoj më shumë,”- shprehet e vendosur Ina.

Ajo është diagnostikuar në moshën 3-vjeçare me zhvillim psiko-motor të ngadaltë. Me ndihmën e prindërve, të cilët nuk u dorëzuan asnjëherë, ajo e ka përballuar jetën, ka zhvilluar pasione dhe ka ecur përpara.

Dashuria për aparatin

Para 15 vjetësh, rastësisht mori në dorë një aparat fotografik, duke mos e lënë t’i shpëtojë më asnjë çast pa e fotografuar. Që prej atij momenti jeta e saj mori një dimension tjetër përmes objektivit të aparatit. Ajo gjeti një mënyrë për t’i treguar botës se si mund të shihet jeta përmes fotografisë dhe, se si me punë, me vullnet dhe me dëshirë mund të kalohet çdo vështirësi. 15 vite më parë, Ina nuk do të mendonte se fotografia, pikërisht ai pasion i madh që po e përfshinte të tërën, do të ishte dhe mundësia e saj për t’u punësuar.

Një projekt për të dhe për komunitetin

Ky ishte projekti im i parë që kam marrë pjesë dhe që ishte vetëm për aftësinë e kufizuar. Më ka pëlqyer shumë, kam mësuar shumë gjatë trajnimeve”- shprehet Ina.

Si anëtare aktive e grupit rinor të kishës orthodhokse në Fier, me shumë dëshirë Ina u bë pjesë e grupit të Fierit, përfitues i projektit “Të rinjtë së bashku për komunitetin e personave me aftësi të kufizuar” zbatuar nga Diakonia Agapes, si pjesë e projektit “Të rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision në bashkëpunim me SEEYN.

Aktivitetet e zhvilluara i ka ndjekur me shumë interes për të bërë një ndryshim sado të vogël për veten dhe për komunitetin, por edhe është aktivizuar me aparatin e saj, për të fotografuar momente të ndryshme gjatë aktiviteteve.

Gjatë projektit kam shfaqur edhe talentin tim për fotografinë dhe kjo gjë më ka ndihmuar që të bëhem më e njohur, sepse une dua të punoj dhe të më punësojnë në evente të ndryshme”- na thotë Ina.

Për meritat e saj, por dhe për kontributin e dhënë si një e re me aftësi të kufizuar, Ina është bërë dhe fituese e një çmimi simbolik, në kuadër të projektit.

“Jam pafund e lumtur. Kjo gjë më jep më shumë forcë dhe vullnet për të vazhduar punën time” - shprehet Ina, e cila në fund të projektit ka më shumë informacion për problematikat e personave me aftësi të kufizuara si dhe shërbimeve të ofruara nga institucionet publike dhe private. Ajo shprehet se do të vazhdojë të mbështesë me besim dhe kurajo të gjithë personat e tjerë me aftësi të kufizuar.

Një punë e ëndrruar

Gjatë aktiviteteve të projektit unë kam bërë fotografi të shumta. Drejtuesit e grupit rinor të Fierit që e panë pasionin dhe dëshirën time të madhe për fotografinë, vendosën që unë të jem fotografja zyrtare e Kishës dhe më premtuan që do të punësohem për çfarëdo lloj aktiviteti ose shërbese që do të ketë”- thotë me emocion Ina, e cila sot, falë përkushtimit dhe punës së palodhur, ka arritur të punësohet në punën e ëndrruar.

Një shembull për shumë të tjerë

Sot Ina është një vajzë e realizuar e cila ka arritur të shkrijë në një, punën dhe pasionin. falë përkushtimit për t’ia dalë mbanë. Ajo është një shembull frymëzimi për shumë të tjerë, jo vetëm për të rinjtë me aftësi të kufizuara. Në fillim të vitit 2020, ajo u shpall edhe “Personazhi i vitit 2019” nga sondazhi i kryer nga portali fierisot.com, duke u vlerësuar edhe nga komuniteti.

“Luftoni gjithmonë për çdo gjë, sepse ne jemi të gjithë njësoj. Ky është mesazhi im për të rinjtë me aftësi të kufizuara”- thotë me këmbëngulje dhe vërtetësi Ina.

(Foto që shoqërojnë shkrimin janë realizuar nga Ina, gjatë angazhimit të saj në projektin "“Të rinjtë së bashku për komunitetin e personave me aftësi të kufizuar” zbatuar nga Diakonia Agapes, si pjesë e projektit “Të rinjtë për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision në bashkëpunim me SEEYN.)

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni