Ëndrra e Irenës: Hapja e një qëndre zhvillimi për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bathore

You are here

  • 09-03-20 |

Ëndrra e Irenës: Hapja e një qëndre zhvillimi për fëmijët me aftësi të kufizuar në Bathore

“Dëshira ime më e madhe në këto momente është të hap një qendër për shërbime terapeutike për fëmijët me aftësi të kufizuara. Kështu angazhoj edhe vëllain tim, i cili është i papunë dhe nuk dua të emigrojë sërish, por të qendrojë në Shqipëri pranë familjes. Ai është shumë i aftë veçanërisht në pjesën e animacioneve.  Përpos terapive, dua që fëmijëve me aftësi të kufizuara t’u ofrojmë dhe mundësi argëtimi ”- thotë Irena 24 vjeç nga Bathorja, e cila shpreson për një qendër që t’u vijë në ndihmë fëmijëve të zonës ku jeton.

Irena në profesion është psikologe, ajo ka mbaruar Bachelor për Psikologji dhe Master, Mësues i Shkencave Sociale. 24 vjeçarja është vajzë e vetme mes katër vëllezërve, të cilët kanë zgjedhur rrugën e emigracionit si një mundësi të mirë për jetën. Dy prej vëllezërve të saj janë në emigracion, njëri në Itali dhe tjetri në Gjermani, të punësuar atje, ndërsa vëllai tjetër Davidi, 22 vjeç është i rikthyer së fundmi nga Gjermania për shkak të refuzimit të azilit.

Ai momentalisht është i papunë dhe po mendon të emigrojë sërisht për provuar sërisht jashtë Shqipërisë. Por Irena, motra e tij ka dëshirë që ata të punojnë së bashku. Motër e vëlla janë angazhuar në aktivitetet e grupit “IMPACT CLUB” për të rinj që projekti RE-IN-VEST ka zhvilluar në bashkinë e Kamzës për të ndihmuar të rinjtë e rikthyer, por dhe ata që janë pjesë e  familjeve në rrezik për emigrim.

Së fundmi, në kuadër të trajnimit për fuqizimin ekonomik të të rikthyerve nga emigracioni, të dy Irena dhe Davidi kanë aplikuar për një ide start-up. Hapja e një qëndre për shërbime terapeutike për fëmijë me aftësi të kufizuar, por dhe argëtimi i tyre në saj të lojërave psiko-sociale dhe animimeve të ndryshme është projekt propozimi i sjellë pranë projektit RE-IN-VEST, i cili së shpejti pritet të shpallë 10 idetë më të mira fituese për hapjen e bizneseve start up në bashkinë Kamëz.

Në ndihmë të fëmijëve

Lidhja e Irenës me fëmijët është e hershme, që në adoleshencën e saj. Puna me fëmijët e ka bërë atë një vajzë edhe më kurajoze dhe të përkushtuar ndaj komunitetit që e rrethon. Ndonëse e re në moshë, vetëm 24 vjeçe, Irena prej vitesh ka kontribuar për fëmijët me aftësi ndryshe pjesë e Qëndrës  “Pjetri Donders” në Kishën Katolike “Gjon Pali 2”, në Bathore ku ajo jeton.

Në misionin e saj fisnik Irena nuk është e vetme. Nëna e saj Agia njihet për kontributin tashmë disa vjeçar si vullnetare për familjet në nevojë në këtë zonë. Ndërsa Irena, vajza e saj vetme, të gjithë dashurinë në zemër e ka për fëmijët, ata janë pika e saj e dobët.

“Nuk ka gjë më të bukur sesa të punosh me fëmijët. Që kur isha 15 vjeç, ka qënë mamaja ime e cila më ka shtyrë të angazhohem pranë Kishës për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta që vinin çdo ditë aty. Në fillim ndihma ime ishte prej fillestareje, por me orientimin e shkollës për Psikologji mësova më shumë sesi të sillesha, tashmë si profesioniste dhe t’ju vija në ndihmë atyre. Kështu, arrita të punësohem si psikologe me kohë të plotë dhe sëbashku me një kolegen time kujdesseshim çdo ditë për 30 fëmijë që vinin në këtë qëndër dhe ndiqnin aty kurset e zhvillimit. Arritjet e fëmijëve të japin zemër për të punuar më shumë me ta, për t’ju përkushtuar dhe për t’ua bërë jetën më të bukur atyre që na falin kaq shumë dashuri,”- tregon Irena e cila flet me shumë dashuri për fëmijët.

Projekti RE-IN-VEST është fokusuar në fuqizimin ekonomik të të rikthyerve nga emigracioni gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri. Duke synuar riintegrimin e tyre  në vendin tonë si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, rreth 300 persona janë trajnuar në saj të metodës CEFE për ekonomi të qëndrueshme dhe një pjesë e mirë prej tyre kanë sjellë propozimet e tyre për ide start up në bashkitë ku po punon projekti.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni