Angjela: Të hapësh “dyert” e Bashkimit Evropian....

You are here

  • 18-06-20 |

Angjela: Të hapësh “dyert” e Bashkimit Evropian....

“Për mua ishte interesante të mësoja se themelet e Evropës së Bashkuar u vunë mbi idetë dhe vlerat themelore si solidariteti, barazia dhe liria, të cilave shtetet anëtare u përmbahen. Më parë nuk dija shumë gjerë për Bashkimin Evropian dhe shkolla ishte i vetmi burim informacioni. Trajnimi për vlerat dhe institucionet e Bashkimit Europian ka qenë trajnimi më interesant që kam marrë dhe tani falë këtij trajmi nga World Vision jam më e informuar dhe di më shumë për këtë çështje.” – shprehet Angjela.

Ajo është 17 vjeç, nga Kamza dhe është një prej 900 të rinjve që kanë qenë pjesë e trajnimeve të zhvilluara në 11 zona të Shqipërisë ku të rinjtë kanë mësuar mbi vlerat  e Bashkimit Evropian si pjesë e projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane" (Building the European Future at home – Youth engagement in the process). Trajnimi dhe përfshirja në nisma konkrete të drejtuara nga vetë të rinjtë në këtë projekt i ka ndihmuar ata që të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi vlerat, institucionet dhe Bashkimin Evropian.

Trajnimi e ka ndihmuar të kuptojë si funksionon Bashkimi Evropian, të mësojë gjëra të reja, të cilat tani dëshiron t’i ndajë me bashkëmoshatarët e saj.

Për 17 vjeçaren i gjithë rrugëtimi ka qenë shumë interesant dhe plot me ekpererienca të reja, por ajo veçon si më me vlerë për të pjesëmarrjen në debate.

“Personalisht u rrita në të menduarin kritik dhe organizimin e mendimeve të mia. Mësova të respektoj personin që po debaton me mua edhe pse mund të mos jem dakord me atë që thotë. Mësova të flas me vetëbesim nëse ajo që po them është e saktë dhe e bazuar në burim informacioni të sigurtë.” – na tregon Angjela për eksperiencën e debateve.

Angjela dhe grupi i të rinjve IMPACT ku ajo bën pjesë po ndërmarrin një iniciative ndërgjegjësuese për vlerat dhe funksionimin e institucioneve të Bashkimit Evropian, pasi në këtë mënyre ata mendojnë të rrisin njohuritë mbi Bashkimin Evropian edhe në komunitetin ku ata jetojnë.

Për shkak të kufizimeve të pandemisë iniciativa e grupit ka marrë një rrjedhë ndryshe nga ideja fillestare, duke u përshtatur online. Ata si grup kanë menduar të realizojnë disa video të shkurtra informuese mbi vlerat e Bashkimit Evropian si edhe mesazhe frymëzuese për bashkëmoshatarët dhe anëtarët e komunitetit të tyre. Gjithashtu do të realizojnë fletëpalosje të cilat do të përmbajnë material informues, vizatime etj., që përçojnë mesazhet që Angjela dhe miqtë e saj kanë mësuar prej më shumë se një viti.

Ndonëse rrjedha e inciativës ka ndryshuar, grupi i të rinjve ka vijuar me përgatitjet. "Realizimi i nismës na ka ndihmuar shumë në marrëdhënien e grupit sepse na ka bërë më të lidhur dhe më bashkëpunues me njëri-tjetrin edhe pse virtualisht.” – vijon Angjela.

Solidariteti është kryefjala që grupi IMPACT ku Angjela bën pjesë do të bazohet në iniciativën që po ndërmarrin në komunitetin e tyre, për të promovuar vlerat e Bashkimit Evropian. E kur më shumë se tani kemi pasur nevojë për solidaritet? Ata duan të jenë shpresëdhënës për bashkëmoshataret e tyre duke përçuar mesazhe informuese por edhe mesazhe ndërgjegjësuese.

“Është interesante fakti se tani që ne kemi informacion mjaftueshëm mbi Bashkimin Evropian dhe vlerat e saj, kuptojmë që disa nga vlerat e Bashkimit Evropian ne i përdorim, madje i kemi edhe pjesë të përditshmërisë dhe jetës sonë. Një nga vlerat që ne si grup kemi zbatuar gjatë venies në jetë të kësaj nisme ka qenë barazia dhe solidariteti. Pasi ne kemi respektuar mendimin dhe qasjen e gjithsecilit anëtar të grupit dhe të gjitha vendimet i kemi konsultuar dhe i kemi marrë së bashku.“ - shprehet Angjela.

Tani që është pothuajse fundi i këtij rrugëtimi trajnimesh dhe informacionesh mbi Bashkimin Evropian, Angjela ka një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e saj: “Ne jemi e ardhmja e këtij vendi dhe ne do ia dalim vetëm duke siguruar një vështrim të sigurt dhe një tablo të plotë drejt asaj që na pret, prandaj lexoni dhe anagazhohuni”.

Ky projekt bashkëfinacohet nga Bashkimi Evropian në Shqipëri nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë - Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve (CFCU Albania) dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatat Changing the Future (CtF) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT).

 

#integrationstartswithyouth #Youth4EU

#youthinaction #youthempowerment #impactclubs

#riniaktive #activecitizenship #youthaccountability #europeanvalues

Tungjatjeta.al

 
Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni