E ardhmja evropiane e Shqipërisë, çfarë thonë të rinjtë

You are here

  • 10-02-20 |

E ardhmja evropiane e Shqipërisë, çfarë thonë të rinjtë

“Një ndër gjërat që mësova dhe kuptova gjatë angazhimit tim në këtë projekt ishte: detyrimet që kishte Shqipëria për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe disa nga çështjet që lidhen me këtë proces”- thotë Elsjana, 15 vjeç nga Maliqi.

Ajo është një ndër 900 të rinjtë që janë pjesë e projektit “Building the European Future at home – Youth engagement in the process”, që tashmë ka përmbyllur fazë e debateve në 11 bashkitë ku zbatohet ky projekt.

Shumë shpejt Elsjana dhe rreth 100 të rinj do të mblidhen në Tiranë për debatin final, ku do të debatojnë mes tyre mbi njohuritë e marra mbi Bashkimin Evropian.

“Ishte një periudhë fantastike dhe e re për mua. Të debatoja me argumenta më dha një fjalor më të pasur dhe një eksperiencë të vlefshme.”- vijon të tregojë Elsjana. Por cilat kanë qenë fazat që ajo është përfshirë, çfarë njohurish ka marrë gjatë këtij projekti dhe si e shikon ajo të ardhmen e Shqipërisë në BE?  Lexoni intervisten e saj:

Cilat ishin disa nga elementet e reja që ke mësuar gjatë fazës së trajnimit? 

Ishte një fazë shumë e vlefshme për mua. Fillimisht gjatë trajnimit jam ndier pak e ndrojtur, sepse nuk njihja të tjerë veç mësueses dhe nxënësve të shkollës time, por më vonë u njoha edhe me të tjerët.  Gjatë trajnimeve gjëja më e bukur ishte shkëmbimi i eksperincës me bashkëmoshatarët, por dhe fakti që bashkë po mësonim shumë gjëra të reja. Disa elemente që dua të përmend janë: bashkëpunimi, komunikimi, përgjegjësia dhe aftësia debatuese.

Çfarë ke mësuar më shumë rreth procesit të integrimit në Bashkimin Evropian?

Një ndër gjërat që mësova dhe kuptova, ishte detyrimet që kishte Shqipëria për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe disa nga çështjet që lidhen me këtë proces si:

-Cilat janë reformat që duhet të marrë Shqipëria për t’u integruar në BE

-Çfare anësh pozitive dhe negative ka hyrja e Shqiperisë në BE

-Çfarë mendojnë Shqiptarët në lidhje me këtë çështje

Këtyre pyetjeve arrita t’i jap përgjigje gjatë aktiviteteve të World Vision, në kuadër të projektit “Building the European Future at home – Youth engagement in the process”. Shpresoj që edhe në të ardhmen të kemi aktivitete të tjera ku ne të marrim informacione për çështje të ndryshme.

Si ka qenë pjesëmarrja në debat?  Për sa kohë jeni përgatitur mbi temën?

Pjesëmarrja në debat ka qenë fantastike. Jemi përgatitur me seriozitet për një kohë të mjaftueshme dhe kemi marrë informacionet e duhura të cilat na ndihmuan në debat. E gjithë përgatitja e debatit ishte perfekte, duke u nisur nga juria, grupi, vendi ku u zhvillua debati etj. Bashkëpunimi në grup ka qenë maksimal. Nga përvoja personale fitova një eksperiencë të vlefshme dhe informacion që do të më shërbejë në të ardhmen. Të debatoja me argumenta më dha një fjalor më të pasur dhe një experiencë të vlefshme. Edhe më parë kam marrë pjesë në debate që janë zhvilluar në shkollë, por asnjëherë nuk kisha marrë pjesë në debate kaq të rëndësishme. Dicka tjetër që unë zhvillova tek vetja ime, kur mora pjesë në debat, ishte aftësia për të komunikuar dhe argumentuar përpara një publiku të madh.

Je një ndër pjestaret e grupit fitues që do të vijë në Tiranë në debatin final, ke emocione?

Jam shumë e emocionuar dhe është nder për mua që do të përfaqësoj shkollën së bashku me 4 vajza të tjera. Mendoj se edhe në debatin final në Tiranë do të fitoj një eksperiencë të bukur, do të mund të ballafaqohemi me grupe të tjera nga Shqipëria, do të kemi mundësi që nëpërmjet debatit të thellojmë njohuritë rreth një çështje që është kaq e prekshme për brezin tonë, njohja e të drejtave dhe detyrimeve të Bashkimit Evropian.

Faleminderit që bëni të mundur aktivitete të vlefshme për grupmoshën tonë, sepse informohemi dhe marrim eksperienca të vlefshme për të ardhmen.

Në fund të këtij projekti çfarë mesazhi do t’i jepje moshatarëve në Shqiperi?

Sot unë kam shumë më tepër njohuri mbi Bashkimin Evropian dhe e di që për Shqipërinë, për të ardhmen e brezit tonë, është prioritet hyrja në BE.  Edhe ne duhet të kontribuojmë në këtë proces. Mesazhi që dua të jap është i thjeshtë, por që shpresoj ta marrin parasysh: merrni pjesë në aktivitete dhe bëhuni aktiv dhe mos kini frikë të shprehni mendimin tuaj.  

 

“Building the European Future at home - Youth engagement in the process” bashkëfinacohet nga European Union in Albania nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU Albania) dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me organizatat Changing the Future (CtF) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT).

Tungjatjeta.al

 
Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni