Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si na ndihmon trajnimi "Akademia e Ligjit" në punën tonë

You are here

  • 21-10-19 |

Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve: Si na ndihmon trajnimi "Akademia e Ligjit" në punën tonë

«Në mendje më vjen rasti i një fëmije 16 muajsh, që u dhunua nga nëna e tij biologjike... Ishte një rast që më ka lënë shumë mbresa… Pasi rasti na u referua, menjëherë arritëm që të bënim vlerësimin e tij, si Punonjës të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe së bashku me nëpunësin gjinor nga Bashkia. Nga vlerësimi rezultoi se nëna vuante nga depresioni dhe probleme të shëndetit mendor. Pika pozitive ku ne u mbështetëm gjatë vlerësimit ishte se babai ishte shumë i sjellshëm, punëtor dhe e donte fëmijën. Aktualisht fëmija jeton me babain dhe gjyshen. Familjes së fëmijës së vogël iu mundësuan ilaçe, pako ushqimore dhe është në ndjekje të vazhdueshme nga zyra jonë»- kjo është historia e një prej Punonjësve të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve pjesë e trajnimit «Akademia e ligjit për profesionistët që punojnë me fëmijët për përmirësimin e mekanizmave lokale të mbrojtjes së fëmijëve”

Një histori që dëshmon se nëse të gjithë personat që janë përgjegjës për mirëqenien dhe mbrojtjen e fëmijës bashkëveprojnë me njëri-tjetrin duke pasur në fokus interesin më të mirë të fëmijës, gjithmonë rezultati është pozitiv.

Por në Shqipëri, 70% e fëmijëve raportojnë se përjetojnë një formë dhune…

Prej disa vitesh kjo shifër vijon të qëndrojë e lartë duke treguar që fëmijët shqiptarë janë të ekspozuar ndaj fenomenit të dhunës, qoftë kur janë në familje, qoftë kur luajnë me njëri-tjetrin në lagje, në shkollë, etj.

«Rastet me të cilat ndeshen më shpesh dhe që referohen  pranë PMF-së janë ata të fëmijëve që braktisin shkollën (më shumë nga ana e djemve) dhe minorenë që dhunohen nga prindërit me probleme social-ekonomike të rënda. »- shprehet PMF-ja.

34% e fëmijëve në Shqipëri raportojnë se nuk kanë besim të raportojnë tek institucionet, 42% e tyre kanë frikë të raportojnë raste abuzimi.

Institucionet në jo pak raste e kanë të pamundur të përmbushin misionin dhe detyrimin ligjor për të mbrojtur fëmijët e dhunuar.

Në Njësinë Administrative ku punoj unë janë afërsisht 800 fëmijë. Mundohem që të kontaktoj me çdo fëmijë në shkollat e njësisë dhe të trajtoj apo diskutoj problemet që ata kanë. Por e kam të vështirë… Përveç rolit si specialiste e Zyrës me një Ndalesë (One Stop Shop) me është ngarkuar dhe detyra e Punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijëve. Në një kohë kur unë duhet të angazhohem në terren për të njohur fëmijët, më duhet të merrem në të njëjtën kohë dhe me taksat e vërtetimet e ndryshme në zyrë. Pra është një mbivendosje pozicionesh që të pengojnë në punën time si Punonjës i Mbrojtjes së Fëmijëve.” – tregon për vështirësitë e pëshprehet ajo.

Ajo është 30 vjeç dhe shumë e pasionuar pas detyrës së PMF, me dëshirë për t’u angazhuar në terren për një njohur problematikat dhe për të ndihmuar për zgjidhjen e tyre, por e sheh veten në mes një ngërçi të madh si pasojë e ngarkesës dhe vlerësimit që i jepet nga vetë strukturat lokale.

«Prezantimi si Punonjës për Mbrojtjen e Fëmijëve në shkolla dhe takime, është një mënyrë e mirë që unë të njihem nga komuniteti, por më e rëndësishme është që vetë strukturat të vlerësonin këtë pozicion.  Do të ishte me vend dhe shumë me vlerë dhe njohja e PMF-se nga vetë strukturat vendore lokale (në Njësi Administrative) pasi roli që ne kemi, nuk merret shumë në konsideratë,”- shprehet ajo.

Por kjo është vetëm një ndër vështirësitë që ajo has në përpjekjen e përditshme për të mbrojtur fëmijët nga dhuna.

«Vështirësitë në realizimin e punës janë të mëdha, krahas mbivendosjes së detyrave, mungesës së bazës materiale, është mungesa e informacionit për ndryshimet në ligje dhe në procedura. Duke marrë në konsideratë gjithçka më të cilën ndeshemi, trajnimi «Akademia e Ligjit 2» organizuar nga World Vision është shumë i vlefshëm për ne si PMF, pas ka materiale dhe informacion mbi ligjin, duke përmirësuar njohuritë tona për kuadrin ligjor dhe funksionet e Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve. Jam e lumtur që ky trajnim do të më shërbejë për një mirëorganizim dhe funksionim të punës sme në perputhje me ligjin. Tashmë jam e sigurtë se çfarë shërbimesh mund të ofrojmë ne si punonjës rast pas rasti.»- përfundon ajo.

Rreth 100 punonjës së mbrojtjes së fëmijëve në 13 Bashki po trajnohen dhe mentorohen gjatë muajit tetor, në lidhje me aspekte të mbrojtjes sociale, shërbimet shoqërore për kategoritë në nevojë të shoqërisë, si dhe financimit të këtyre shërbimeve për t’ju përgjigjur sa më mirë nevoja të identifikuara në planet sociale vendore të bashkive.

Gjatë datave 18-20 Tetor 2019, 50 profesionistë që punojnë me fëmijët dhe familjet në nevojë nga Bashkitë Tiranë dhe Kamëz dhe njësitë e tyre administrative, janë bërë pjesë e këtij trajnimi.

 Gjithashtu në mbështetje të punës së këtyre strukturave, si dhe në kuadër të fushatës "Duhet një botë e tërë për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve", World Vision po investon në ngritjen dhe funksionimin e Hapësirave Zhvillimore për fëmijët me Aftësi të Kufizuara; Hapësirat Miqësore në Komisariate për trajtimin e fwmijëve në kontakt me ligjin; Qendra të Shërbimit Ditor dhe Emergjent të Mbrojtjes për fëmijët në rrezik të lartë në Durrës dhe në Dibër; Qendër Multifunksionale në Shkodër; Qendër Rinore në Kurbin si dhe Qytezën e Fëmijëve në Korçë.

#ItTakesAWorld #ITAW #Jetënëplotësipërçdofëmijë

 #MuajiAntitrafik #RuleofLaw #socialprotection #socialjustice #justsystemsstructure

  

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni