Luiza Gega, një kampione e të Drejtave të Fëmijëve

You are here

  • 20-11-19 |

Luiza Gega, një kampione e të Drejtave të Fëmijëve

Unë jam rritur në një familje të madhe, jemi 4 motra dhe 1 vëlla.  Prindërit e mi kanë punuar shumë që të na siguronin së paku nevojat bazë jetësore...ushqim, veshje, librat e shkollës. E fillova sportin kur isha ende e vogël dhe prindërit nuk kishin mundësi të mi plotësonin nevojat që ka një sportist. Unë nuk isha si fëmijët e tjerë, që i prindërit iu thoshin: nëse e fiton këtë garë do të të blej një dhuratë apo do të të plotësoj një dëshirë. Ne nuk kishim luksin as të merrnim dhurata e as të shkonim me pushime. Por kam punuar fort që të eci në jetë. Jeta më ka sjellë shumë sfida, por unë nuk jam dorëzuar. Askush nuk më ka falur apo dhuruar diçka, jam stërvitur shumë që të jem një sportiste e mirë.

E dini që mami është ‘heroina ime’? Ajo ka sakrifikuar që ne të vazhdonim shkollën dhe na ka ushqyer me kulturën e punës, por rrallëherë na merrte me të mira. Hallet e bënin që të mos na kushtonte shumë kohë e madje ka pasur mjaft raste që na bërtiste e pak here ka mundur të vijë në mbledhje prindërisht. Sot e kuptoj se kjo gjë na ndikonte shumë si fëmijë. Pak nga pak u rrita, dola në jetë, isha e varur ekonomikisht sepse gjithë familja, përfshirë motrat, punonin që të më ndihmonin mua; por isha e pavarur në kuptimin që nuk kisha dikë mbi kokë. E kisha vetë në dorë të isha ‘vajzë e mirë’ ose ‘vajzë e keqe’. Unë e bëra zgjedhjen time sepse doja që prindërit të ndieheshin krenarë për mua. Kërkova të drejtat e mia, por kisha edhe detyrat e mia.

2 vitet e fundit, rruga ime u ndërthur me misionin dhe punën e World Vision, programin social për fëmijët me aftësi të kufizuara Tungjatjeta Jetë dhe fushatës kundër dhunës ndaj fëmijëve, ITAW.

Prandaj të dashur fëmijë në 30 vjetorin e konventës së të drejtave të fëmijëve, jam këtu me ju dhe përkrah organizatave që punojnë për të drejtat e fëmijëve në vendin tonë.

Kërkoni të drejtat tuaja, por mos harroni detyrat!

Bëhuni shembull për tu ndjekur nga motrat, vëllezërit apo edhe për të tjerët...

Përkushtohuni dhe Jini ndër më të të mirët!

Luiza Gega 20 Nëntor 2019 #CRC30 – Qyteza e Fëmijëve Korçë

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni