Inagurohen hapësirat miqësore për të miturit në komisariatin e Kurbinit

You are here

  • 01-11-19 |

Inagurohen hapësirat miqësore për të miturit në komisariatin e Kurbinit

Për herë të parë në komisariatin e Kurbinit do të ketë hapësira të përshtatshme dhe të dedikuara për intervistimin e të miturve në konflikt me ligjin. World Vision në bashkëpunim me @Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS dhe @Drejtorinë e Policisë Vendore Lezhë inaguruan sot hapësirat miqësore për fëmijët dhe rinjtë nën 18 vjeç që duhet të përballen me sistemin e drejtësisë.

Në Shqipëri, 7 në 10 fëmijë raportojnë se kanë përjetuar të paktën një herë dhunë vitin e fundit. Në Shqipëri, kur fëmijët janë në situatë krize ose nevoje për ndërhyrje të menjëhershme, sistemi i mbrojtjes nuk është eficent dhe jo të gjitha strukturat e tij janë të gatshme dhe të përgatitura për t’iu përgjigjur.

Në të gjithë ciklin e drejtësisë për të mitur, ndodhemi sot aty ku është hallka e parë e zinxhirit. Këtu është kontakti i parë. Kushdo që ka kontakt me fëmijën, në këtë ndërtesë, duhet të ketë njohurinë, aftësinë se si duhet të ndërveprojë me të. Duhet të jenë të trajnuar për të trajtuar fëmijët që rasti i ka sjellë në ndërtesë.

Fëmija ka nevojë për trajtim të veçantë, sidomos ata që kanë përjetuar situate krize në jetën e tyre, kjo është arsyeja pse ne si World Vision jemi të interesuar, sepse kemi marrë përkushtimin që të mbrojmë fëmijët,” – u shpreh gjatë përurimit drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

E pranishme në këtë inagurim ishte edhe zv.ministria e brendshme, znj. Rovena Voda. Në fjalën e saj theksoi se ky ambient do të jetë një vlerë e shtuar në ndihmë të shoqërisë dhe veçanërisht të fëmijëve që janë viktima të trafikimit, që përjetojnë dhunë në familje apo që tërhiqen në botën e krimit. “Dinjiteti nuk duhet t’i mungojë askujt, dhe aq më pak fëmijëve, ndaj unë uroj që këtë model kaq të mirë këtu në komisariatin e Kurbinit, dhe që ka pasur mbështetjen e të gjithë aktorëve në sistemin e drejtësisë për të mitur, ta replikojmë edhe në komisariate të tjera,”- tha znj.Voda.

Krijimi i këtyre hapësirave miqësore është në përputhje me angazhimin e World Vision dhe @Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS për fuqizimin e sistemit të drejtësisë për të mitur duke rritur aftësitë e oficerëve të policisë për trajtimin bazuar tek të drejtat të fëmijëve.

Në vitin 2018, World Vision Shqipëri dhe Kosovë në bashkëpunim me Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, kanë ofruar mbështetje për fuqizimin e sistemit të drejtësisë për të mitur duke:

  • siguruar ambiente miqësore për intervistimin e të miturve pranë dy komisariateve të policisë në Bashkinë Kamëz dhe në Bashkinë Tiranë (komisariati nr. 5 dhe komisariati nr.6);
  • hartimin e një udhëzuesi informues për procedurat dhe hapat e procesit të intervistimit të të miturve: viktima, dëshmitarë dhe autorë;
  • trajnimin e oficerëve  të policisë gjyqësore të dedikuar për të mitur të Komisariatit nr.5 dhe nr. 6 për të drejtat e fëmijëve në ambientet e komisariatit dhe intervistimin e tyre.

Projekti u zbatua në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Tiranë, duke ofruar njëkohësisht dhe shërbimin psiko-social gjatë procesit të intervistimit.

Hapësirat miqësore në komisariatin e Kurbinit

Nisur nga vlerësimet pozitive të rasteve kur janë përdorur hapësirat miqësore në komisariatin e Tiranës dhe të Kamzës; World Vision Albania and Kosovo, në bashkëpunim me Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS inagurojnë një hapësirë tjetër miqësore në komisariatin e Kurbinit.

Gjatë 4 muajve të parë të zbatimit të projektit nga ekipi i shërbimit psikosocial i Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS do të ofrohet shërbimi psiko-social pranë komisariateve të policisë në Bashkinë Lezhë dhe Kurbin. Qëllimi i prezencës së ekipit është të ofrojë modelin e shërbimit psiko-social në komisariate dhe mbështetjen për të ngritur një ekip të gatshëm pranë secilës Bashki për ofrimin e këtij shërbimi gjatë intervistës më të mitur. Ky shërbim do të ngrihet në bashkëpunim me komisariatet e policisë dhe me kapacitetet aktuale të secilës Bashki.

Ekip i gatshëm i referohet prezencës së një punonjësi social dhe një psikologu gjatë secilit turn.

#ItTakesAWorld #ruleoflaw #akademiaeligjit #socialprotection #socialinclusion #childprotection #jetënëplotësipërçdofëmijë #MuajiAntitrafik #justsystems&structure #antitraficking #fundamentalrights #WorldVisioninAlbaniaandKosovo

Tungjatjeta.al

 
Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni