Në udhëkryq

You are here

  • 18-10-19 |

Në udhëkryq

Ajo jetonte vetëm me të ëmën në një fshat të izoluar në veri të Shqipërisë, që të ofron pak mundësi për të siguruar jetesën. Babai dhe i vëllai shpeshherë i dhunonin, atë dhe të ëmën, ndaj autoritetet shtetërore morën masa që ata të qëndronin larg tyre. Kështu e gjetën veten në varfëri të skajshme, të izoluara dhe të diskriminuara nga komuniteti ku jetonin. Për to, gjithsesi, edhe nëse hanin bukë thatë, ishin shumë më mirë dhe më të sigurta pa burrat e shtëpisë.

Mamaja e Kleas punonte, pastronte shtëpitë e komshinjve për të siguruar sado pak të holla që bashkë me të bijën të mos flinin me barkun bosh. Ajo ëndërronte që e bija të vazhdonte shkollën dhe e ardhmja e saj të ishte shumë e qetë dhe më e lumtur se e shkuara, por në rropatjet e saj për të siguruar ushqim, pa dashje po e neglizhonte.

Klea shpesh ishte vetëm në shtëpi, sepse e ëma duhej të punonte. Kohën që kalonte vetëm, Klea filloi ta plotësonte me miq të rinj. Për herë të parë në jetë, Klea kishte mundësinë të shëtiste në një makinë të bukur, të porosiste çfarë të dëshironte në një bar-kafe pa menduar më gjatë, nëse kishte mjaftueshëm para për të paguar.

E ëma nuk e kishte pikasur ndryshimin tek e bija, por psikologia e shkollës kishte vënë re mungesat e pajustifikuara në orët e mësimit si dhe sjelljen e pazakontë për të. Për këto arsye ajo vendosi të verifikojë dyshimet e saj pa ia bërë të ditur nxënëses. E pa të hipte në një makinë, me një djalë më të rritur se ajo. U alarmua. Ajo ndau me stafin e World Vision, situatën në të cilën gjendej Klea. Menjëherë u raportua rasti tek shërbimi social në qytet. U zhvillua një takim, ku mes të tjerësh rol kryesor kishte policia dhe sektori i anti-trafikut.

Autoritetet ndërhynë dhe pas analizave të kujdesshme ato arritën në përfundimin se djali që shoqërohej Klea kishte qëllime trafikimi. 17 vjeçarja nuk kishte mundur t‘i kuptonte synimet e tij dashakeqe. Ajo i kishte besuar premtimeve të tij. Brenda pak ditësh, djaloshi u arrestua.

Për Klean, ky ishte një tjetër zhgënjim. Psikologia nuk u mjaftua me verifikimin dhe raportimin e rastit. Ajo zhvilloi disa seanca terapie me Klean, në mënyrë që situata e vajzës adoleshente të mos përshkallëzohej më tej, por të ishte shkas për një fillim të ri.

Kanë kaluar disa kohë që prej atëherë dhe Klea ka filluar të ndjekë vitin e parë të fakultetit, por sa herë i jepet mundësia ajo angazhohet për të informuar mbi strukturat dhe referimin e situatave të dhunës.

Rreth 100 punonjës së mbrojtjes së fëmijëve në 13 Bashki po trajnohen në "Akademinë e ligjit për profesionistët që punojnë me fëmijët për përmirësimin e mekanizmave lokale të mbrojtjes së fëmijëve” në lidhje me aspekte të mbrojtes sociale, shërbimeve shoqërore për kategoritë në nevojë të shoqërisë, si dhe financimit të këtyre shërbimeve për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të identifikuara në planet sociale vendore të bashkive.

World Vision, edhe në kuadër të fushatës "Duhet një botë e tërë për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve", po investon në ngritjen dhe funksionimin e Hapësirave Zhvillimore për fëmijët me Aftësi të Kufizuara; Hapësirave Miqësore në Komisariate; Qendra të Shërbimit të Emergjencës në Durrës dhe në Dibër; Qendra Multifunksionale në Shkodër; Qendra Rinore në Kurbin; Qyteza e Fëmijëve në Korçë.

#ItTakesaWorld #Muajiantitrafik #jetënëplotësipërçdofëmijë #socialinclusion #WorldVisionAlbaniaandKosovo

*Emrat e personazheve dhe vendndodhja janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e vërtetë të personave që kanë përjetuar historinë.

 

Tungjatjeta.al

 
Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni