Nis në Librazhd turi i ekspozitës “Reporteri”!

You are here

Ekspozita "Reporteri"
  • 18-10-19 |

Nis në Librazhd turi i ekspozitës “Reporteri”!

Për 4 javë, nga ora 8 deri në 17:00, në hollin e Pallatit të Kulturës  do të gjeni ekspozitën “Reporteri” me fotoreportazhet e të rinjve anekënd Shqipërisë. Ata sjellin në vëmendjen e gjithësecilit prej nesh problematikat që hasin në komunitetet ku jetojnë. Reporterët e rinj ngrenë zërin për të njejtin shqetësim me të cilin përballen, pavarësisht vendndodhjes gjeografike të shtëpive apo shkollave të tyre: Dhuna ndaj fëmijëve!

70% e fëmijëve raportojnë se kanë përjetuar të paktën një herë një formë dhune gjatë vitit të fundit.

Ata besojnë se një njeri i vetëm nuk e sjell dot ndryshimin, por Duhet një Botë e Tërë Për t’i dhënë Fund Dhunës Ndaj Fëmijëve. Përmes kësaj ekspozite ata i bashkohen fushatës globale të World Vision që ndryshimi të nisë nga ata vetë.

Ka njerëz që dhunën e shohin si një gjë që që s’ka të bëjë me ta. Më lejoni t’ju them se dhuna herët a vonë na prek, në mos na ka prekur të gjithëve. Ne nuk mund të rrimë pa folur e të kthejmë kokën në anën tjetër kur shohim që fëmijët keqtrajtohen dhe shfrytëzohen. Nuk mund të jetojmë aty ku jetojmë: në lagje, në pallat, në fshat, të dëshmojmë dhunën dhe të heshtim. Dhuna, keqtrajtimi, mospërfillja lë gjurmë në jetën e fëmijëve. Për këtë arsye, World Vision ka marrë përkushtimin që të ofrojë ndihmë për fëmijët e dhunuar dhe të shfrytëzuar,” – shprehet Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha kombëtare e World Vision në Shqipëri dhe Kosovë.

Ekspozita u inagurua në Tiranë, në korrik të 2019-ës. Gazetari i mirënjohur, Fatos Baxhaku ishte kuratori dhe një ndër trajnuesit e reporterëve të rinj. Së bashku me gazetarët, Armand Mero dhe Elira Çanga, Baxhaku i mësoi të rinjve ABC-në e gazetarisë së vërtetë, ndaj në parathënien e ekspozitës nënvijëzoi: “…nxënësit vullnetarë të World Vision të projektit “Reporteri” nga Dibra, Tirana, Elbasani, Durrësi, Kurbini, Librazhdi, Korça, Lezha, Shkodra e Kosova, të cilët në këtë fotoekspozitë na përçojnë mendimin e tyre: mirësia ndahet me të tjerët, asgjë nuk mund ta ndalë shpresën për të qenë më mirë nëse mbështesim supet te njëri-tjetri. Vetëm kështu dhuna, babëzia, fodullëku, egoizmi, urrejtja, skërmitja e dhëmbëve, të gjitha këto mund të shndërrohen vetëm në figura letrare nëpër tekstet e letërsisë dhe jo si ngjarje të përditëshme sikurse janë sot.

Fëmijë e adoleshentë me këtë ekspozitë kanë gjetur mjetin e tyre të thjeshtë: fotoreportazhin...”.

Çfarë është Reporteri?

...është blogu ku të rinj nga Shqipëria dhe Kosova shkruajnë mbi problematika të ndryshme sociale që i shqetësojnë në zonat ku ata jetojnë...

Përmes fotoreportazheve, të rinjtë e projektit “Reporteri” nga 10 zona të ndryshme të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë sjellë në këtë ekspozitë disa histori reale, që iu kanë ndodhur vetë të rinjve ose miqve të tyre.

Për të ruajtur identitetin e miqve të tyre që kanë përjetuar këto situata të vështira, reporterët e rinj kanë ndryshuar emrat e personazheve; si dhe kanë inskenuar situatat për t’i fotografuar me shokë e shoqe të tjera.

#MOS – Dhuna na tjetërson #ITAW #ItTakesAWorld #Jetënëplotësipërçdofëmijë #socialinclusion #muajiantitrafik

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni