Tërmeti/Babai me 2 fëmijë në qiell të hapur, pa shtëpi

You are here

  • 28-11-19 |

Tërmeti/Babai me 2 fëmijë në qiell të hapur, pa shtëpi

Nuk ka burrni me tërmetet, them drejtë, jam tremb. Po a m’pshtun kalamjt? Tash s’kam ma keq,” – kështu nis të na tregojë pak nga pak Iliri, babai i dy fëmijëve që duket sikur do t’i rikujtojë vetes se nuk ka gjë tjetër më të rëndësishme se jeta e fëmijëve.

Me mundim ai rreket të sjellë ndër mend ato pak kujtime të mjegullta që diku diku i ka ende vështirë t’i lidhë me njëra tjetrën e diku kujtimet i veniten.

Bab, tërmet..., - kishte dëgjuar Iliri djalin të thërriste, - u ngrita pa u menduar gjatë e më pas dëgjova djalin të bërtiste e të qante. Të dy fëmijët qanin. Toka na rrëshqiste nën këmbë. Ashtu siç ishim dolëm jashtë, në oborrin e shtëpisë, dhe lëkundjet ndërkohë që bëheshin më të forta, edhe nuk po ndaleshin. Nuk kam hipur ndonjëherë në balonë apo parashutë, por kam përshtypjen se ndjesia është e njejtë, kështu më dukej mua të paktën,”- thotë ai.

Duke zbritur shkallët e shtëpisë së vjetër që ishte dëmtuar edhe pak javë më parë nga tërmeti i 21 Shtatorit, ishte ndërprerë energjia elektrike. Linjat e telefonave nuk punuan për disa minuta, duke i lënë të gjithë në ankth se çfarë po ndodhte tek familjarët e tjerë të tyre.

Ishte e frikshme, thamë se na zuri brenda krejt, dolëm siç ishim në gjumë. Nuk morëm asgjë me vete. Vajza erdhi direkt mbrapa meje. Të tre, bashkë me djalin dolëm jashtë dhe që nga ai moment, fëmijët nuk janë futur më në shtëpi. As unë nuk dua të futen. Është shumë e rrezikshme, kanë lëvizur trarët, tavani ka rënë pjesërisht, pra nuk jetohet më aty,” – rrëfen babai nga Miloti.

Bashkë me komshinjtë ngritën çadrën në oborrin para shtëpisë. Edhe fqinjët kishin dëmtime të shumta në shtëpitë e tyre një katëshe të ndërtuara disa dekada të shkuara nga paraardhësit e tyre. Por në këtë ditë, të gjithë ishin bashkuar për t’i ardhur në ndihmë familjes me 3 pjesëtarë që tërmeti i solli pasoja të parikuperueshme në banesë. Ilirit dhe dy fëmijëve të tij do iu duhet të jetojnë për disa kohë në këtë çadër emergjencash. I dëshpëruar ai thotë se nuk ka një zgjidhje tjetër, ndërkohë janë të shumta pikëpyetjet që e shoqërojnë në çdo hap që hedh, por që nuk i po i jep dot rrugëzgjidhje.

Është i divorcuar e ndërkohë që kujdeset për fëmijët, përpiqet të gjejë punë në fshat. Mjaft të jetë punë thotë kryefamiljari i shtëpisë, t’i siguroj bukën fëmijëve, por më shumë se 1 ditë në javë nuk arrij të gjej dot. Të ardhura të rregullta marrin vetëm nga ndihma sociale, 3500-3600 lekë.

Fëmijët duhet të shkojnë edhe në shkollë dhe dua t’i çoj edhe në universitet, por pas këtij tërmetit nuk i siguroj dot as 4 mure ku të fusin kokën. Nuk di kujt t’i ankohem. Të gjithë kanë halle,”-vijon ai, ndërkohë që fëmijët përpiqeshin të shmangnin fotografitë, por të ndihmonin në ngritjen e çadrës sa dita ende nuk kishte filluar të perëndonte.  

Xhuliana shkon në vitin e parë gjimnaz, kurse Ronaldo është më i vogli i familjes. Ai është pjesë e programeve me të cilat World Vision punon në këtë zonë.

Aktualisht skuadra e World Vision vazhdon të punojë në terren duke identifikuar dhe duke u koordinuar me #partnerët #lokalë të #qeverisë dhe #shërbimet e #emergjencës për t’iu ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti me nevojat më emergjente.

 

Pas #tërmetit të fuqishëm që goditi #Shqipërinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, situata vijon të jetë e rëndë. Goditja kryesore e tërmetit u shënua në orën 3:54 minuta dhe ishte e magnitudës 6,4 e shkallës Rihter. Që prej atij momenti janë shënuar mbi 100 goditje dytësore duke shkatërruar pallate, shkolla, rrugë dhe ndërtesa të shumta.  Lëkundjet më të forta janë ndjerë në DurrësTiranëLezhë dhe Kurbin. Gjatë lëkundjeve janë shkatërruar pallate, shkolla, rrugë dhe ndërtesa të shumta.

Gjatë 20 viteve, mbi 3939 familje janë ndihmuar nga World Vision në mënyrë të drejtpërdrejtë në raste emergjencash.

Tungjatjeta.al

 
Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni