Të ringrihesh...

You are here

  • 21-01-20 |

Të ringrihesh...

Rrëfimi i Suelës pas tërmetit: “Mes dhimbjes dhe dashurisë për jetën dhe të tjerët”

Ende e ka të vëshirë të flasë për ato pak sekonda kur jeta e saj dhe e të gjithë familjes ishte një hap larg tragjedisë. Ishin vetëm pak shkallë deri në katin e dytë të banesës së saj në Durrës, që i kishte bërë gjithmonë me aq lehtësi. Në mëngjesin e 26 nëntorit ato u shndërruan në sfidën më të madhe që kishte kaluar ndonjëherë në jetë... Muret e shtëpisë i binin mbi kokë, vrapi drejt daljes së pallatit i dukej pambarim, ndërkohë që frika për jetën e saj dhe të familjes, kanë lënë gjurmë të forta në kujtesën e saj.

Suela, një ndër 14 mijë banorët e prekur të tërmetit të nëntorit të 2019-ës, është pjesë e stafit të skuadrës së World Vision në Durrës prej 7 vitesh. Edhe ajo si mijëra banorë të Durrësit, Thumanës, Kurbinit, Kamzës dhe Tiranës, ishte e traumatizuar.*

Vetëm pak ditë pasi pallati i saj u rrënua ndërsa vraponte me të nipin 3-vjeçar në krahë për t’i shpëtuar jetën, ajo vendosi të rikthehej sërish në terren në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti.

Në rrëfimin e Suelës, përmes fjalëve të saj do të gjeni momentet e vështira, frikën, dhimbjen, largimin nga qyteti i lindjes, por dhe punën me fëmijët në Hapësirat Miqësore të World Vision Albania si dhe forcën për të ecur përpara dhe vlerën e miqësisë së sinqertë.

Suela, çfarë kujton nga ajo natë? Cilat ishin veprimet e tua të para?

Më vijnë në mendje kujtime të ngatërruara dhe të shkëputura. Ndjeva tërmetin që ra rreth orës 3 të mëngjesit, u ngritëm me vrap dhe u mblodhëm në mes të shtëpisë, pastaj pamë jashtë dritares nëse kishte komshinj që po dilnin nga shtëpitë apo jo, ishte qetësi. U shtriva sërish të flija, por më kujtohen zhurmat që bënte mami në kuzhinë. Nuk e zinte gjumi dhe herë pas here hapte dhe mbyllte derën e jashtme. Kaluan pak minuta dhe në shtëpi ra qetësia. Pastaj u drodh shummmmmëëëë e gjithë shtëpia. Gjëja e parë që bëra instiktivisht, ishte t’i merrja motrës sime nipçen 3 vjeç nga krahët. Mbaj mend vetëm që tërhoqa me forcë nipçen nga krahët e motrës sepse nuk e lëshonte djalin dhe vrapova me sa fuqi që kisha. Dera e jashtme e shtëpisë ishte e hapur. Dola dhe arrita deri te shkallët e para të katit ku ne jetonim (kati i 2-të). Në ato momente u fikën dritat dhe tronditja u bë më e fortë. Shtrëngoja nipçen dhe e mbaja me njërin krah si të isha një kangur dhe me dorën tjetër mbahesha tek hekurat e shkallëve. Lëkundjet bëheshin edhe më të forta, ndërkohë që unë hidhja këmbët më kot në errësirë. Përpiqesha të kujtoja si ishte rruga e daljes nga pallati, por humba orientimin. Nuk po mbaja më mend se ku isha, ndieja vetëm që përplasesha nëpër mure, tulla më binin sipër trupit dhe rrëzohesha gjatë gjithë kohës. Pa e kuptuar as vetë se si, isha e ulur me gjunjë në tokë, por nuk më dhimbte më asgjë, dëgjoja shumë larg zhurma muresh që shembeshin dhe të bërtitura njerëzish.  Zëri i fundit që dëgjova ishte ai i mamit apo i motrës, nuk e di tamam se cila prej tyre...më thërriste në emër: ‘Elaaaaa çunin... Shpëto çunin...’.

“E kam unë çunin”- thërrisja, por në fakt ishte vetëm në mendjen time, sepse, s’më dilte zëri. S’po kuptoja më asgjë... qetësi...Pastaj sikur u qartësova, kur nipçja më goditi pa dashje me kokë poshtë mjekrës. “Qenkemi gjallë,”-mendova. Doja të ngrihesha dhe s’dilja dot, më pengonte muri që kishte rënë. Doja të bërtisja, të qaja por isha e mekur. Nuk e mbaj mend mirë, por u shemb përsëri diçka dhe u hap një dritë. Ndoqa atë dritën... Ecja me gjunjë, por kuptova që nga kati ku unë jetoja, kisha përfunduar te parkimi i makinave. Më ishin prerë fuqitë dhe këmbët nuk i ndieja fare. Krahët më ishin kontraktuar, ashtu të mbledhura rreth nipçes. Ai nuk fliste, nuk qante e as nuk lëvizte, vetëm më shikonte. Tërmeti vazhdonte, por me intesitet më të ulët. Prisja me ankth kush do dilte nga hyrja, nëse kishin arritur të shpëtonin prindërit dhe motra. Prita, prita, prita dhe asgjë... U ula në tokë dhe në një moment pashë dy njerëz të mbuluar me pluhur betoni. E kuptova që ishin të mitë...u lehtësova...

(Pallati ku jetonte familja e Suelës)

Pallati është i pabanueshëm?

I gjithë pallati është shpallur i pabanueshëm. Pamja ishte e frikshme. Në orët e para pas tërmetit, më kujtohet që isha shumë e lodhur. Nuk mbaja mend se çfarë lidhje kisha me njerëzit që vinin më takonin. Më dukeshin fytyra të njohura, por nuk bëja dot lidhjen. Kisha shumë ftohtë, të gjithë kishim shumë ftohtë, por me rrobat tona mbuluam nipin derisa fshehurazi hipa mbi rrënojat e pallatit gjysmë të shkatërruar, në atë që kishte mbetur nga shtëpia dhe mora një batanie.

(Shtëpia e Suelës pas tërmetit)

Si ndjehesh që të duhet të mos jetosh më aty?

Ndjesitë janë mikse, dua vetëm të rregulloj jetesën tonë, të rehatohen prindërit, por nuk kam më dëshirë të kthehem tek ajo shtëpi. Ndërkohë tani nipi na thotë: “Nuk dua të iki, është plishur shpia... Bie tëlmeti bum-bum”.

Të nesërmen dole në punë? Si ishte rikthimi në terren?

Pa kaluar shumë nga tërmeti, më merr në telefon një familje nga Porto Romano për të më kërkuar ndihmë. Ato nuk e dinin që edhe unë isha në të njëjtën situatë si ata (pa shtëpi), por zonja që më mori ishte shtatëzënë. Po jetonte në çadër dhe kishte nevojë për ushqime dhe rroba. U shkëputa nga familja ime për pak dhe u lidha me pjesën tjetër të stafit, që ishte në terren prej orëve të para pas tërmetit.

(Suela gjatë punë me fëmijët në Hapësirat Miqësore për Fëmijë)

Fizikisht në punë u riktheva vetëm pas pak ditësh, sepse ditë pas tërmetit na u desh të shkonim për t’u strehuar tek të afërmit në Elbasan. Doja të angazhohesha dhe t’i kthehesha jetës së mëparshme. Doja edhe të ndihmoja fëmijët dhe familjet, që ashtu sikurse dhe unë, kishin rrezikuar jetën dhe kishin humbur shtëpitë. Më kujtohet edhe një moment tjetër kur duhet të ndaheshin paketa ushqimore dhe furgoni duhej shkarkuar. Doja aq shumë t’i ndihmoja ato familje, saqë hipa dhe vetë mbi furgon e shkarkoja ndihmat. Ndonjëherë më binin fuqitë, sepse harroja edhe të ushqehesha, por më kalonte dhe vazhdoja edhe me më shumë vrull.

Si arrite të menaxhosh pjesën personale me atë profesionale?

Nuk e di nëse e kam menaxhuar siç duhet pjesën personale me atë profesionale, por e di që puna më ka ndihmuar të kaloj gjendjen e vështirë pas tërmetit. Hyrja në rutinën e punës më bëri aktive.

Ku po qendron për momentin? Si të pritën? Mund të ndash ndonjë moment që të ka mbetur në mendje?

Për fat të mirë, ditët e para pas tërmetit, pata shumë nga koleget e punës që më ofruan shtëpinë e tyre për t’u strehuar. Këto kohë kam jetuar tek njëra prej tyre, Rozina. Jam ndjerë e sigurt aty. Ajo ka shtëpi njëkatëshe, sepse ende tmerrohem kur shikoj më shumë se një kat mbi shtëpinë ku do fle.

(Suela dhe kolegia e saj Rozina)

Ka qenë e çmuar koha me të, sepse gatuanim, zbukuruam pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe më në fund qesha. Roza dhe familja e saj ia dolën të më rikthenin buzëqeshjen. Dilja nga shtëpia për në punë dhe kthehesha me Rozën, më dukej sikur nuk e ndjeja shumë të qenurit vetëm. Kishte momente gjatë natës që rrinim zgjuar të dyja, na dukej sikur binin gjithë kohës tërmete. Kur binin ato tërmetet e vogla, Roza për të më hequr frikën më thoshte: “Nuk ka gjë jo!” Më pas më tregonte ndonjë histori, qeshnim dhe më thoshte: “Fli tani, mos kij frikë sepse jam këtu...”

Shpesh flisnim me njëra–tjetrën për tërmetin, frikën që kaluam, lexonim informacione, si të mbroheshim dhe pak nga pak fillova të ndjehesha më mirë dhe kjo falë Rozës, por dhe punës me familjet e prekura.

*Sipas Raportit të parë të Vlerësimit të Shpejtë të Situatës, 74% e fëmijëve dhe 81% e të rriturve shfaqin shenjat e stresit pas traumës (përfshirë këtu pagjumësi, frikë, ankth dhe humbje oreksi).

Tungjatjeta.al

 
Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni