Mbi të gjitha... familja

You are here

  • 09-03-20 |

Mbi të gjitha... familja

Shemsia është 40 vjeç dhe së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, jeton në Bathore. Ajo i ka kushtuar jetën familjes dhe kujdeset me shumë merak për nevojat e saj të përdishme dhe për çdo gjë tjetër në shtëpi. Pas 26 Nëntorit 2019, ajo pranon se frika dhe pasiguria për të dhe familjen e saj janë shtuar. Ndoshta janë dëmtimet e shtëpisë, edhe pse aktualisht e banueshme, që i rikujtojnë vazhdimisht tmerrin e asaj date.

Pas ngjarjes, ajo pranon se i është përkushtuar mirëqenies së fëmijëve dhe përballimi i traumës nga ana e tyre, ndërsa shqetësim dhe frikën që ajo vetë kishte përjetuar ishte përpjekur ta “mbysë” brenda vetes.

"Pavarësisht se jam përpjekur të qetësoj fëmijet, gjatë këtyre muajve nuk ka folur me dikë për emocionet dhe ndjenjat e mia, të përjetuara pas tërmetit,”- rrëfen Shemsia.

Për t’i ardhur në ndihmë familjes së saj, ajo dhe bashkëshorti Iliri, së bashku me 28 prindër të tjerë që jetojnë në zonën e Bathores, janë bërë pjesë e trajnimit “Festojmë familjen”, të organizuar nga World Vision Albania në kuadër të projektit “Emergency Response in Albania for Earthquake affected communities in Tirana and Durrës”.

“Gjatë trajnimit kam ndarë shumë histori nga jeta ime familjare. Vërtet nuk e dija që kisha aq shumë për të folur, por tani e kuptoj se askush nuk më ka pyetur më parë. Ndihem e lehtësuar që kam ndarë historinë time dhe ju falenderoj shumë që punën tuaj e lidhni me jetën tonë. Ky trajnim më ka ndihmuar të risjell në vëmendje forcën e familjes, që të besojmë se dashuria dhe mbështetja tek njëri-tjetri ësht rruga për të përballuar situata të tilla të vështira," -thotë Shemsia.

Gjithashtu trajnimi e ka ndihmuar të kuptojë se duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi bisedave me fëmijët, për të kuptuar gjendjen e tyre emocionale dhe shqetesimet, të cilat ndonjëherë nuk i shprehin, por i mbajnë përbrenda dhe mund t’i manifestojnë me sjellje të ndryshme.

Jam përpjekur që të mos i lë fëmijët vetëm në shtëpi gjatë kësaj kohe. Kam biseduar me ta, që ata ta dinë që unë dhe bashkëshorti do të kujdesemi  dhe do të mbeshtemi tek njëri-tjetri për çdo situatë të vështirë”- pranon nëna e dy fëmijëve.

Në fund të aktivitetit vetë Shemia, ka bërë një premtimi për fëmijët e saj: “Unë do të jem një nënë e mrekullueshme dhe uroj që Zoti të jetë me ju dhe t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë! Premtoj që nuk do të bëj dallime midis jush dhe do t’ju qëndroj pranë gjithmonë kur keni nevojë! Me ju gjithmonë...”- është përkushtimi që Shemsia, mori në fund të trajnimit për dy fëmijët e saj.

 Festojmë familje

Nëpërmjet modelit “Festojmë Familjen” World Vision Albania po ndihmon prindërit e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që nëpërmjet aktiviteteve dhe kohës së dedikuar së bashku ata të kontribuojnë në forcimin e familjes. Kjo duke duke u fokusuar mbi ndërtimin e marrëdhënieve brenda famijes, e në mënyrë të veçantë asaj bashkëshortore, në pajisjen prindërve me njohuri dhe aftësi mbi rëndësinë dhe angazhimin aktiv konkret nga secili partner, në ushqyerjen e marrëdhënies me gjithë antarët e familjes. 

Tungjatjeta.al

 
Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni