Mall për shtëpinë…

You are here

  • 09-12-19 |

Mall për shtëpinë…

 “Sot na dërguan tek një shkollë këtu afër, ishim të gjithë fëmijë të rinj në klasë, ata nuk janë si shokët e mi të klasës me të cilët jemi rritur në fshat, por gjithsesi unë  u gëzova që fillova shkollën,” – thotë Briselda 15 vjeç, nga Lezha.

Briselda është nga një fshat i Lezhës, bashkë motrën, nënën dhe dy vëllezërit janë strehuar në një ambient hoteli në Shëngjin me shumë familje të tjera të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Babi ka mbetur në fshat… jashtë  në  një cadër, pasi shtëpia e tyre është  e pabanueshme, por arsyeja e vetme e qëndrimit të tij aty është  bagëtia…

Rikthimi në shkollë për të është një tjetër shenjë që gjërat po rikthehen në normalitet, dicka të cilin gjatë këtyre ditëve të  vështira, ajo së bashku me motrën dhe dy vëllezërit e saj duket se kanë gjetur në Hapësira Miqësore për Fëmijë, nga World Vision.

Në Hapësirën Miqëore për Fëmijë në Lezhë, takojmë  dhe nënë  e Briseldës, Mirelën. Ka pamje të trishtuar dhe nuk i shkëput sytë nga fëmijët. Mirela, ka vetëm dy ditë që ka dalë nga spitali për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore nga përjetimi i tërmetit, që e quan “momentin më të tmerrshëm” të jetës së saj.

Kam thënë faleminderit Zot që gurët e shtëpisë sime ranë nga jashtë shtëpisë dhe suvaja e shembur nuk më zuri fëmijët brenda, por arritëm të dalim me vrap të gjithë jashtë” shprehet me dhimbje Mirela.

Me lot në sy Mirela vijon të na rrëfej përse tërmetin e kishte përjetuar kaq shumë ajo dhe fëmijët e saj. 

Atë natë që ra tërmeti flija në dhomë vetëm djalin e vogël 11 vjeç. E merja të flinte në dhomën time këto kohë pasi burri kishte 10 ditë që kishte ikur në Greqi për të punuar me ullinjt. Shkon me sezone atje për me fituar të ardhura për familjen sepse në fshatin ku jetjojmë nuk kemi asnjë të ardhur tjetër. Mbaj mend që atë mëngjes që ndodhi tërmeti mbështolla djalin pranë vetes dhe duke bërtitur tërmet që ta dëgjonin dhe 2 fëmijët e tjerë që flinin me vjehrrën në dhoma tjetër, nxitova të dal nga shtëpia teksa shija gurët e shtëpisë që shembeshin.  Për fat të mirë djali pak më i rritur e shtyu derën e dhomës së tyre me forcë dhe arritëm të dalim të pestë në oborr. Pas pak minutash pashë që ishim të gjithë aty dhe mendja më shkoi tek vajza e madhe e cila jeton në Tiranë, ku studion për Gjeorgrafi. Zemra po më dilte vendit në ato momente kur mendoja sesi mund të ishte ajo. E mora në telefon, në fillim nuk m’u përgjigj, kjo ma shtoi shumë ankthin, vetëm pas pak minutash arrita të lidhem me të dhe mbaj mend që kur hapi telefonin i thashë vetëm kaq “Mam a je gjallë? Dëgjova zërin e dridhur të saj nga ana tjetër që më thoshte: “Mami jam mirë, po ju a jeni mirë të gjithë? I tregova që kemi shpëtuar të gjithë gjallë- rrëfen e përlotur Mirela.

Mëngjësi i trishtë

Mirela tregon se dëmet e shtëpisë ishin tashmë të dukshme, aty nuk mund të jetonte dot me njeri. Gurët e shtëpisë së katit të dytë kishin rënë jashtë, muri në kat të parë ishte zhvendosur, ndërsa suvaja iu kishte rënë mbi krevat e sendet e tjera të  shtëpisë.

 “Qëndruam në oborr. Fëmijët kishin ftohtë. Provova dhe u futa pak brenda dhe mora disa rroba sa mund të gjeja, ishin pak gjëra që mund të gjeja në atë gjendje që ishte bërë shtëpia brenda. Ama kur pash se suvaja kishte zënë komodinën e librave të fëmijëve dhe se nuk mund t’i merrja librat e tyre u trishtova shumë,” - shpehet Mirela duke thënë se i kishte ngelur peng kjo gjë.

Mirela dhe familja e saj kanë qëndruar dy ditë jashtë sa në oborrin e shtëpisë, sa tek një fqinjë e cila iu kishte ofruar një dhomë sa për t’u strehuar përkohësisht. Bashkëshkorti i Mirelës është nisur me urgjencë nga Greqia, i shqetësuar për fëmijët e tij dhe me ardhjen e tij kanë gjetur strehim tek xhaxhai i burrit. Inspektorët e shtëpisë iu kanë thënë se shtëpia e tyre ishte e pabanueshme dhe se duhej të lëviznin për t’u strehuar në një hotel me shumë familje të tjera të prekura. Sërish edhe këtu familja e saj nuk është e bashkuar, ajo është strehuar vetëm me fëmijët, ndërsa tregon se burri vazhdon të qëndroj tek shtëpia tyre.

“Këtu kam ardhur vetëm unë me fëmijët, burri ka ndejtur në shtëpi. Ai fle jashtë, por qëndroi atje sepse në shtëpinë tonë në fshat kam një lopë, një derr, disa pula, mace, qen që kanë nevojë për përkujdesje. Vetëm prej tyre ka ndejtur burri atje. Janë pjesë e familjes dhe ato,” - tregon Mirela.

Dëshirat e Mirelës dhe fëmijëve të saj…

‘Dëshira jonë është të kthehemi në shtëpi sa më shpejt, më ka marrë malli për macet, qenin, kur isha në shtë pi unë kujdesesha për to,” – thotë e trishtuar Briselda.

Dëshira e saj për t’ju rikthyer normalitetit është  e kuptueshme, ajo ka mall për shtëpinë , ka mall për shkollën dhe miqtë, si dhe për kafshët shtëpiake për të  cilat përkujdesej.

“Por dhe këtu kënaqem shumë, që  ditët e para që erdhëm bashkë me vëllerzërit kishte shumë aktivitete me të cilat argëtoheshim, por dhe mësonim gjëra të reja,” thotë  Briselda.  

Sot fëmijët e Mirelës kanë filluar shkollën, një hap më shumë që do t’i ndihmojë dhe me shumë për të rigjetur ekuilibrat dhe për të rivendosur normalitetin. 

Jam e lumtur që fëmijët filluan shkollën, nuk dua që ata të mbesin mbrapa me mësime pasi nuk dihet sa do të zgjasë kjo situatë. Ky vend i krijuar enkas për fëmijët më pëlqen shumë, edhe ata i ka ndihmuar shumë për ta kaluar me shpejt tronditjen. Eshtë i vetmi vend ku fëmijët mund të kalojnë kohë argëtuese dhe të mos rrinë në dhomë.”- na thotë Mirela.

Mbi 100 fëmijë janë strehuar në kompleksin ne Shëngjin, shumë prej tyre janë në moshën e kopshtit të cilin mund ta ndjekin tashmë paradite gjatë orarit 08:00-12:00 pranë Hapësirave Miqësore për Fëmijë, ndërkohë pasdite për ta ka një proram me aktivitete argëtuese dhe edukuese, me synimin për t’ju ofruar fëmijëve mbështetje psiko-sociale.

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni