Lojra dhe argëtim së bashku në kushtet e shtëpisë

You are here

  • 06-04-20 |

Lojra dhe argëtim së bashku në kushtet e shtëpisë

Për fëmijët deri në 10 vjeç, loja është mekanizmi kryesor për shprehjen e ndjenjave, komunikimin dhe zgjidhjet e problemeve emocionale. Ajo është një dritare për të hyrë në botën e fëmijës dhe për ta kuptuar atë, si dhe një mjet për të krijuar një lidhje të fortë me të. Përmes lojës fëmija  ndjen interesin dhe përfshirjen e prindit në nivelin e tij.

Ky aktivitet mund të instalohet fillimisht duke caktuar një kohë çdo ditë (ose aq shpesh sa është e mundur) për të luajtur me fëmijën. Numri i herëve për javë do të varet si nga mundësitë e prindi, ashtu edhe nga sasia e riparimit apo rekuperimit për të cilën ka nevojë marrëdhënia. Nëse marrëdhënia është shumë e dëmtuar, atëherë duhen bërë përpjekje për të luajtur të paktën pesë herë në javë, duke e rralluar, teksa marrëdhënia përmirësohet. Duhet pasur parasysh se edhe pak kohë loje është më mirë se asgjë.

A dimë sesi të luajmë me fëmijët?

Për fëmijët më të vegjël, mund të krijohet një hapësirë në dysheme dhe prindi të shprehet se dëshiron të luajë, ose të bashkohet në një lojë që ka filluar. Për fëmijët më të rritur, është më efektive të luhet në cepin më të qetë të shtëpisë. Në secilin rast, fëmija duhet lejuar të jetë ai ‘shefi’ dhe ta drejtojë prindi/kujdestarin sesi të bashkohet në lojë, apo sesi të ndërveprojë. Prindi duhet të ndjekë udhëzimet e tij. Nuk duhen bërë pyetje të tepërta, përveçse për të qartësuar udhëzimet që fëmija jep, në rastin kur prindi apo gjyshërit nuk i kuptojnë.

Nëse prindi nuk e ka bërë këtë gjë më parë, atëherë ai mund të vërejë se fëmija fillimisht mund të jetë pas i distancuar ndaj afrimit të tij. Nëse është kështu, atëherë prindi duhet të ulet e të vëzhgojë derisa fëmija ta ftojë në lojë. Ai mund të përpiqet të bëjë ndonjë koment mbi atë që sheh se po ndodh, por gjithashtu duhet të ketë kujdes që të bëjë vetëm komente përshkruese dhe të mos të bëjë asnjë gjykim.

Për fëmijët që duken sikur nuk mund ta nisin lojën, prindi ose i rrituri mund ta fillojë vetë atë thjesht, duke nisur të luajë me diçka vetë. Për shembull, ai mund të fillojë të ngjyrosë një libër me figura, apo të rreshtojë makinat lodër, apo të përfshihet në çfarëdo aktiviteti që e di që fëmija e pëlqen. Kjo zakonisht e ngacmon interesin e fëmijës, dhe herët a vonë, ai i bashkohet prindi. Nganjëherë fëmija bashkohet duke marrë kontrollin e situates dhe duke i dhënë udhëzime të rriturit, apo duke e korrigjuar atë.

Rregullat e lojës

Rregullat, të cilat duhen pasur në vëmendje gjatë kohës së lojës, përfshijnë:

  • Fëmija është ai që duhet ta ketë kontrollin gjatë kohës së lojës.
  • Nuk duhet hapur asnjë bisedë në lidhje me disiplinimin (për shembull: ‘Kujdes, se po u bëre pis, do të t’i heq lodrat’). Gjithashtu, nuk duhet të ketë as edhe një hije gjykimi apo kritike nga ana e prindi/kujdestarit.
  • Zhvendosjet e ndryshme të vëmendjes duhet të shmangen plotësisht, gjatë gjithë kohëzgjatjes së lojës.

Edhe nëse prindi ka vetëm 30 minuta në dispozicion, kjo është në rregull. Mjafton që kjo kohë të jetë plotësisht në dispozicion të fëmijës. Telefoni duhet të jetë i fikur, fëmijët e tjerë duhet të jenë nën kujdesin e dikujt tjetër (prindit tjetër, gjyshërve, etj), e kështu me rradhë.

Historia 4 – Vëri emër asaj që sheh

         

         

 

Pyetje për historinë 4:

  • Si e përshkruan babai atë që po bën djali?
  • Si e ndihmon babai djalin të mësojë fjalë të reja?
  • Si ndihet djali nga ato që i thotë babai dhe nga ato që bën?
  • Si e përfshin djali babain në lojë këtë herë?

Ide praktike për lojra të ndryshme në shtëpi:

  1. Riciklim të objekteve/sendeve shtëpiake duke i kthyer në mjete loje
  2. Loja me dyqane; Gjëegjeza;
  3. Krafte, pune dore duke përgatitur zbukurime për dhomën e tyre.
  4. Luaj lojëra tavolinash, letra, mos u nxeh, puzzle, shtet qytet personazh, etj.
  5. Kaloni një mbrëmje me Monopolin ose loja kinemaja e shtëpisë ku fëmijët dhe prindërit shohin bashkë një film dhe më pas diskutojnë mbi të.
  6. Një kuti të madhe kartoni mund të shndërrohet në një teatër kukullash dhe pellueshet e preferuar të fëmijëve mund të kthehen në personazhe teatrale.
  7. Lexoni një tekstin e nje shfaqje me zë të lartë me secilin anëtar të familjes duke marrë një rol personazhi të ndryshëm në histori. Keshtu ajo kthehet ne nje shfaqje teatri ne shtepi.  

World Vision Albania

Tungjatjeta.al

 
Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni