Në kërkim të një strehe

You are here

  • 03-12-19 |

Në kërkim të një strehe

“Këtu jemi ngrohtë dhe jemi të qetë. Unë jam me mamin, babin dhe dy vëllezërit”

Kështu e nis rrëfimin e tij Andi, 9 vjeçari nga Kamza, i cili bashkë me familjen sot është i sigurtë. Famija me 5 persona jeton në Zall Mner të Kamzës. Gjatë tërmetit të 26 Nëntorit ata mbetën në qiell të hapur. Si shumë familje shqiptareata e kaluan natën jashtë, në oborrin e shtëpisë, por sot ata kanë një strehë edhe falë këmbënguljes së World Vision.

Historia e familjes

“Ngelëm pa shtëpi. Kur ra tërmeti ishim në gjumë, mami thërriti me të madhe babin që të ngrihej se po binte tërmet. Ne jemi mire, por shtëpia është shkatërruar,”- thotë Andi 9 vjeç.

Andi është i djali i madh i familjes Kurti. Mentori, babai i tij tregon sesi nxitoi për të shpëtuar fëmijët e tij gjatë kohës që shtëpia e tyre lëkundej nga tërmeti i fuqishëm.

“Kur ra tërmeti, gruaja bërtiti me të madhe: Tërmet! Tërmet! Ashtu përgjumësh mora dy djemtë prej krahu dhe dola me vrap jashtë. Gruaja mbështolli djalin e vogël me batanije dhe dolëm në oborrin e shtëpisë. Kur je me fëmijë të vegjël mendon më të keqen, për fat sot jemi mirë por jemi pa shtëpi. Sa herë e shoh shtëpinë në atë gjendje kam frikë. Që të ditë që i nxorra fëmijët që aty nuk guxoj ti fus më brenda nga frika,” - thotë Mentori.

Të gjesh rrugë…

Pasi kaluan natën jashtë, Mentori kërkoi ndihmën e stafit të World Vision që punon me programet e saj në zonën e Kamzës. Falë përgjigjes emergjente e gjithë familja, u referua tek çadra e ngritur në Stadiumin e Kamzës, ku gjetën strehë përkohësisht edhe shumë familje të tjera të prekura nga ky tërmet.

Për këta njerëz është shumë e rëndësishme që në ditë të tilla, të kenë njerëz pranë që jo vetëm t’ju ofrojnë nevojat emergjente në ushqim dhe veshëmbathje por edhe suport psikologjik dhe orientim në lidhje me hapat që duhet të ndjekin më tej. Në çadër Mentori qëndroi dy netë me familjen e tij. Por ditën e tretë filloi shiu dhe gjithçka binte jashtë futej brenda. 

Në kërkim të një strehe

“Në çadër na kanë dhënë për të ngrënë, na kanë ofruar mundësi të mirë për të fjetur, me dyshek, batanije dhe veshje. Por, ishte e vështirë të rrijë gjatë aty, pasi un kam fëmijët e vegjël dhe ata duan kushte. Shiu futej i gjithi në çadër. Kërkova të më gjenin një zgjidhje.”- shton Mentori. 

Falë punës së World Vision dhe kontributit zemërgjerë të një qytetari, për familjen e Mentorit u arrit që të gjendej akomodim në një hotel në autostradën Tiranë –Durrës.

“Ju falenderoj me gjithë zëmër. Ishte e mundur që vetëm një familje të strehohej dhe fatmirësisht u zgjodh familja ime”- thotë Mentori, i cili ka përgjegjësinë e tre fëmijëve të vegjël dhe se nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer në shtëpi pasi shtëpia e tij tashmë është shpallur e pabanueshme. 

“Duam të kemi shtëpinë tonë, atë që mami me babin e kanë bërë me shumë mund, edhe ne i kemi ndihmuar, por ajo tani është prishur shumë dhe duam që të na ndihmojnë të kthehemi në shtëpinë tonë.”- thotë Albi.

Mentori tregon se shtëpia e tyre kishte pësuar krisje që në tërmetin e 21 Shtatorit, dy muaj më parë, por atëherë inspektorët i kishin thënë që për momentin është e banueshme dhe se do ta ndihmonin për ta rregulluar.

Rikthimi në Shqipëri

Vetëm pak kohë më parë Mentori është rikthyer nga Franca bashkë më famijen, ku ka qëndruar për tre vite, në statusin e azilkërkuesit. Rikthimit të vështirë në Shqipëri, pa punë dhe pa një mundësi për të siguruar të ardhura për familjen, sot i është shtuar dhe një tragjedi e madhe, humbja e shtëpisë.. Që prej Korrikut, familja e tij është përfshirë në projektin RE-IN-VEST i cili po u vjen në ndihmë të rikthyerve nga emigracioni të cilët po përballen me vështirësi të mëdha në jetën e tyre.

Falë ndihmës sonë ai është ndihmuar për tre muaj me paketa ushqimore dhe higjenike, ndërsa po punohet për ta përfshirë atë në ndonjë kurs profesional ose për t’i ofruar ndonjë punë.

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni