Një normaliteti të ri për Mirjanin dhe familjen e tij

You are here

  • 07-04-21 |

Një normaliteti të ri për Mirjanin dhe familjen e tij

Mirjani, 12-vjeçari nga Kurbini dhe vëllai i tij, gjatë kohës së izolimit prej pandemisë COVID-19 nuk mundën të ndiqnin mësimin online. Ata nuk kishin një telefon gjatë kohës që duhet të bënin detyrat apo të ndiqnin mësimin paralelisht me shokët e klasës. Babai i tyre e merrte telefonin me vete paradite kur ishte në punë, e ndërsa telefoni i nënës së tyre nuk mundëson shërbim interneti.  

Që fëmijët të vijonin edukimin, World Vision Albania i dhuroi familjes një tablet. Tani, jo vetëm fëmijët ndjekin mësimin, por edhe prindërit mund të jenë pjesë e trajnimeve virtuale të Prindërimit Pozitiv.

494 familje (916 të rritur & 832 fëmijë) në 24 bashki në Shqipëri janë mbështetur gjatë 1 viti nga World Vision Albania me pajisje teknologjike për ndjekjen e mësimit online nga shtëpia.

----------------------

Mirjani 12 vjeçari nga Kurbinin dhe vëllai i tij, gjatë kohës së izolimit nuk mundën të ndiqnin mësimin online. Ata nuk kishin një telefon gjatë kohës që duhet të bënin detyrat apo të ndiqnin mësimin paralelisht me shokët e klasës. Babai i tyre e merrte telefonin me vete paradite kur ishte në punë, e ndërsa telefoni i nënës së tyre nuk mundëson shërbim interneti.  

Prindërit e mi nuk kishin mundësinë të na siguronin një telefon, sespe ne jemi 4 persona në familje: babi, mami, unë dhe vëllai Renisi, dhe në shtëpi punon vetëm babi. Por kur kompania nuk siguron lëndë të parë babi nuk punon dhe ndaj kemi vështirësi ekonomike në familje. Mami është operuar tre herë dhe nuk mund të bëje punë të vështira. Me këtë tablet, ne cilin ndjekim mësim online dhe aktivitetet me familjen”- thotë Mirjani.

Duke parë vështirësinë ekonomike të familjes, mos ndjekjen e mësimit nga fëmijët dhe vështirësinë për të ndjekur trajnimet online nga pamundësia e organizimit të takimeve fizike në grup World Vision u dhuroj atyre një tablet, i cili bëri të mundur ndjekjen pa ndërprerje të trajnimeve mbi familjen, njëkohësisht iu erdhi në ndihmë dhe dy djemve që të ndiqnin mësimet online. 

 “Kur mami më tregoi se World Vision do të na pajiste me tablet për të ndjekur mësimin online dhe trajnimin mbi Prindërimin Pozitiv, unë jam hedhur nga gëzimi dhe e përqafova mamin fort. Edhe unë jam shumë i lumtur që marr pjesë në aktivitetet e familjes online, - shton Mirjani.

12-vjeçari ka qenë pjesë e aktiviteteve që World Vision organizonte përpara pandemisë me grupet e fëmijëve në shkollën e tij. Sot janë pikërisht ato aktivitete që atij i mungojnë më së shumti pasi prej tyre ai ka mësuar sesi të mbrojë të drejtat e tij, të jetojë pa frikë e dhunë dhe të jetë i lumtur me njerëzit që e rrethojnë.  

Mua më mungojnë shumë aktivitetet me shokët dhe shoqet, sepse janë argëtuese për ne fëmijët. Pandemia dhe izolimi në fakt me kanë mërzitur dhe shtuar edhe frikën; frikë se mos më sëmuren prindërit dhe si do duket e ardhmja jonë. Por unë tani kam një tablet dhe ndjek aktivitetet online bashkë me familjen, bëj dhe detyrat dhe ndjek mësimin rregullisht,”- thotë i lumtur Mirjani 12 vjeçar.  

Familja e Mirjanit është pjesë e grupit të familjeve të zonës që prej 2 vitesh marrin pjesë rregullisht në trajnimet mbi Prindërimin Pozitiv të organizuara nga World Vision.

Jemi disa familje bashkë të zonës që vjet ndoqëm trajnimin “Festojmë Familjen” ku kemi mësuar shumë gjëra të reja. Si të kujdesemi për familjen, mbi gjuhët e dashurisë, ca menyra të thjeshta sesi mund të përcjellim dashuri në familje, etj. Ndërsa sivjet kemi filluar me temat mbi Prindërimin Pozitiv, të cilat më kanë ndihmuar të përmirësoj sjelljen me fëmijët e mi,”- thotë Ramija, nëna e Mirjanit.  

Më përpara ajo e kishte të vështirë të shprehte fjalë pozitive ndaj bashkëshortit apo fëmijëve dhe nuk arrinte t’i inkurajonte ata dhe shpesh kjo shkaktonte debat në familje. Sot, ndryshimi në familjen e tyre është i dukshëm. Ramija është bërë një nëne qetë dhe e dashur dhe marrëdhënia me fëmijët dhe bashkëshortin është e stabilizuar dhe kanë harmoni mes njëri-tjetrit. Ata kanë mësuar si t’i zgjidhin gjërat me qetësi dhe kjo ka ndryshuar përditshmërinë e tyre.  

 

Tungjatjeta.al

 
Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

4

Komuna

14

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni