RE-IN-VEST në ndihmë të fëmijëve të familjeve të rikthyera nga emigracioni

You are here

  • 13-04-20 |

RE-IN-VEST në ndihmë të fëmijëve të familjeve të rikthyera nga emigracioni

Enesi më përpara më thoshte vetëm tre fjalë: mama, bukë, ujë. Tani pas trajtimit me seanca logopedie ai flet më shumë dhe bën të gjitha veprimet që unë i them. Ai ka ndryshuar sjellje dhe dëshira e tij e madhe është të vizatoj dhe të ngjyros me bojëra,”- kështu shprehet Fidarija, mamaje e Enesit 4 vjeç nga Korça.

Për shkak të pamundësisë ekonomike për të ndihmuar në zhvillimin e djalit të saj të vogël, i cili sipas mjekëve ka probleme të spektrit të autizimit, Fidarija pas rikthimit nga Gjermania kërkoi ndihmë tek ne.

Djali im është agresiv, unë kujdesem gjatë gjithë kohës për të dhe nuk punoj dot pasi nuk e lë dot vetëm në shtëpi me dy fëmijët e tjerë. Enesi ka nevojë për të rritur aftësitë e tij dhe për të zhvilluar veten dhe për këtë duhen mjekët e specialistë për fëmijë si ai,’- thotë Fidarija.

Familja e saj po mbështetet nga projekti RE-IN-VEST, i cili mundëson ndihmë sociale dhe ekonomike për familjet e rikthyera në qarkun e Korçës. Prej muajsh ajo ndjek të gjitha aktivitetet që projekti zhvillon për riintegrimin e të rikthyerve si  mbështetje me paketa ushqimore, higjienike dhe së fundmi edhe me paketën shëndetësore për Enesin. përmirësimin e shëndetit dhe zhvillimin e tij fizik dhe mendor. Sot ai arrin të thotë më shumë fjalë, të bëjë çdo veprim që i jepet, të luajë lojëra të ndryshme dhe të buzëqeshë për arritjet e tij. Shoqja e tij më e ngushtë është e motra Rejana, e cila ndonëse e vogël, vetëm 2 vjeçe e ka ndihmuar Enesin të aktivizohet në lojëra të ndryshme dhe të flasë të gjitha fjalët si ajo.

 “Nësë me përpara më terhiqte prej dore për ta nxjerr shëtitje jashtë, tani ai më thotë “mami hajde ikim jashtë”- thotë Fidarija.

Fidarija është një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj dhe përpara izolimit në shtëpi ajo merrte pjesë rregullisht me fëmijët tek “Qyteza e Fëmijëve” në Korçë, vend në të cilin siç tregon ajo Enesi ka mësuar lojërat e tij të para, si loja me duar ‘Tak Tak’, ‘Treni ecen tuj kalu’, etj. Sipas saj, fëmijët sot po e vuajnë shumë mbylljen në shtëpi edhe pse ajo po ndjek këshillat për t’i aktivizuar ata me sa më shumë lojëra .

Tani me situatën e Covid -19 ku të gjithë familjet shqiptare janë mbyllur në shtëpi për të shmangur kontaktet ne mënyrë që mos të preken nga virusi, ajo na tregon se e ka të vështirë ta mbaj gjithë ditën mbyllur djalin e saj të vogël. Sipas mjekëve për shkak se Enesi është hiperaktiv atij i duhet të dalë 30 minuta në ditë. Ndërkohë familja e tyre po kalon edhe momente të vështira ekonomike, pasi bashkeshkorti i saj për momentin është i papunë. Sot ata jetojnë më asistencën ekonomike që marrin nga shteti për djalin e tyre dhe më ndihmat ushqimore që ofron projekti RE-IN-VEST.

Vetëm gjatë muajit Mars, projekti RE-IN-VEST iu ka ardhur në ndihmë me ilaçe 27 fëmijëve në 13 bashki të vendit, familjet e të cilëve të cilët pas kthimit nga jashtë po përballen me shumë vështirësi ekonomike gjë që iu a bën të vështirë mundësimin e ilaçeve për fëmijët e tyre.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni