Edmondi nga Maliqi/ Pas operacionit, ia del të ecë vetë

You are here

  • 02-05-20 |

Edmondi nga Maliqi/ Pas operacionit, ia del të ecë vetë

 “Kur trokita për herë të parë në familjen e Edmondit, ndjesia ishte e njëjtë me atë të çdo familje të varfër e në nevojë që vizitoj shpesh për shkak të punës: shumë pjesëtarë, shumë fëmijë të vegjël që hynin e dilnin, por çuditërisht kishte shumë gëzim dhe gjallëri. Në njërin cep qëndronte babai i Edmondit, një burrë i moshuar, i paralizuar, por që fytyra e tij reflektonte atë njeriun fisnik e zemërgjerë. Bashkëshortja e Edmondit, pavarësisht hallit që i kishte rënë për shkak të sëmundjes së burrit, dukej një grua e fortë, e gatshme për t’iu përgjigjur çdo sfidë, për të bërë çdo hap që duhej me qëllim shërimin e burrit të saj. Ndërsa nëna e tij, Drita, një grua e rrallë, me një fuqi dhe dashuri të madhe për jetën dhe me një këmbëngulje për të mposhtur çdo pengesë të jetës, -tregon Isiona, Lehtësuese Zhvillimi pranë World Vision në Korçë.

“Tronditja ime erdhi kur mësova se katër fëmijët e Edmondit dhe tre fëmijët e vëllait të tij kanë trashëguar të njëjtën sëmundje të kockave si gjyshi i tyre. Që nga ky moment në mendjen time kisha vetëm një qëllim, të njëjtë me atë të kësaj familjeje: të shërojmë Edmondin, babain e katër femijeve, i cili ka frikë se mund të mbetet i paralizuar si babai i tij, vijon Isiona e cila rrëfen bisedën me Edmondin dhe mamanë e tij.

Qëkur jam kthyer nga jashtë kam patur vetëm një qëllim: të kujdesem për veten që të mos mbetem i paralizuar si babai im”, - këto ishin fjalët e para që na tha Edmondi, 36 vjeçari nga fshati Vashtemi I Maliqit. Ai na tregoi se është martuar në moshë fare të re me Ornelën, gruan e tij, dhe sot ata gëzojnë katër fëmijë. Për fatin e tij të keq ai prej disa vitesh vuan nga e njëjta sëmundje që ka lënë të paralizuar babin e tij para 4 vitesh, sëmundja prek kockat dhe është është trashëguar deri në dy breza.

Për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme pak vite më pare mjekët i sugjeruan Edmondit të kryente një operacion urgjent pasi rrezikonte të mbetej i paralizuar për gjithë jetën, njësoj si babai I tij. Një operacion i tillë nuk bëhej në Shqipëri. Ndaj, ai emigroi drejt Gjermanisë për të shpëtuar këmbët e tij.  

Në Gjermani për të mos mbetur i paralizuar

Përpara se të emigronin në Gjermani, Edmondi me prindërit dhe familjen e vëllait që jetojnë afër kishin ngritur një biznes familjar, një pulari ku angazhoheshin të gjithë dhe me të ardhurat që fitonin mbanin familjen e madhe. Por të detyruar nga rrethanat Edmondi me familjen dhe mamanë e tij emigroi drejt Gjermanisë dhe kërkoi azil për arsye shëndetësore. Atje arriti të operonte njërën këmbë, por për shkak të depërtimit të  tyre drejt Shqipërisë, si pasojë e refuzimit të kërkesës për azil ai e la misionin e tij përgjysëm. Operoi vetëm njërën këmbë dhe koha nuk i premtoi që të kryente edhe operacionin për këmbën tjetër.

Rikthimi…

Pasi u kthyen në Shqipëri asgjë nuk ishte më si më parë. Drita, mamaja e Edmondit tregon se biznesi pothuajse është mbyllur dhe sot ata kanë probleme të mëdha ekonomike dhe mezi sigurojnë të ardhura për t’u ushqyer.

 “Ne i përkasim komunitetit egjiptian. Në komunitetin tonë ka shumë familje që kanë nevojë për ushqim, ndihmë ekonomike. Kur kishim pularinë dhe puna na ecte mire, ne kemi ndihmuar shumë familje në nevojë dhe nuk e dinim që sot do të ishim në këtë situatë, tani jemi ne që vuajmë për bukën e gojës”,- tregon Drita, nëna e Edmondit.

Pavarësisht kushteve të vështira të jetesës Edmondi dhe familja e tij nuk hoqi dorë nga kujdesi ndaj shëndetit të tij dhe filloi interesimet për të bërë të mundur operacionin në këmbën tjetër. E ëma, Drita trokiti kudo në dyert e institucioneve derisa më në fund gjeti mbështetje nga Ministria e Shëndetësisë, e cila mori përsipër shpenzimet financiare për operacionin e Edmondit në Turqi.

Operacioni i dytë në Turqi

Familja e Edmondit është pjesë e projektit RE-IN-VEST të cilët pas kthimit po përballen me probleme të mëdha ekonomike. Falë ndihmës sonë u bë e mundur që pavarësisht depërtimit ai të mund të lëvizë jashtë Shqipërisë, për të kryer operacionin. World Vision Albania në Korçë e I siguroi Edmondit biletën vajte-ardhje drejt Turqisë ku kreu operacionin e këmbës. Falë ndërhyrjes sot ai mund të lëvizë me paterica.

Sot kemi probleme ekonomike, por falë Zotit Edmondi është më mirë nga këmbët. Ai lëviz kudo me paterica dhe shpresojmë që sëmundja nuk do të avancojë në të ardhmën pasi mjekët na kanë dhënë siguri. Falemnderit juve që na u gjendet pranë në këto ditë të vështira për ne,- thotë Drita, mamaja e Edmondit.

Ndihma për gjithë familje

Familja e Edmondit po trajtohet si menaxhim rasti falë projektit RE-IN-VEST dhe për këtë po mbështetet me paketa ushqimore dhe higjienike, si dhe së fundmi i është ofruar ndihmë me paketa shendetësore për fëmijët e tij.Djali i tij i vogël vuan nga azma ndaj projekti e ka ndihmuar me një aparat të posaçëm për lehtësimin e frymëmarrjes, ndërsa pjestarë të tjerë të familjes janë ndihmuar me ilaçet që kanë nevojë.Mbështetje për familjen e tij dhe shumë familje të tjera do të vijojë në 13 bashki të vendit ku shtrihet projekti RE-IN-VEST.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes me qëllim riintegrimin socio-ekonomik të familjeve të rikthyera nga emigracioni.

Tungjatjeta.al

 
Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni