Të rinjtë e grupeve "Impact" në Vlorë dhe Korçë finalizojnë projektet për shkollat e tyre

You are here

  • 30-05-20 |

Të rinjtë e grupeve "Impact" në Vlorë dhe Korçë finalizojnë projektet për shkollat e tyre

“BiblIoteka e Ëndrrave” është projekti që po merr jetë nga të rinjtë e grupit Impact në bashkinë e Vlorës.

40 të rinj nga shkolla "Musa Cakërri" dhe Shkolla e Mesme Industriale “Pavarësia” janë pjesë e grupeve Impact të krijuar falë projekti RE-IN-VEST që po punon në këtë bashki për riintegrimin e familjeve të rikthyera nga emigracioni . Fëmijët e këtyre familjeve, të moshave 13-14 vjeç janë bërë pjesë e grupeve Impact në shkollat ku mësojne dhe kanë ndjekur një program të caktuar rreth temave për qytetarinë aktive dhe emigracionin. Në përmbyllje të programit të rinjtë kishin si detyrë të hartonin një plan-projekt për një çështje të caktuar e cila mund t'ju vinte në ndihmë atyre dhe komunitetit që i rrethon.

Të rinjtë e shkollës "Musa Cakërri zgjodhën librat. Mendimi tyre i parë dhe i përbashkët ishte pasurimi  i një bibliotekës së shkollës duke marrë shkas nga gjendja e mjeruar e saj për shkak të mungesës së shumë librave të cilët ndër vite kishin humbur si pasojë e largimit të nxënësve nga shkolla, qyteti apo Shqipëria.

Të rinjtë mendojnë se pasurimi i bibliotekës së shkollës do të nxisë nxënësit që ta frekuentojnë më shumë atë, do të rrisë cilësinë e mësimnxënies në shkollë si dhe do të rrisë ndjenjat e përgjegjshmërisë tek nxënësit. Përmirësimi i kushteve të bibliotekës do të hapë dritare të reja për dije për këta fëmijë.

Ky projekt parashikon që të realizohet me disa faza duke filluar sistemimin e rafteve, blerjen e librave të rinj, bërjen e një fushate dhurimi librash dhe blerjen e materialeve që i ndihmon ata për të rinovuar disa libra në bibliotekë. Nisma është përshëndetur dhe nga të rinjtë e tjerë apo dashamriës të librit pjesë e kësaj shkollë.

Të gatshëm për të finaluzuar në kohë projektin e grupit të tyre janë treguar edhe të rinjtë nga grupi Impakt i shkollës Ismail Qemali”  në Korçë. Nën logon ““Shkolla jonë – Jeta jonë” ata kanë zgjedhur të hartojnë një projekt ide për blerjen e pajisjeve të nevojshme për laboratorine e fizikës në shkollën e tyre.

Kjo sipas tyre do t’i ndihmojë nxënësit e kësaj shkolle të përvetësojnë më mirë nga ana praktike njohuritë e tyre në lëndën e fizikës. Të gjithë njëzëri u shprehën entuziastë që do të kontribuojnë në të mirë të shkollës së tyre.

Grupet Impact janë ngritur në 13 bashki të Shqipërisë ku po punon projekti RE-IN-VEST dhe rreth 280 të rinj të moshave 12-15 vjeç janë pjesë e këtyre grupeve të cilët edhe në kushtet e vështira të pandemisë Covid -19 e kanë zhvilluar online programin e tyre dhe tashmë janë drejt finalizimit të plan - projekteve në shkollat e tyre.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes me qëllim riintegrimin socio-ekonomik të familjeve të rikthyera nga emigracioni.

 

Tungjatjeta.al

 
Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni