“Fotografët e familjes” – Një udhëtim fotografik në vatrën e familjeve shqiptare gjatë pandemisë COVID -19

You are here

  • 03-08-20 |

“Fotografët e familjes” – Një udhëtim fotografik në vatrën e familjeve shqiptare gjatë pandemisë COVID -19

Ekspozita Online “Fotografët e familjes” – Një udhëtim fotografik në vatrën e familjeve shqiptare gjatë pandemisë COVID -19

World Vision Albania sjell në 3D ekspozitën me imazhe të realizuara nga vetë familjet shqiptare     

Ende dhe sot për shumë prej nesh janë të gjalla fotografitë turbulluese të zbraztirës dhe vetmisë së rrugëve, dyqaneve e parqeve në pranverën e 2020-ës... Në antitezë; përtej pasigurisë financiare, shqetësimit për shëndetin dhe nevojës për të dalë në ajër të pastër; brenda avllive dhe mureve të shtëpive, shumë prej nesh kishin filluar të kalonin kohë cilësore me fëmijët e të forconin familjen.

Që nga më të vegjëlit e deri tek gjyshërit u bënë pjesë e punëve të shtëpisë, nismave dhe lojrave së bashku e ndërkohë nuk harronin të fiksonin momentet më të bukura gjatë kohës së pandemisë... Ideja e kësaj ekspozite virtuale lindi nga shfletimi i qindra fotografive të shkrepura nga vetë anëtarët e familjeve si rrjedhë e shumë aktiviteteve të organizuara online nga World Vision në 25 Bashki aktualisht punon.

Nën kujdesin e fotografes dhe kuratores së ekspozitës, Soela Zani, janë pëzgjedhur72 fotografi, të organizuara në 4 galeri e të ideuara në variantin 3D.

Fotografitë

Ato nuk janë fotografi profesionale, as fotografët nuk janë profesionistë të fushës, por janë foto të thjeshta nga përditshmëria e fëmijëve dhe familjeve, në pjesën më të madhe të rasteve të shkrepura me aparat celular, por që përcjellin emocione reale dhe shumë dashuri.

Mes fotove mund të dalloni dikë prej të afërmve tuaj; të njohur të largët apo edhe miq. Do të shikoni prindërit, mësuesit, psikologët, vullnetarët dhe stafin e terrenit të World Vision që u shndëruan në heronj të heshtur, e që siç është shprehur edhe një prej të rinjve nga Librazhdi: “Ne vadisim fidanët, ju vadisni shpresën”. Nga ana tjetër, me siguri do të dalloni momente të ngjashëme si shumë ndër ato që edhe ju keni kaluar në familjet tuaja.

Përse online dhe ku mund ta gjeni?

Për të mbrojtur shëndetin tonë, duke respektuar masat e autoriteteve, distancimin fizik dhe duke shmangur grumbullime masive siç mund të ndodhë shpesh herë në inagurimin e ekspozitave, sollëm për herë të parë një ekspozitë ndryshe, një ekspozitë tërësisht online, të bukur dhe sfiduese njëkohësisht.

https://www.worldvision.al/fotografet-e-familjes

Në kërkim të lumturisë në kohë pandemie...

Distancimi fizik i bëri njerëzit të ndihen të izoluar dhe të vetmuar. 35% e familjeve[1] në Shqipëri, raportojnë nivele të larta stresi dhe ankthi.

Gjatë kësaj periudhe, specialistë të fushës së psikologjisë sugjeruan aktivitete të larmishme në familje, ku të gjithë, pavarësisht moshës mund të bëheshin pjesë e lojrave të ndryshme dhe të mos ndjenin peshën e ‘izolimit’.

Për të ndihmuar familjet shqiptare të përballojnë këtë situatë, World Vision Albania ndërmori nisma si #Stayathomefamilychallenge, një seri 30 ditore podcastesh ku 2 psikologë si Anila Sulstarova dhe Florian Kulla trajtonin tema të rëndësishme për të krijuar reziliencën, nga ana tjetër ende dhe sot vijon mbështetja me paketa ushqimore dhe higjienike për familjet më në nevojë, si dhe shpëndarja e fidanëve, farave, apo artikujve të ndryshëm për pemtarinë dhe bletarinë për familjet që jetojnë në zona rurale, në mënyrë që ata të kishin mundësinë të kujdeseshin për fëmijët dhe familjet e tyre.

Shumë prej tyre thonë se kjo periudhë i ka vënë në mendime e që kishte ardhur koha të kujdeseshin edhe më shumë për fëmijët e tyre, e të jenë aty jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për të qenë vigjilent për t’i mbrojtur nga çdo lloj forme dhune apo abuzimi nga të njohur e të panjohur.

Mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë dhe forcimi i familjes si instutucioni thelbësor për të krijuar një të ardhme më të mirë për fëmijët në Shqipëri dhe në Kosovë është mesazhi kyç që kjo ekspozitë përcjell në çdo element të saj.

 

Tungjatjeta.al

 
Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni