83% e fëmijëve dhe të rinjve në vend deklarojnë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian

You are here

  • 16-07-20 |

83% e fëmijëve dhe të rinjve në vend deklarojnë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian

 

                                                                       Njoftim për shtyp!

83% e fëmijëve dhe të rinjve në vend deklarojnë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

16 korrik 2020 - Të rinjtë shqiptarë duan që Shqipëria të jetë pjesë Bashkimit Evropian  (BE) dhe që ata të jenë të barabartë e të kenë të njejtat mundësi, të drejta dhe detyrime si bashkëmoshatarët e tyre ne vendet e BE. Ky ishte dhe mesazhi kryesor që ata ndanë sot në në eventin final të projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane".

Aktiviteti online ka bërë bashkë të rinj përfaqësues të 11 rajoneve ku është zbatuar ky projekt, anëtarë të komunitetit si dhe përfaqësues nga Bashkimit Evropian në Shqipëri, EU Desks pranë bashkive, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, BB-së dhe donatorëve të tjerë (CFCU), World Vision Albania, organizatat “Albanian Center for Competitiveness and International Trade” ACIT dhe “Changing the Future” CtF.

Në fokus të punës së World Vision Albania është ndërtimi i aftësive të reziliencës te fëmijët, të rinjtë dhe familjet në Shqipëri dhe Kosovë, por më lejoni të them që sot unë ndihem si një “nxënëse” teksa ju dëgjoj ju se sa rezilient u treguat, kurajozë, krijues dhe vijuat misionin tuaj si grupe për të ndarë vlerat e bashkimit evropian në komunitetet tuaja. Mendoj që të gjithë ne të rriturit qofshim në pozicione drejtues organizatash, instuticionesh e donatorësh duhet ti mbajmë gjatë në kujtesë mesazhet që ju ndatë. I kthehem titulli të këtij projekti” Building European Youth at home”, kjo shtëpia jonë e vogël Shqipëria, sot ka një sërë sfidash, më e madhja prej tyre, një proces i gjatë ringritja pas dy emergjencave të mëdha që kaq shumë kanë afektuar komunitetin ku ne jetojmë por sot ju bëj një premtim: WVA do vazhdojë të punojë fort me grupet informale të të rinjve me familjet tuaja në komunitetet tuaja dhe thirrja ime është për çdo organizatë të shoqërisë civile, institucion, donator që së bashku të ringrejmë Shqipërinë në aspektet që është goditur më shumë si në ekonomi, shërbime shoqërore, arsim dhe ju, të rinjtë padyshim që keni një rol kyç për të luajtuar, jo vetëm të jeni pjesë e zgjidhjes por dhe të na mbani përgjegjës të gjitha palëve.”-u shpreh ndër të tjera, drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Boçe Elmazi.

Të rinjtë patën mundësinë të ndajnë disa nga praktikat më të mira, histori suksesi si dhe mesazhe për institucionet lokale dhe kombëtare në mënyrë që të sigurohen standarte që të rinjtë shqiptarë të prekin ëndrrën evropiane.

Të mbjellim shpresën tek te rinjtë, të gjithë pothuajse e shohin të ardhmen e tyre larg Shqiperisë madje pergatiten këtu per tu larguar. Ndaj thirrja jonë eshte qe çdo institucion te kujdeset për të mos e humbur këtë fuqi që ka, duke hapur vende pune, për të nxitur sipërmarrjen si dhe të krijojë programe për ti mbështetur të rinjtë që e aspirojnë arsimin gjatë gjithë jetës, punësimin, artin, sportin, kulturën etj.” - thotë Shefqeti, një i ri nga Vlora.

 

  • 66%[1] e fëmijëve dhe të rinjve vlerësojnë që lëvizja e lirë dhe studimet jashtë vendit janë arsyet kryesore që të rinjtë do të përfitojnë nga anëtarësimi në BE

 

* Kjo është ndër gjetjet e anketës së zhvilluar në kuadër të projektit Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane". (Building the European future at home: youth engagement in the process) ku morën pjesë gjithsej 1335 të rinj, 11 zona të ndryshme të Shqipërisë (Bulqizë, Dibër, Durrës, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë).

Ne presim tju takojmë që të mësojmë që të dëgjojmë më shumë se çfarë mësuat gjatë këtij projekti. Ne shpresojmë tju shohim duke kontribuar për vendin tuaj dhe të jeni ndryshimi në komunitetet tuaja, të vijoni të promovoni vlerat e solidaritetit, qytetarisë aktive, barazisë, të drejtave të njeriut, demokracisë dhe anti diskriminimit.”- u shpreh znj, Lenka Vitkova - Drejtuese e sektorit të Drejtësisë dhe të Rendit Ligjor në Delegacionin e Bashkimi Evropian në Shqipëri.

 

Rreth 900 të rinj nga 11 rajone[2] të Shqipërisë, për 20 muaj janë përfshirë në zbatimin e aktiviteteve të projektit. Në 11 rajone të Shqipërisë: Dibër, Bulqizë, Durrës, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë janë zhvilluar forume rajonale, 43 nisma dhe debate në nivel lokal dhe kombëtar.

 

[2] Dibër, Bulqizë, Shkodër, Lezhë, Kurbin, Kamzë, Elbasan, Durrës, Librazhd, Korçë and Vlorë.

Tungjatjeta.al

 
Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni