Lançohet platforma e vetme online për informimin e personave me aftësi të kufizuara

You are here

  • 31-01-20 |

Lançohet platforma e vetme online për informimin e personave me aftësi të kufizuara

Sot për herë të parë në Shqipëri është prezantuar platforma e vetme online për informimin e personave me aftësi të kufizuara.

www.platforma-pak.al është hapësira e parë online e dedikuar dhe e përshtatur për personat me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në shikim, dëgjim dhe lëvizje.

Legjislacioni shqiptar, terminologjia e përdorur, statistikat, rregullat e etikës si dhe pyetjet më të shpeshta mbi çështjet e aftësisë së kufizuar janë disa nga informacionet kyçe të kësaj platforme.

Rreth 68% e personave me aftësi të kufizuara raportojnë se nëpër bashki, KMCAP, qendra ditore dhe ato shëndetësore nuk ka aspak mundësi komunikimi të përshtatur për nevojat e tyre. Kjo është një ndër gjetjet kryesore të raportit të parë të Monitorimit të Planit Kombëtar për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara[1] të raportuar nga aktorë të shoqërisë civile, persona me aftësi të kufizuara ose familjarët e tyre në Dibër, Lezhë, Korçë dhe Berat.

Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision Albania u shpreh: “Procesi i aksesit në informacion është kyç për të fuqizuar individin, familjen dhe komunitetin, në mënyrë që ata të kërkojnë të drejtat e tyre. Nisur nga nevojat e personave me aftësi të kufizuara, ne kemi kënaqësinë tju prezantojmë platformën interaktive të aksesueshme nga çdokush.

Ne si World Vision Albania jemi të përkushtuar që të mbështesim familjet e fëmijëve më në nevojë. Kjo platormë është një mjet teknologjik që iu ofron personave me aftësi të kufizuara, familjeve të tyre ashtu sikurse edhe shoqërisë civile informacion të aksesueshëm pavarësisht vështirësive në funksionalitet apo barrierave të ndryshme. Ftoj të gjithë personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre, rrjetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile të përdorin platformën “Aftësia e Kufizuar dhe Barazia” për tu informuar e më pas për të kërkuar të drejtat e tyre shërbime cilësore dhe të qënit pjesë aktive e shoqërisë civile në Shqipëri.” 

Platforma është një ndër nismat kryesore të projektit: “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe MEDPAK.

Tungjatjeta.al

 
Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni