Për shkollën tonë...

You are here

  • 27-09-20 |

Për shkollën tonë...

Një oborr i gjelbëruar me pemë dhe lule, i sistemuar dhe me stola për të kaluar kohë cilësore së bashku, në mjedisin rreth shkollës. Kjo ishte nisma që mori jetë në muajin gusht nga të rinjtë e grupit IMPACT në Medvec, Lipjan.

E ndërsa pandemia ka mbërthyer çdo anë të jetës, duke sjellë sfida për të gjithë nxënësit në këtë “normalitet të ri”, nxënësit e shkollës SH.F.M.U ‘’Fehmi Agani’ e kanë nisur këtë vit akademik me një frymë pozitive. Me kthimin në shkollë ata i ka pritur një ambient sa i këndshëm aq edhe mikpritës në nisjen e këtij sezoni të ri shkollor.

Të rinjtë e grupit IMPACT në Medvec, Lipjan kanë bërë rregullimin e oborrit të shkollës duke ndihmuar në mbjelljen e pemëve, pastrimin si edhe shtimin e disa stolave.

 “Jam shumë e gëzuar që shkolla jonë duket edhe më bukur. Grupi ynë do të angazhohet vazhdimisht për t’u kujdesur për oborrin. Në rajonin tonë ka shumë pluhur dhe mendoj se ideja e projektit është shumë e goditur, pasi pishat dhe pemët e tjera ndihmojnë në pastrimin e ajrit. Do t’i dua dy herë më shumë pemët e oborrit, njëherë për oksigjenin që na dhurojnë dhe një herë për bukurinë që shtojnë,” – thotë Majlinda 15 vjeç.

Gjatë takimeve të organizuara online, anëtarët e grupit kanë disktutuar mbi nismën që do të ndërmerrin për të përmirësuar sadopak komunitetin ku ata jetojnë. Në oborrin e shkollës mungonte gjelbërimi dhe kjo gjë nuk kaloi pa u venë re nga anëtarët e grupit. Këtë nismë e kishin përzemër shumica prej tyre, jo vetem si një ide për të përmirësuar mjedisin ku ata do të kalojnë një pjesë së kohës, në shkollë, por edhe për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e jetës në komunitet.  

Ky projekt është realizuar nga 15 të rinj të grupit IMPACT, me ndihmën vullnetare të mësuesve por edhe banorëve të fshatit, dhe është mbështetur financiarisht nga World Vision Kosova.

“Jam shumë i gëzuar që shkolla do të ketë stola në oborr. Për ne nxënësit do të jetë një mundësi shumë e mirë  që pushimin mes orëve, bisedat apo kohën e lirë, tani t’a kalojmë në këtë mjedis të bukur,”- thotë Erjoni, 15 vjeç.  

Klubet IMPACT janë grupe të rinjsh me rreth 20 anëtarë që organizojnë takime të përbashkëta ku diskutohen tema me module të ndryshme si qytetaria aktive, paqja, e shumë të tjera. Në fund të çdo moduli grupet organizojnë nisma komunitare.

Ky grup të rinjsh ka përfunduar vetëm një nismë, e cila do të ndiqet nga shumë të tjera, duke shtuar çdo herë një hap në rrugëtimin e përmirësimit të komunitet ku ata jetojnë. Prandaj, ata ftojnë edhe bashkëmoshatarët të impenjohen për t’i dhënë dritë ideve të tyre për të përmirësuar të ardhmen e vendit, sepse të rinjtë sëbashku mund të sjellin ndryshim.

Tungjatjeta.al

 
Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni