Reagim

You are here

  • 20-05-21 |

Reagim

Gjatë ditëve të fundit, World Vision në Kosovë ka ndjekur me shqetësim raportimin në media për episodin e dhunës dhe abuzimit seksual ndaj një fëmije. Si një organizatë e cila punon prej vitesh për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, ne dënojmë me forcë akte të tilla dhune të cilat cënojnë thelbësisht mirëqenien e fëmijës.

World Vision beson se çdo fëmijë duhet ta jetojë jetën në plotësinë e vet, të jetë i mbrojtur nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi. Mbrojtja e fëmijës nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës është shkelje e hapur e Ligjit 06/L-84 për Mbrojtjen e Fëmijës në Republikës e Kosovës, i cili është në fuqi që prej vitit 2019. Ky ligj përcakton shprehimisht në Nenet 48 të tij se fëmija duhet të mbrohet nga të gjitha format e dhunës, përfshirë këtu edhe abuzimin seksual. Ndërsa në Nenin 52 të këtij ligji përcaktohet qartë mbrojtja e fëmijës nga pornografia si vijon: Ndalohet çfarëdo paraqitje, në çfarëdo mënyre, e një fëmije të përfshirë në aktivitete eksplicite seksuale reale ose të simuluara apo çfarëdo paraqitje e pjesëve intime të trupit të një fëmije... dhe se ngarkohen autoritetet përkatëse për të mbyllur hapësirat e përdorura për prodhimin e pornografisë së fëmijës.

Ka qenë tronditëse për ne të mësonim faktin se palët e përfshira në këtë ngjarje janë  të gjithë fëmijë. Por, ndërsa World Vision qëndron në krah të të mbijetuarve të dhunës dhe mbështet çdo veprim që siguron mirëqenien e tyre, si edhe ofrimin e shërbimeve cilësore e të shpejta, ne po ashtu bëjmë thirrje për trajtimin me dinjitet edhe të fëmijëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. World Vision do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të kërkojë ndërmarrjen e veprimeve të posaçme që synojnë parandalimin dhe mospërsëritjen e çdolloj forme dhune ndaj fëmijëve. Si një organizatë që punon për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, kërkojmë zgjidhjen konkrete të rastit në fjalë nga organet kompetente.

Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve, prandaj ne besojmë se është përgjegjësi e të gjithëve ne: e anëtarëve të shoqërisë, e familjes, e institucioneve arsimore, e institucioneve të tjera në nivel qendror e komunal, e shoqërisë civile, dhe e kujtdo tjetër që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve. Po ashtu, është përgjegjësi e të gjithëve ne që t’iu mësojmë dhe përcjellim fëmijëve vlerat pozitive të dashurisë, respektit, kujdesit për veten dhe për të tjerët, ndërkohë që iu mësojmë të bëjnë qartazi dallimin mes këtyre më sipër dhe veprimeve që lëndojnë të tjerët dhe janë veprime të papranueshëm. Në këtë këndvështrim, World Vision i bën thirrje të gjitha institucioneve, medias, dhe shoqërisë në tërësi që të përdorin fuqinë e tyre në rritjen e ndërgjegjësimit për mospërsëritjen e akteve të dhunës ndaj fëmijëve. Përkundrazi, ne dëshirojmë të nxisim promovimin e modeleve pozitive të fëmijëve dhe të të rinjve të cilët frymëzojnë bashkëmoshatarët e tyre, mbrojnë veten dhe të tjerët nga çdo formë dhune, si dhe raportojnë për raste të dhunës ndaj fëmijëve.

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni