Në bibliotekën e shkollës sime...

You are here

  • 18-09-20 |

Në bibliotekën e shkollës sime...

120 libra të rinj, janë shtuar në fondin e bibliotekës së  shkollës SH.F.M.U ‘’SKËNDERBEU’’ në fshatin Kraishtë të Komunës së Lipjanit.

E ndërsa të gjithë po kalojmë një periudhë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, dhe sapo lamë pas krahëve një verë të pazakontë, 25 të rinj të grupit IMPACT në Kraishtë të Lipjanit, gjatë muajve korrik-gusht kanë ideuar dhe ndërrmarrë nismën e pasurimit të bibliotekës së shkollës së tyre me libra të rinj.

“Gjatë kohës së pandemisë, kemi qëndruar shumë në shtëpi pasi levizja ka qenë e kufizuar. Bashkë me anëtaret e grupit IMPACT Kraishtë menduam që librat do të ishin shokë shumë të mirë për fëmijët dhe të rinjtë gjatë kësaj periudhe. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të kalojmë kohën duke lexuar libra, por edhe do të shijojmë udhëtimet imagjinare nëpër botë ku do të na çojnë këto libra,”– thotë Albini, 14 vjeç.

Në bibliotekë kishte shumë pak libra dhe shumica ishin tituj të vjetëruar nga koha e një pjesë tjetër ishin shumë të dëmtuar. Këto ishin dy arsyet kryesore që të rinjtë përmes procesit të votimit në grup zgjodhën këtë nismë fituese, ndër shumë të tjera që po ashtu synonin përmirësimin e ambienteve të shkollës e jetës së komunitetit ku edhe ata bëjnë pjesë.

“Jam shumë i lumtur që tani kemi mundësi t’i hapim dyert e biblotekës dhe aty ka më shumë mundësi për lexim. Besoj se kështu, do të shtohet edhe interesi i fëmijëve për lexim....” – shprehet drejtori i shkollës, Z. Ismet Dedushi.

Libra shkollor, libra historie, romane – këto janë disa ndër llojet e librave që janë vënë në dispozicion të 300 nxënësve dhe mësuesve të shkollës.

Pas rikthimit në bankat e shkollës, anëtarët e grupit IMPACT do të organizojnë edhe ore letrare me bashkëmoshatarët e tyre e do të diskutojnë mbi libra të ndryshëm. Menjëherë pas realizimit të këtij projekti nxënësit e shkollës kanë filluar të marrin libra nga biblioteka për t’i lexuar në kohën e lirë.

Kjo nismë, është një ndër dhjetra nismat e realizuara me mbështetjen financiare të World Vision Kosovo që kanë marrë të rinjtë e grupmoshës 12-18 vjeç.

Klubet IMPACT janë grupe të rinjsh me rreth 20 anëtarë që organizojnë takime të përbashkëta ku diskutohen tema me module të ndryshme si qytetaria aktive, paqja, e shumë të tjera. Në fund të çdo moduli organizohen nisma komunitare.

Në përfundim të kësaj nisme, të rinjtë do të vijojnë të ideojnë edhe shumë nisma të tjera, por ndërkohë ftojnë edhe bashkëmoshatarët të tjerë të bëjnë diçka për lagjen apo komunitetin e tyre sepse vetëm së bashku thonë se mund të përmirësojnë jetën në komunitetet ku ata jetojnë.

Tungjatjeta.al

 
Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni