Fidanët e lajthive

You are here

  • 25-04-18 |

Fidanët e lajthive

Babai i Valmirës, Klarës dhe Arsenit është i vetmi që ka një punë në familje. Për të është shumë e vështirë të sigurojë disa të ardhura më shumë për të mbyllur të gjitha shpenzimet mujore.

 “Tani jam pak më i lehtësuar se më duket sikur kam heq një barrë nga supi se e di që i kam aty, duhet veç t’iu bej yzmet për të pasur rezultat. Po u kujdesa si duhet për këto fidanë që më dha World Vision, e di që do më shpërblehet mundi edhe mua, dhe familjes sime” – thotë Bilbili.

Janë ndër familjet më të varfra të fshatit dhe i përkasin komunitetit egjyptian. Jetojnë në fshatin Sohodoll të Dibrës dhe këtë muaj familja Bajrami u bë pjesë e rreth 70 familjeve që u mbështetën nga World Vision me fidanë lajthie. Dy kryefamiljarët janë zotuar se do i përkushtohen me ‘mish e me shpirt’që në të ardhmen të marrin frytet e punës së tyre nga 164 fidanët e dhuruar.

Bashkëshortja e Bilbilit shprehet: “Falë World Vision ne kemi një shpresë më shumë, që në të ardhmen ti kalojmë problemet që kemi. Burri im punon me ditë dhe vetëm gjatë verës në një lavazh, ndërkohë që jemi 5 anëtarë. E dimë se do kohë që pemët të hyjnë në prodhim, po deri atëherë ne do bëjmë siç kemi bërë deri tani, do mbledhim lule në mal që të fitojmë ndonjë lek për të jetuar.Tani me këtë dhuratë ne kemi mundësi të punësohemi e të fitojmë të ardhura që edhe fëmijëve t’iu ofrojmë shkollim e jetë më të mirë” -  thotë Vera, e ëma e Valmirës, duke mos harruar pengun e madh e duke dashur të nënvizojë se për shkak të mundësive ekonomike ishte e pafuqishme të ndryshonte realitetin e hidhur të shkëputjes së vajzës nga shkolla. Gjatë atyre muajve, në familjen e tyre asgjë nuk ishte si më parë. Heshtja i kishte zënë vendin zhurmave të hareshme, kurse Valmira ose mbyllej në dhomën tjetër, ose zinte cepin e saj në shtëpinë modeste.

Së bashku me motrën dhe vëllain, prej disa vitesh ajo ishte pjesë e takimeve dhe aktiviteve të World Vision. Kishin gjetur shumë shokë e shoqe aty, kishin marrë informacione mbi mbrojtjen e fëmijëve, të drejtat dhe detyrat, si të ngrenë zërin mbi problemtikat në komunitet, por edhe për t’i zgjidhur ato, e nga ana tjetër edhe janë argëtuar. Por, për shkak të pamundësisë për t’i siguruar transportin  nga shtëpia në fshat për tek shkolla e mesme në qytet, prej 2 muajsh Valmira nuk po e frekuentonte dot më mësimin. Stafi i World Vision bisedoi me familjen për të parë mundësitë që e madhja e familjes të mos shkëputej nga gjimnazi e për të pasur më shumë mundësi në të ardhmen. Por kësaj here nuk ishte mungesë dëshire, por mungesë mundësish. Kështu që, World Vision vendosi t’i paguante vajzës transportin. Shumë shpejt ajo iu rikthye mësimeve. 

Me përfundimin e gjimnazit, fillimin e shkollës së lartë të vajzës, prodhimin e lajthive dhe sigurimin e disa të ardhurave më shumë, e gjithë familja, e veçanërisht fëmijët do të kenë më shumë mundësi për të pasur një të ardhme e një jetë më të mirë.

Në Dibër, përmes projektit të fuqizimit ekonomik  janë mbështetur 70 familje me fidanë lajthie. Familjet më në nevojë kanë qenë në fokus të fillimit të projektit në këtë zone. Një ndër kategoritë që kanë përfituar nga kjo nismë janë familjet me një sasi toke të kufizuar. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi vetëpunësimi dhe zhvillimin e një biznesi familjar.

Drejtoria e Bujqësisë ka qenë pjesë e procesit në identifikimin e zonave me tokë të përshtatshme për kultivimin e lajthive. Nga ana tjetër është bashkëpunuar për kontaktimin e fermerëve, realizimin e takimeve informuese mbi këtë proces dhe plotësimin e dokumenteve për aplikim.

Tungjatjeta.al

 
Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Newsletter

Regjistroni emailin tuaj për të marrë njoftimet tona.

Na Ndiqni