Puna është flori

You are here

  • 15-01-21 |

Puna është flori

Historia e familjes Balla ngjan me përrallën e moçme të përcjellë ndër breza me mesazhin kryesor: "Nëse punon tokën, aty do gjesh pasurinë e të parëve."

Jemi rritur me këtë punë, babai filloi të më mësonte qëkur isha i vogël. Kur u rritëm babai na tha: “Për mua ja ku e keni tokën, ja dhe bagëtitë që mund t’i shtoni, ia dhe mali ku mund t’i kullosni, dhe tokat me qera në Elbasan që mund t’i shfrytëzoni. Nëse doni të punoni, do t’ia dilni dhe do t’i rrisni fëmijët, siç ju rrita unë ju. Me fjalët e babit më është dukur vetja si te përralla “Puna është Flori”,”- thotë Astriti.

Ai është 32 vjeç dhe baba i 3 fëmijëve, një djalë 8 vjeç dhe dy vajzat 6 dhe 3 vjeç.  Ata janë pjesë e një familjeje të madhe, ku bëjnë pjesë edhe prindërit dhe vëllezërit e Astritit.

Jeta e tyre kalon midis fshatit Babje në Librazhd, Malit të Babjes ku mbajnë bagëtitë në verë, dhe fshatit “Katund i ri” në Elbasan ku mbajnë bagëtitë në dimër.  Ai ka mbaruar shkollën e mesme për turizëm në Durrës, ka bërë kurs për kuzhinier, ka punuar si kuzhinier, kamarier në disa restorante, madje ka provuar të emigrojë edhe në Maqedoni, por përsëri është kthyer për të qenë çdo ditë pranë familjes.

Kam investuar tek kjo punë që na mësoi babai që herët dhe ende sot po ecim në gjurmët e tij. Dëgjoj shpesh për shokë që ikin apo më nxitin të iki, por unë nuk nisem më për emigrim, se është vetë puna këtu tani që më mban të lidhur. Jemi shumë të zënë, babi, unë dhe vëllai i dytë. Vetëm vëllai i vogël është akoma në fazën kur ka dëshirë të provojë emigrimin dhe është andej, por jam i sigurtë se ashtu si unë dhe ai do kthehet dhe do të vazhdojë ndërtimin e të ardhmes së tij këtu,”- vijon Astriti.

Ata kujdesen gjithë kohës për punën. Astriti kujdeset për lopët dhe gjithçka tjetër, që nga kullota, mjelja dhe zbritja çdo ditë në qytet për tregëtimin e qumështit nëpër lokale. Gjatë verës kanë delet në mal dhe çdo ditë zbret qumështin në qytet ku e tregtojnë direkt vetë, dhe pjesën e mbetur e çojnë tek një baxho në zonë, ku e shesim shumë më lirë.

Astriti, vëllai dhe familja e tij u takuan me stafin e World Vision Albani 4 vite më parë ku u bënë pjesë e disa trajnimeve të ofruara për mirëmbajtjen dhe higjienën e bagëtive në stalla. Takimet u bënë më të shpeshta falë pikës sonë të kontaktit Dirni Qoshku, një ndër partnerët e World Vision në zonë. Ai u bë pjesë e trajnimeve për veterinarinë, angazhimin komunitar, organizimin e grupeve, ndërtimin e jetës së sigurtë përmes modulit “Pikëpamje e Fuqizuar për Botën”.

Astriti dhe famija e tij janë një ndër familjet më punëtore në fshat. Ata kanë investuar gjithë energjinë e tyre për zhvillimin e blegtorisë dhe mbajtjen e familjes përmes burimeve që u ofron toka, mali, pra e gjithë zona e tyre,”- shprehet Drini.

Ai na tregon se vitin që shkoi familja e Astritit është përzgjedhur si një nga familjet fermere që i është bashkuar grupeve të prodhuesve për higjienizimin si dhe për planet apo nevojat që ata kishin sidomos si pasojë e pandemisë COVID-19.

Në këtë trajnim është vënë re se duart e Astritit ishin dëmtuar shumë dhe po sëmureshin nga mjelja dy herë në ditë e 5 lopëve që familja e tyre mban, si dhe nga 300 krerë dele për të cilat kujdesen të gjithë bashkarisht.

World Vision më siguroi një makineri për mjeljen e lopëve dhe më ka ndihmuar shumë se më ka kursyer kohën, por më shumë për shëndetin se kisha probleme me lëkurën e duarve. Por, çfarë më ka dhënë më shumë forcë kanë qenë trajnimet që kemi bërë këtu si grup bashkë me fermerë të tjerë. Fjalët e trajnimit për një të ardhme dhe vizion këtu në zonë për mua ishin shumë motivuese dhe sikur më jepnin krah për vendimin që kam marrë për të jetuar këtu me familjen time. Nuk kam braktisur as nënën, as nusen, as tre fëmijët dhe të gjithë jemi bashkë dhe besojmë tek puna dhe toka jonë,”- thotë krenar Astriti.

Ata janë një familje e bashkuar, secili ka detyrat e veta dhe të gjithë kontribuojnë për të mirën e përbashkët të familjes.

Nëna e tij kujdeset për tre fëmijët e Astritit dhe shtëpinë sepse ata janë një familje e madhe dhe kanë nevojë për përkujdesje, por ajo është e lumtur që fëmijët i ka të gjithë bashkë dhe me punën e tyre këtu nuk kanë nevojë të emigrojnë për të mbajtur familjen.

Në të ardhmen Astriti synon përmirësimin e tregtimit që marrja e qumështit të bëhet nga ndonjë pikë grumbullimi dhe transporti me një mjet të posaçëm do ta ndihmonte shumë. Dua të jem i përfshirë që të ndikojmë për politika, një rregullator lehtësues që të na ndihmojnë të ecim përpara! - e mbyll rrëfimin e tij Astriti. 

Tungjatjeta.al

 
Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni