Një dritare e hapur...

You are here

  • 15-02-21 |

Një dritare e hapur...

Familja është emëruesi i përbashkët i njerëzimit. Të gjithë jemi pjesë e një familjeje dhe muret e shtëpisë, krevatët, e çdo send tjetër marrin kuptim kur i ndan me familjen. Megjithatë si në çdo marrëdhënie edhe mes anëtarëve të një familjeje ka momente të vështira, ashtu sikurse ka çaste gëzimi e hareje.

Këto ishin mendimet që më endeshin ndër mendje teksa prisja të takoja familjen durrsake. Elsa jeton me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, vajzën Arsjeda 13 vjeç dhe djalin Alkejdi 11 vjeç.

Fshati i tyre ndodhet 20 minuta larg qytetit të Durrësit, por për shkak të rrugës së prishur dhe mungesës së transportit ajo dhe bashkëshorti i saj zbresin në qytet vetëm kur kanë nevoja urgjente për ushqime apo në rastet kur kërkojnë punë.

Jeta e tyre në fshat shoqërohet me plot sfida. Mungesa e transportit për fëmijët në shkollë i detyron ata të shoqërojnë fëmijët e tyre në këmbë. E sikur të mos mjaftonin problemet e përditshme të një jetese të vështirë për të plotësuar kërkesat e fëmijëve, Elsa para 2 vitesh është aksidentuar nga një makinë në rrugën teksa kthehej nga shkolla e fëmijëve për në shtëpi. Duke ecur rrugës me dy fëmijët e saj në njërën dorë dhe dy të kunatës në dorën tjetër ajo është përplasur nga një makinë e cila ka kaluar me shpejtësi në rrugën pa drita.

 “Ishte pasdite dhe errësirë. Rruga e prishur, pa trotuare dhe pa drita. Makina më hodhi tutje disa metra, për fat të mirë fëmijët më shpëtuan. Vajza e kunatës që ishte më e madhja lajmëroi në kohë familjarët dhe më dërguan në spital për mjekim. Por deri para pak kohësh kam vuajtur nga këmba të cilën prej 1 viti e kam mbajtur me paterica. Nuk lëvizja dot shumë dhe nuk isha në gjendje të punoja,- tregon Elsa, e cila ka gjetur forcën për të ecur para dhe për të mos u dorëzuar para vështirësive që sjell jeta.  Ajo do të jetë shembull për fëmijët e saj dhe këtë nuk do ta arrijë vetëm duke i treguar me fjalë, por përmes veprave. Elsa tregon se ka marrëdhënie të mirë me bashkëshortin, por për ndonjëherë për shkak të shqetësimeve shëndetësore dhe problemeve ekonomike edhe zënkat dhe grindjet nuk kanë munguar mes tyre. Ata janë të papunë dhe kanë hasur jo pak momente sfidash për të siguruar të ardhura për familjen. I shoqi, Sajmiri përpara pandemisë punonte me ditë në ndërtim ose bujqësi kur i dilte ndonjë mundësi, ndërsa Elsa përpara aksidentit ishte përpjekur të gjente punë tek Zyra e Punës, por mundësitë që i ishin ofruar i kishte të pamundura t’i ndiqte për shkak të mungesës së transportit që lidh fshatin e tyre me qytetin.

Në këtë mënyrë, duke qenë se jetojnë në fshat e vetmja mundësi e tyre ishte mbjellja sipas stinëve e perime të ndryshme në tokën e tyre pranë shtëpisë dhe shitja e produkteve buzë rrugës.  

Kemi pak toke dhe aty kemi mbjellë fruta dhe perime sezonale. Ngaqë u mbyllëm prej pandemisë bashkëshorti nuk po punonte asnjë dite, dhe këtë e kemi parë mundësinë tonë të vetme për të ushqyer fëmijët. Jetesa është shumë e vështirë të gjithë familjen dhe për momentin pas shumë sfidave që kemi kaluar sidomos pas pandemisë, po mundohemi të gjejmë forcën për tu ringritur përsëri,- shton Elsa.

Ata janë bërë pjesë e programeve të World Vision Albania ku fillimisht kanë marrë pjesë në programin “Festojmë Familjen”. Më pas gjatë kohës së izolimit, për shkak të pandemisë COVID-19, ata kanë qenë pjesë e programit online #stayathomefamilychallenge dhe së fundmi janë bërë pjesë në programin me trajnime mbi “Prindërimin Pozitiv”.

Në kohën e izolimit programi juaj online, ishte si një dritë në fund të tunelit, pasi falë tij ne patëm mundësi  të ndanim gëzimet familjare, shqetësimet apo frikërat në një grup me familjet e tjera dhe kështu nuk u ndjemë asnjëherë vetëm,”- shprehet Elsa e cila thotë se veçanërisht në atë periudhë kishte shumë pikëpyetje mbi menaxhimin e kohës brenda shtëpisë.

Së fundmi, familja e Elsës është një nga 38 familjet pjesëmarrëse në trajnimet mbi “Prindërimin Pozitiv” të cilat janë zhvilluar gjatë periudhës Nëntor-Dhjetor 2020 në Durrës. Gjatë trajnimeve ata mësuan sesi mund të shfaqin qëndrime pozitive dhe morën informacione rreth praktikave më të mira të prindërimit pozitiv në mënyrë që të krijojnë një mjedis familjar mbrojtës dhe përkujdesës për djemtë dhe vajzat e tyre.

“Falë këtij programi kam patur mundësi të ndihmoj më shumë fëmijët, bashkëshortin për t’ia dalë mbanë edhe në ditët më të vështira të jetës sonë, në lidhje me qëndrimin që kam mbajtur në komunikimin e vazhdueshëm me ta duke i ndihmuar dhe mësuar të gjithë së bashku. Gjatë programit patëm mundësi të njohim më shumë njëri-tjetrin, të kalojmë më shumë kohë me njëri tjetrin dhe të luajmë më shumë së bashku. Kemi lozur me fëmijët si asnjëherë më parë,”- tregon mamaja e 2 fëmijëve nga Durrësi.

Në 2 vite, World Vision Albania e mbështeti familjen e Elsës me paketa ushqimore gjë që lehtësoi paksa barrën e rëndë ekonomike duke krijuar më shumë mundësi për plotësimin e nevojave që fëmijët e saj kishin në shkollë.

 “Ndihma për ne ishte në disa drejtime. Këshilla nga psikologë, produkte ushqimore, mjete kancelarike dhe tablet për mësimet online të fëmijëve. Falë mbështetjes suaj me paketa ushqimore, unë munda të siguroja në kohë librat e fëmijëve të mi dhe materialet që iu nevojiteshin për në shkollë që të ndiheshin të barabartë me të tjerët. Gjithashu, fëmijëve ju krijua mundësia të ndiqnin mësimin online si të gjithë bashkësmoshatarët e tyre me tabletin që na dhuruat, ata nuk humbën asnjë orë mësimi online gjatë izolimit prej pandemisë Covid-19,”-kështu e mbyll rrëfimin e saj Elsa.  

 

 

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

4

Komuna

14

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni