Në shtëpinë time...

You are here

  • 08-02-21 |

Në shtëpinë time...

Vetëm 12 km larg qytetit të Korçës, në një fshat aty pranë të bien në sy tokat e mbjella të fermerëve të kësaj ane. Një nga fermerët më të rinj të zonës është edhe Marigleni.

Kur shkon për të takuar Mariglenin, gjen pranë tij dy prindërit e moshuar, por mikpritës, ashtu si ka qenë ngaherë tradita e korçarëve. Ata i gëzohen gjithmonë miqve që i vijnë tek pragu i shtëpisë dhe me një buzëqeshje në fytyrë të ftojnë të ulesh e të bisedosh me ta.

Janë ditë jo të lehta për shkak të pandemisë COVID-19 dhe kujdesi për shëndetin vjen në radhë të parë, ndaj sigurohemi që teksa ulemi në karriget në oborr të ruajmë distancën e të mbajmë maskën.

Babai i Margilenit, xha Myfiti tregon se sa i apasionuar ka qenë edhe ai vetë kur kujdesej për  delet, dhentë, lopët apo kuajt. Teksa flet me krenari për punën në tokën e tyre dhe gjënë e gjallë, ai na rrëfen se dëshira e tij më e madhe sot është që djali i tij i vetëm të vazhdojë ta zhvillojë më tej këtë kulturë pune dhe trashëgimi që i ka lënë.

Ka qenë shtysë e World Vision dhe nxitja shumë e madhe e drejtuesve të grupit të fermerëve në fshatin tim që unë të filloja të vija në takime dhe falë kësaj shtyse unë arrita ta shtoj tokën nga 6 dynym në 23 dynym. Jam aq i kënaqur sa nuk di ç’të them. Tani s’kam më nevojë të shkoj të punoj argat në tokat e tjetrit sepse kam tokën time, prodhimin tim. Tani kam më shumë kohë të rri me fëmijët, si dhe të ndihmoj bashkëshorten,”- tregon i biri i xha Myftiut.

Marigleni tani merret kryesisht me blegtori, kujdeset për lopët që ka në stallë, punon sipërfaqen e mbjellë me jonxhë dhe misër foragjere që është ushqim i domosdoshëm për bagëtinë.

Më parë kishte provuar edhe emigrimin në Greqi. Në pjesën më të madhe të kohës atje punonte me mbledhjen e ullinjve për të siguruar të ardhura për familjen. Këtë, siç tregon ai, e ka bërë pa dëshirën e prindërve, por sepse dikur mendonte se në Shqipëri nuk kishte të ardhme. Tani i sheh gjërat ndryshe dhe përpiqet që në çdo rast të marrë më të mirën e situatës.

Përveç tokave të trashëguara nga i ati, ka marrë me qera të tjera sipërfaqe toke. Një pjesë prej tyre i ka mbjellë për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për bagëtinë, kurse pjesën tjetër me fruta e zarzavate si ushqim të freskët për familjen e tij.

Pavarësisht angazhimit me tokën, Marigleni ndjehet edhe më shumë i përfshirë në rritjen e fëmijëve. “Iu rri më afër dhe i ndihmoj edhe në detyrat e shtëpisë sepse tani nuk jam më i detyruar të punoj në tokat e të tjerëve” - shprehet ai.

Vajza e tij, Gloria është e regjistruar në projektin e Letërkëmbimit të World Vision Albania.  Së fundmi, së bashku me fëmijët e tjerë të kopshtit të saj është pajisur me mjete kancelarike personale apo lodra edukative për zhvillimin e tyre.

Pas daljes nga izolimi, në kuadër të mbështetjes ndaj situatës së emergjencës së krijuar prej pandemisë Covid-19  dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike të familjeve, World Vision e mbështeti familjen e Mariglenit me 30 zogj pule të cilët i ndihmuan të shtonin sasinë e vezëve që shisnin.

Kurse Noeli, djali i vogël i Mariglenit ka shumë qejf të kujdeset për zogjtë e pulës dhe e ndjek nga pas kudo të atin. Ai gëzohet sa herë që babai i tij ia del të shtojë një kafshë apo shpend në oborr apo në stallë.

Marigleni sot është shumë i fokusuar tek familja, toka, prodhimet dhe bagëtitë e veta. Emigrimin nuk e sheh më si mundësi pavarësisht vështirësive që solli periudha e izolimit prej pandemisë. Ai e cilëson si një sfidë për të gjithë fermerët në fshatin e tij, por është optimist se shpejt edhe kjo do të kalojë. Ndaj, së fundmi ai po sheh për mundësi zhvillimi edhe më shumë. Marigleni është angazhuar edhe në 5 trajnimet e para për bujqësinë që World Vision ka nisur të zhvillojë gjatë kësaj kohe me fermerët e zonës. Ekspertiza e tij si fermer është kryesisht në blegtori, por ai po ndjek me shumë interes sepse në të ardhmen dëshiron ta konsiderojë edhe bujqësinë si një mundësi për mbjelljen e tokave të tij me bimë të rralla medicinale.

Për shkak të afërsisë me qytetin e Korçës banorët kanë akses në shumë shërbime në qytet, por çdo gjë ka dy anë. Fermerët ndjejnë mungesën e një infrastrukture bujqësore të përshtatshme dhe jo rrallëherë mungesa e pajisjeve për ujitjen e tokave, vaditjen, kullimin, drenazhimin është një tjetër vështirësi.

World Vision Albania në këto 5 vjet ka punuar me fermerët e kësaj zone duke i trajnuar dhe orientuar për hartimin e planeve të biznesit, identifikimin e problematikave të tyre e deri në advokimin e problematikave, por edhe respektimin e të drejtave të tyre si fermerë tek autoritetet përkatëse.

Marigleni tregon se këto vështirësi ai nuk i sheh si vetëm si pengesa, por edhe si mundësi për përmirësim. Ai do të jetë pjesë e ndryshimit dhe së bashku me fermerët e tjerë të ndyshojnë situatën dhe të përmirësojnë kushtet për brezat që do të vijnë, për fëmijët e tyre.

 

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni