Këndi qetësisë, një nismë nga të rinjtë e Kamzës

“Pandemia ishte dhe vazhdon të jetë ende një nga momentet më të vështira që brezi ynë ka kaluar. Të qendrosh larg miqve në moshën kur më së shumti ke nevojë të shoqërohesh është vërtetë sacrificë. Megjithatë teknologjia ishte mjeti që na mbajti të lidhur, pa u dashur të udhëtonim apo të takoheshim. Ndërkohë që për vite me radhë prindërit po përpiqeshin të na kufizonin orët që kalonim me telefon, kompjuter apo Ipad; në vitin që lamë pas na nxitën që ta kishim si urë komunikimi…. kështu pas rikthimit në shkollë, lindi ideja e këndit të qetësisë. Shëndeti mendor është njëlloj i rëndësishëm sa edhe shëndeti fizik, ndaj është parësore që institucionet vendimmarrëse, organizatat, partnerët, donatorët, ashtu sikurse edhe bizneset të mbështesin dhe të na përfshijnë ne, brezin e ri për të krijuar të ashtuquajturat aftësi të shekullit.’’ Gjatë 2021-it, 2100 të rinj të grupeve rinore IMPACT në 8 bashki të Shqipërisë, realizuan 49 projekte komunitare që janë ideuar dhe zbatuar nga të rinj si ne. Fokusi kryesor i këtyre projekteve ka qenë shëndeti mendor dhe krijimi i reziliencës përmes sportit, artit, kontaktit me natyrën, leximit dhe kalimit të kohës me njëri tjetrit.