Katalogu i dhuratave

You are here

Në këtë prag festash ju mund të bëni të lumtur një fëmijë apo familje në nevojë duke zgjedhur një nga dhuratat në katalogun e mëposhtëm. Ju ftojmë të shkruani adresën tuaj të e-mailit në mënyrë që ne t’ju dërgojmë një raport dhe foto se ku ka shkuar dhurata juaj. Festat bëhen më të bukura kur ne ndajmë me njëri-tjetrin.

Paketa ushqimore

Rreth 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5$ në ditë. Paketa përmban ushqime bazike të tilla si miell, vaj, makarona, oriz, vezë, thjerrëza etj. Kjo paketë do të ndihmojë një familje me nevojat ushqimore për rreth 1 muaj. 

Shuma:  5000   Lekë

Bëj një dhuratë

Dhurata e Festave të fundvitit

Kjo dhuratë do të bëjë të lumtur një fëmijë në zonat rurale dhe periferike të vendit. Ajo do të përmbajë lodra sipas moshës dhe preferencës së fëmijëve të tilla si top, kukulla, lojëra formuese, shah etj.

Shuma:  1000   Lekë

Bëj një dhuratë

Mjete shkollore

Kjo dhuratë përmban një kuletë me mjete të ndryshme shkollore të tilla si: lapsa, vizore, ngjyra, gomë etj. që do të ndihmojnë fëmijët dhe adoleshentët në nevojë të kryejnë detyrat mësimore.

Shuma:  1500   Lekë

Bëj një dhuratë

Veshje sportive

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar mirëqënien e fëmijëve dhe adoleshentëve, sidomos të atyre më në nevojë. World Vision përmes programeve të saj do t'i angazhojë ata në aktivitete sportive për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor të tyre. Kostumi sportiv për një fëmijë në nevojë përmban një palë tuta dhe bluzë sipas stinës.

Shuma:  2500   Lekë

Bëj një dhuratë

Këpucë & atlete

Këpucët dhe atletet janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe të rinjtë në zonat rurale, veçanërisht për të kaluar stinën e ftohtë të dimrit. Me këtë dhuratë do të ndihmoni njërin prej tyre të qëndrojë ngrohtë në këtë sezon dimri.

Shuma:  2000   Lekë

Bëj një dhuratë

Terapi të specializuara

1 në 10 fëmijë të moshës 2-17 vjeç në Shqipëri, vuan nga të paktën një aftësi e kufizuar e thelluar. Programi ‘Tungjatjeta...jetë’ ofron terapi të specializuara për rreth 200 fëmijë dhe adoleshentë me aftësi të kufizuara në zonat rurale në Librazhd, Bibër, Bulqizë, Prrenjas, Lezhë dhe Rrogozhinë. Me këtë dhuratë ju do të siguroni terapinë javore për një prej tyre.

Shuma:  3000   Lekë

Bëj një dhuratë

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni