Receta e lumturisë: dashuri dhe përkushtim

You are here

  • 07-10-21 |

Receta e lumturisë: dashuri dhe përkushtim

Dashuria dhe përkushtimi janë shumë të rëndësishme për Gledisën. Në moshën 3 vjeçare, u diagnostikua me autizëm dhe sindromën Down. Me përkushtimin e të ëmës, por edhe të mësueses kujdestare, 16 vjeçarja sapo mbaroi shkollën 9 vjeçare dhe tani është gati të marrë drejtimin e jetës së saj. Dëshira më e madhe që ka, është të gatuajë për njerëzit e saj më të dashur: vëllain, të ëmën dhe të atin që shpeshherë emigron për të siguruar më shumë të ardhura për familjen.

‘’Do dëshiroja shumë që të punoja edhe të kontriboja për ti siguruar të ardhura familjes time që edhe bashkëshorti mos të detyrohej të largohej në emigrim, edhe të ishte pranë fëmijëve të tij pasi prania e tij është e domosdoshme. Megjithatë kushtet dhe vështirësitë ekonomike nuk na i lejojnë pasi unë duhet të qëndroj në shtëpi për shkak se Gledisa ka nevojë për një kujdesje të veçantë,’’- thotë e ëma e adoleshentes.

Gatimi për Gledisën ka filluar që në moshë të hershme duke ndihmuar nënën e saj në përgatitjen e recetave të ndryshme. Asaj i pëlqen të ndjekë dhe të mësojë receta të reja nëpërmjet platformës YouTube. Pamundësitë ekonomike nuk e lejonin familjen që t’i siguronin mundësinë për të mësuar më shumë rreth pasionit të saj.

‘‘Gledisa, është një nxënëse që do e donte çdo mësuese që jepte mësim në klasën e saj. Ajo të fal shumë dashuri dhe jam shumë krenare që do ia tregoj brezave pasardhës si shembull frymëzimi për vendosmërinë që e karakterizon Gledisën dhe dëshirën e madhe të saj për një të ardhme sa më të mirë,’’ – shprehet mësuese Gania.

E ëma e vajzës, Donika, tregon se të bijën e ka ndihmuar shumë mësuesja e saj, e cila ka këmbëngulur që të ndiqte shkollën dhe të kalonte kohë me shokë e shoqe. Fillimisht, për familjen e Gledisës, ishte shumë të vështirë ta pranonin që vajza e tyre kishte nevojë për kujdesje të veçantë. Nga ana tjetër, të ardhurat e pakta financiare shkonin për të plotësuar nevojat bazë. Terapitë e specializuara dhe dëshira për të vazhduar një kurs kuzhine ishin të pamundura.

Familja e Gledisës, është një nga 700 familjet, që janë mbështetur nga projekti "Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri" i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania në partneritet me  organizatat e shoqërisë civile. Ndër të tjera, Gledisa ka marrë edhe një set guzhine në mënyrë që të jetë një hap më afër ëndrrës së saj.

Ky projekt synon përmirësimin e shërbimeve të integruara për fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive të thelluara të familjeve, veçanërisht pas pandemisë COVID-19.

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni