Një motër dhe një vëlla

You are here

  • 08-09-21 |

Një motër dhe një vëlla

‘’Dua të flas për Durimin dhe Dritën. Ata janë për ne dhe gjithë shkollën, burim frymëzimi’’. – shprehet Arjana, mësuesja ndihmëse e shkollës “Ibrahim Basha”, në Bathore.

Durimi është 11-vjeç dhe bashkë me Dritën, motën e tij 9-vjeçe, vijnë çdo ditë në shkollë dhe ulen me shokët dhe shoqet në klasën e 3-të. Durimi ka filluar shkollën me dy vite vonesë, për shkak të vështirësisë në ecje.

‘’Për herë të parë që e kam vënë re se tek Durimi ka diçka që nuk shkon, ishte në moshën 1 vjeçare. Ishte diçka e re për mua, diçka e panjohur, s’dija si të reagoja. Me vonë mësova dhe zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Megjithatë Durimi më jepë forcë të vazhdoja dhe të mos derdhja më lot. '' – shprehet nëna e Durimit. Djaloshi është diagnostikuar me miopati metabolike. Kjo sëmundje muskulare shkaktohet nga një keqfunksionim enzimatik, që nuk i lejon qelizat të prodhojnë energji e si rrjedhojë Durimi filloi të ecte në moshën 5 vjeçare. Fillimisht prindërit hezituan ta dërgojnë në shkollë.

Megjithatë dëshirën dhe durimin për ta derguar në shkollë, edhe pse me vonë se fëmijët e tjerë, nuk e humbën asnjëherë.

Ai bën fizioterapi, por edhe pse ka dhimbje gjymtyrësh dhe të shtyllës kurrizore, kjo nuk e pengon të vijë në shkollë. Drita, motra e Durimit dhe njëkohësisht shoqja e tij më e mirë është edhe mbështetja më e madhe që ka. Ajo është çdo ditë pranë të vëllait, kujdeset për t’i lehtësur sado pak dhimbjen fizike duke i mbajtur çantën e shkollës që atij të mos i dhembë kurrizi. Por edhe Durimi është aty për Dritën, për ta ndihmuar atë me matematikën. ‘’Puna me këta fëmijë është një mision, një profesion i shërbimit ku ne e ushtrojmë me bindje e pasion jo vetëm për të transmetuar njohuritë tek nxënësit, por edhe për t’i mësuar si t’i zhvillojnë ato njohuri. Nxënësit me aftësi të kufizuara kanë nevojë të ndihmohen, të mbështeten, të aktivizohen dhe të jenë në shkollë si të gjithë fëmijët e tjerë. Që ditën e parë Durimi u miqësua me mua. Ai nuk u ndie i distancuar nga prania e një mësuese ndihmëse, por ishte me i sigurt për aftësite që ai kishte. Durimi është i dashur si me mësuesit ashtu edhe me bashkëmoshatarët e tij,’' – shprehet mësuese Arjana. Familja e Durimit është e përbërë nga 6 anëtarë: mami, babi, Durimi, Drita, vëllai 14-vjeç dhe motra më e madhe 18-vjeçe. Babai ka kaluar një periudhë të vështirë me shëndetin. Durimi duhet të vazhdojë të marrë terapi të specializuar, por të ardhurat janë të pakta dhe trajtimet të kushtueshme.

World Vision Albania e ka ndihmuar vazhdimisht Durimin dhe familjen e tij, si me terapi ashtu edhe me një tablet që të ndiqte mësimin online gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. “Ky gjest që bëtë sot për ne, mësuesja ndihmëse që i qëndron pranë çdo dite dhe të gjithë që më ndihmoni, faleminderit nga zemra. Tabletin do mund ta përdorin të 4-ërt fëmijët, sigurisht me lejen e Durimit. Ai nuk mund të dalë shpesh jashtë të luajë si të gjithë dhe Drita qëndron me të që ai të mos mërzitet. Të paktën tani do kenë edhe tabletin që i gëzon pa masë,” – u shpreh nëna e Durimit. Tashmë shkolla “Ibrahim Basha” ku mëson Durimi, ka 3 mësuese ndihmëse. Ato ndjekin programet individuale PEI të hartura për çdo fëmijë me aftësi të kufizuara. Në vitin 2017, ky rol mungonte në shkollë. Përmes advokimit të World Vision dhe me bashkëpunimin e institucioneve në nivel vendor dhe qendror shumë fëmijë me aftësi të kufizuara sot frekuentojnë shkollën dhe kanë mësuese ndihmëse.

Tungjatjeta.al

 
Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni