Ëndrrat që falin qetësi

You are here

  • 18-10-21 |

Ëndrrat që falin qetësi

Në moshën 2 vjeçare, kur çdo fëmijë fillon të thotë fjalët e tij të para, për Alesion, sot 16 vjeç, nuk ndodhi. Prindërit e vunë re dhe të shqetësuar për faktin që djali i tyre nuk fliste, vendosën të konsultoheshin me mjekun specialist. Alesio u diagnostikua me çrregullime të spektrit autik. Për prindërit e djaloshit fjala ‘’autizëm’’ ishte e panjohur, por dalëngadalë ata filluan të merrnin informacionet e para, jo vetëm se çfarë ishte autizmi, por edhe si duhej të vepronin që i biri të përparonte.

I ati Alesios, ka një servis të vogël makinash që është dhe i vetmi burim të ardhurash për familjen. Atij i pëlqen shumë të kalojë ditën në servis, bashkë me të atin ku edhe përpiqet ta ndihmojë me disa ‘punë’ të vogla. Kështu djali angazhohet, mëson gjëra të reja çdo ditë, por edhe nuk rri gjithë ditën brenda mureve të shtëpisë.

‘’Alesio, ka nevojë për kujdes shumë të madh. Që në vogëli jam munduar ta mbaj pranë që të kujdesem por edhe të kaloj më shumë kohë pranë djalit. Shpesh herë ai do që të rrijë tërë ditën në punë me mua, por është e pamundur sepse sëmundja e tij nuk e lejon të qendrojë gjatë me mua apo në shkollë,’’ – shprehet Adriani, i ati Alesios.

Si pasojë e pandemisë globale, problemet ekonomike u thelluan për familjen e Alesios. E ndërkohë bashkë me rritjen e djalit, rriteshin edhe kërkesat e tij. Ai donte të kishte veglat e tij personale në servis, si një profesionist i vërtetë, por prindërit nuk ia kishin siguruar dot deri më tani. Alesio, tani ka setin e tij të veglave të punës të cilat iu mundësuan përmes mbështetjes së projektit "Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri" i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania

Familja e Alesios, është një nga 700 familjet në Shqipëri, që ky projekt ka ndihmuar për përmirësimin e shërbimeve të integruara për fëmijët me aftësi të kufizuara, por edhe për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive të thelluara të familjeve, veçanërisht pas pandemisë COVID-19.

Tungjatjeta.al

 
Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni