Buzëqeshja e Samuelit

You are here

  • 18-08-21 |

Buzëqeshja e Samuelit

Ju njohim me Samuelin, 8-vjeçarin nga Tirana, që me buzëqeshjen e tij të fal shumë dashuri. Që kur lindi, prindërit e Samuelit thonë se vunë re diçka ndryshe në portretin e të voglit. Edhe pse kishin dyshime se diçka nuk shkonte, thonë se e kishin të vështirë të pranonin një fakt të tillë, ndaj vetëm kur djali mbushi 5 vjeç vendosën të konsultohen me një mjek të specializuar. Dyshimet e familjes u konfirmuan, vogëlushi u dignostikua me sindromën Down.

Ai ka nevojë për përkujdesje, e cila nuk i mungon, por veçanërisht e motra, Xhulja është shumë e përkushtuar për të vëllain.

‘’Kur lindi Samueli solli pranverë në shtëpinë tonë. Jam me shumë fat që jam motra e Samuelit. Lumturia që më fal im vëlla, nuk krahasohet me asgjë. Do të jem aty gjithmonë për Samuelin dhe dëshiroj të vazhdoj fakultetin, që t’i ofroj një të ardhme më të mirë vëllait tim,”- na tregon Xhulja teksa vijon, - “ Kam shumë mirënjohje edhe për gjyshen tonë. Kur u divorcuan prindërit, ajo u shkëput nga puna për t’u kujdesur për mua. Gjyshja është e përkushtuar ndaj nesh dhe është angazhuar maksimalisht për t’u kujdesur për Samuelin”.

Ajo është 18 vjeçe dhe ashtu si gjyshja, edhe ajo është kujdesur për Samuelin që në vogëli. Familja e Samuelit përbëhet nga babi, motra, gjyshi dhe dashuria e tij më e madhe – siç shprehet ai - gjyshe Bukurija. Ajo është gjithmonë aty për Samuelin dhe motrën e tij.

Ndërkohë që vitet kalonin dhe lidhja mes anëtarëve të kësaj familjeje bëhej edhe më e fortë, një moment jo i lehtë sfidoi këtë familje, por edhe shumë shqiptarë të tjerë.

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019  që goditi Shqipërinë solli shumë vështirësi për familjen e Samuelit. Ai pati reagime emocionale shumë të forta, si frika edhe ankthi. Shtëpia e tyre u bë e pabanueshme. Për një periudhë të shkurtër, familja e Samuelit përfitoi bonus qiraje nga bashkia.

Mirëpo, pas ndërprerjes së bonusit të qirasë për shkak të mbarimit të afatit, ata nuk mund të përballonin këtë shpenzim, por të afërmit i ndihmuan të siguronin një ambient tjetër të sigurtë ku atë të banonin. Kalimi në një shtëpi tjetër bëri që shpenzimet e familjes të rriteshin dita-ditës dhe forca e punës dhe burimet e të ardhurave ishin njëlloj. Pak kohë më vonë, e motra vuri re se Samueli kishte nevojë për syze optike. Qëndronte shumë afër ekraneve si televizori apo celulari. Pas konsultës me mjekun okulist u përcaktua se syzet optike ishin të domosdoshme për Samuelin.

‘’Samueli do të ketë syzet optike që i nevojiten dhe do t’i përmirësohet shikimi. Për shkak të vështirësive financiare ne e kishim të pamundur për të siguruar syzet, për më tepër që këto vështirësi na u shtuan kur djali (babai i Samuelit dhe Xhuljas) u përball me COVID-19 edhe i shkaktoi invaliditet, pasi ishte ai që kujdesej për të ardhurat e familjes sonë. Shpesh herë tani duhet të kërkojmë ndihmë në rrethin tonë familjar, pasi nuk mund te punoj për shkak se duhet të kujdesem për Samuelin,”– thotë gjyshe Bukurija.

Pandemia që kaploi botën mbarë, preku shumë familjet shqiptare, ndër këto edhe familjen e Samuelit. Vështirësitë e familjes u shtuan për shkak të komplikacioneve të rënda pas infektimit të babait të Samuelit me COVID-19. Ai qëndroi për pesë muaj i shtruar në spitalin infektiv. Pas shumë seancash fizioterapie gjendja e tij filloi të përmirësohej, por sërish pasojat që i lënë virusi  janë të mëdha.  Ai e ka të  pamundur  të punojë në profesioinin e tij të mëparshëm si shofer taxi, që të mundësojë nevojat bazë për familjen e tij. Krahas ndihmës nga të afërmit, Samueli dhe familja e tij janë bërë pjesë e mbështetjes së ofruar për familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadër të projektit "Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj COVID-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania.

Ky projekt synon t'i përgjigjet së pari nevojave të menjëhershme të 700 familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Bashkitë Kurbin, Lezhë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Berat, Korçë, Maliq, Kamëz, Tiranë, Dibër dhe Bulqizë. Deri tani 450 familje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në këto zona janë mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike dhe mundësi financiare për të përballuar shpenzimet emergjente për të përmirësuar jetën e fëmijëve të tyre.

World Vision Albania në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile janë duke mbështetur familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri, jo vetëm për të ndihmuar në tejkalimin e situatës emergjente që iu është krijuar gjatë pandemisë COVID 19, por edhe duke iu siguruar informacion, mbështetje juridike, apo me sesione prindërimi apo vlerësimi për fëmijët e tyre.

Ndër të tjera, ky projekt synon përmirësimin e shërbimeve të integruara për fëmijët me aftësi të kufizuara duke ofruar shërbime cilësore në shkollë dhe në shtëpi për ta me anë të mbështjetjes së specializuar që janë duke ofruar nga bashkëpunëtorët si  Down Syndrome Albania, Fondacioni Together Albania, Medpak, ADRF, Ndihmoni Jetën dhe ANAD si pjesë e projektit.

Tungjatjeta.al

 
Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni