Dhuna ndaj fëmijëve rrezikon të tashmen dhe të ardhmen e tyre

You are here

  • 21-09-21 |

Dhuna ndaj fëmijëve rrezikon të tashmen dhe të ardhmen e tyre

Dhuna ndaj fëmijëve rrezikon të tashmen dhe të ardhmen e tyre. 66% e prindërve apo kujdestarëve e konsiderojnë dhunën si mjet disiplinimi

Rritja e numrit të rasteve të dhunës, të bëra publike përmes raportimeve të mediave në Shqipëri vijon të mbetet një fenomen shqetësues e që ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme dhe të vazhdueshme. Shifrat janë alarmante. 66% e prindërve apo kujdestarëve ligjorë e konsiderojnë dhunën si mjet disiplinimi. Pra si po ndikojmë ne në mirërritjen e brezit të ri: fëmijëve dhe të rinjve? Kjo është pyetja kryesore që sjellim përmes projektit “Në Labirint”, e cila na nxit të reflektojmë përpara se të veprojmë e të marrim vendime për fëmijët tanë.

Dhuna ka pasoja negative në zhvillimin e fëmijës duke vendosur në rrezik shëndetin e tij fizik dhe psiko-emocional, arsimimin, përgatitjen për të ardhmen, etj. Po ashtu, studimet tregojnë se dhuna e përjetuar në fëmijëri ka pasoja negative në performancën e fëmijës në shkollë. Në planin afatgjatë këto pasojat psiko-emocionale mund të shoqërohen me pasoja ekonomike afatgjata, përfshirë këtu varfërinë.2

Duhet një botë e tërë për t’i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve; duhemi të gjithë ne, familja, shkolla, komuniteti, angazhimi i institucioneve në nivel vendor dhe qendor, që fëmijët në Shqipëri të mos përjetojnë dhunë.

Sipas Ligjit nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve” në Republikën e Shqipërisë: Çdo person që ka informacion apo dyshim se një fëmijë abuzohet, neglizhohet, keqtrajtohet apo ndodhet në rrezik, ka detyrimin që të njoftojë menjëherë organet e Policisë së Shtetit ose strukturat për mbrojtjen e fëmijës pranë Bashkisë apo njësisë së tij/saj administrative. Personat që raportojnë kanë për detyrë të mbrojnë të dhënat personale të fëmijës sipas detyrimeve që përcaktohen në legjislacionin në fuqi.

Faktet na dëshmojnë se ka nevojë urgjente që çdo individ, ashtu sikurse edhe institucionet, organizatat dhe mbi të gjitha familja duhet të mirëkoordinohen, të bashkëpunojnë dhe të veprojnë, jo vetëm për të rritur numrin e raportimeve pranë strukturave përgjegjëse, por edhe për të ofruar shërbime parandaluese dhe trajtuese.

“Mbrojtja e fëmijëve është një nga aspektet prioritare të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve dhe si e tillë duhet të sigurohet në familje, shkollë dhe komunitet. Çdo fëmijë duhet ta jetojë jetën në plotësinë e vet, i mbrojtur nga çdo lloj forme dhune dhe abuzimi. Jemi ne ata që si individë, por edhe si pjesë të insitucioneve dhe organizatave që përfaqësojmë t’i bëjmë fëmijët të ndiehen të mbrojtur, të vlerësuar. Nuk ka më kohë për të humbur, bëhet fjalë për fëmijët tanë, për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë,”- u shpreh Eljona Boçe Elmazi, drejtoreshë e World Vision Albania në eventin inagurues të Labirintit.

Instalacioni do të jetë i vendosur në sheshin “Liria” në Durrës për 5 ditë, 21-25 shtator. Çdo vizitor do të ketë mundësinë që përmes një eksperience individuale të reflektojë për rolin që ka si prind, familjar apo qytetar në procesin e rritjes së fëmijëve të tyre, si dhe ndikimin afatgjatë që kanë veprimet dhe vendimet e sotme në të ardhmen e fëmijës.

Eventi hapës i këtij projekti në Durrës do të jetë të martën, më 21 shtator, në orën 10:00 dhe është një bashkëpunim i World Vision Abania në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Bashkinë Durrës.

Në përputhje me masat anti COVID-19 për çdo vizitor do të sigurohen Pajisje Personale Mbrojtëse. Hyrja do të jetë individuale dhe me një distancë kohore 3 minuta nga vizitori paraardhës. Për personat me aftësi të kufizuara do të ketë shoqërues që i lehtëson aksesin në Labirint.

Tungjatjeta.al

 
Sara
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Gabriela
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Ardiani
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Bruna
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni