Hapësira zhvillimore në 16 shkolla

You are here

 

Hapësirat Zhvillimore, modeli që i përgjigjet nevojave që çdo fëmijë ka në aspektet e zhvillimit dhe të të nxënit

 
 
Nga Brisilda Jahaj
-Këshilltare Teknike për Programin e Edukimit, World Vision Shqipëri dhe Kosovë

 

Të dhënat e studimit të parë kombëtar të prevalencës së aftësisë së kufizuar në Shqipëri nxorën të dhëna që na bënë të mendojmë si organizatë, se cila qasje dhe çfarë lloj shërbimesh do i përshtateshin më shumë fëmijëve me vështirësi të lehtë në funksionalitet dhe atyre me aftësi të kufizuara, të grupmoshës me prevalencë më të lartë 5-16 vjeç, që ndjekin shkollat e zakonshme.

Nga puna prej gati një dekade e fokusuar në fushën e edukimit, si organizatë kemi kuptuar që nuk mund të mjaftohemi vetëm me trajnimet e mësuesve, ndërhyrjet dhe nismat në infrastukturë, mbështetjen e rrjeteve të profesionistëve që punojnë me gjithëpërfshirjen, pasi të dhënat e studimit na flasin fuqishëm për nevojën për të ndërhyrë me shërbime të integruara aty ku fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtën të gëzojnë arsim cilësor, pra shkollat e zakonshme.

Pyetje dhe puna ndër vite se si mund të dukej shkolla më gjithëpërfshirëse për të gjithë, por duke ndërhyrë specifkisht te ata fëmijë që kanë nevoje të mbështeten me ndërhyrje të specializuara, ishin parimet mbi të cilat është ndërtuar modeli i hapësirave zhvillimore.

Modeli i përgjigjet nevojave të ndryshme që çdo fëmijë ka në aspektet e zhvillimit dhe të të nxënit, duke ndërtuar mbi pikat e forta dhe mbështje mbi vështirësitë që fëmijët shfaqin në fushat e zhvillimit.*

Në këtë model që do pilotohet për herë të parë në 16 shkolla të arsimit parauniversitar, ku përfitues direkt janë rreth 9500 fëmijë, nga të cilët 151 janë fëmijë që kanë një vërtetim mjeko-ligjor (KMCAP), do punohet nëpërmjet komisioneve në nivel shkolle nga profesionistët, duke nisur nga mësuesi i zakonshëm, e duke vijuar tek mësuesi ndihmës, logopedi, fizioterapist, punonjës të shërbimit psiko- social në shkollë, personeli shëndetësor pranë shkollës, specialist të shëndetit mendor dhe të ofrohen shërbime e duhura.

Bashkëpunimi është çelësi, që këta fëmijë të përfitojnë sa më shumë shërbime pranë shkollës ku ata kalojnë pjesën më të madhe të ditës, ndërveprojnë me bashkëmoshtarët. Ky model e bën shkollën akoma më të hapur ndaj nevojave të komunitetit.

Koordinimi i strukturave përgjegjëse për arsimin, shëndetësinë, shërbimet sociale është parësor që specialistët të bashkërendohen mes tyre. Rritja e kapaciteteve të profesionistëve, infrastuktura e përshtatur, puna direkte me fëmijët sipas nevojave të identifikuara, bashkëpunimi me prindërit dhe bashkëmoshatarët dhe gjithë komunitetin shkollor janë disa nga ndërhyrjet kryesore që WVA&K do jetë duke ndërmarrë në mënyrë që çdo fëmijë të gëzojë të drejtën për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirje sociale.

 

* (Të parit, të dëgjuarit, lëvizja, komunikimi, të nxënit, sjellja, loja me të tjerët, të mbajturit mend, vëmendja, aftësia e përshtatjes me ndryshimin, marrëdhëniet shoqërore, kujdesi për veten, menaxhimi i emocioneve).

 

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni