#InternationalChildrenRightsday – Dëgjo zërin tim!

DSC_3211

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të fëmijëve, 200 fëmijë nga Burreli, Dibra, Shkodra kanë marshuar me pankarta në duar, në qytetin e Burrelit, ku kanë kërkuar plotësimin e të drejtave të tyre.

Këtij marshimi i janë bashkuar ambasadori i Bashikimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, Kryetari i Bashkisë së Matit. z.Nezir Rizvani, kampionia e atletikës dhe ambasadorja e “Tungjatjeta… Jetë” Luiza Gega, si dhe drejtuesit e organizatave kryesore për fëmijët, UNICEF Albania, Save the Children in Albania, Terre des hommes Albania dhe World Vision in Albania and Kosovo.