World Vision vazhdon të mbështesë familjet e prekura nga përmbytjet

You are here

  • 10-10-16 |

World Vision vazhdon të mbështesë familjet e prekura nga përmbytjet

Ramazani, është 21 vjeç. Ai është shtylla e familjes, ndonëse fare i ri. Jeton me gjyshen, hallën dhe 2 fëmijët e saj, në një shtëpi buzë lumit të Tiranës. Në shtëpinë me 2 dhoma, ata kanë vetëm njërën. Në tjetrën jeton daja me nusen dhe 2 fëmijët. Për të siguruar jetesën, ai punon çdo natë në mirëmbajten e qytetit. Por, këto të ardhura nuk mjaftojnë për të ushqyer familjen.  Kur nuk është në punë, ai mundohet të fitojë disa para më shumë, në gëzimet e miqve, ndaj punon si DJ. Kishte kursyer disa para dhe kishte blerë mjetet që i duheshin, por tani edhe ato i mori lumi me gjithçka kishte shtëpia e tij.

“Ishte ora 9 e mëngjesit, kur lumi vërshoi, dhe u fut në shtëpi. Për disa minuta, këtu u bë si det. Divanet, soba, lavatriçet, enët, batanijet, pra të gjitha, dukej sikur notonin”, - thotë Ramazani. Ai largoi nga shtëpia, familjarët e tjerë dhe vetë ndenji aty, me shpresën se mos shpëtonte diçka. Nxorri fëmijët e hallës në rrugë, larg tërbimit të lumit, dhe u kthye. “Sa kisha marrë rrogën, vetëm 2 thasë miell kisha blerë dhe një thes patate. As lekët nuk i mora dot nga xhupi”, - thotë ai.

Shtëpia e tyre është e pabanueshme prej baltës së madhe. Ata po jetojnë tek të afërmit. Skuadra e World Vision i vizitoi sot, dhe u dha shtretër, batanije, jorganë, jastëkë dhe veshje.

Përaprimi, 6 vjeçar, më i vogli i shtëpisë na falenderoi pa masë. Jorgani dhe batanija i pëlyen shumë. “Nuk kam pasur ndonjëherë jorgan dhe jastëk të ri unë”, - tha ai.

Situata e përgjithshme

Vetëm në Tiranë, 520 familje kanë dëmtime në shtëpitë e tyre nga përmytjet. Për më shumë se 100 prej tyre, World Vision ka siguruar shtretër, batanije, veshje dhe ushqime. Në Kurbin, 18 familje janë evakuar dhe mbështetur. Në Dibër 3 dhe në Lezhë 2. Organizata, po bashkëpunon ngushtë me strukturat lokale dhe organizata të tjera, që të gjitha familjet e prekura të asistohen dhe të gjenden zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. 

Tungjatjeta.al

 
Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni