Shpresë pas tërmetit: Familja nga Durrësi rregullon shtëpinë e dëmtuar

You are here

  • 25-11-20 |

Shpresë pas tërmetit: Familja nga Durrësi rregullon shtëpinë e dëmtuar

Sot jam shumë e gëzuar, ndryshe nga dita kur ra termeti dhe më prishi shtëpinë. Isha shumë e frikësuar të jetoja në atë shtëpi me fëmijët e mi. Çatia dukej sikur do të na binte në kokë e ndërsa muret e çara të shtonin frikën se mos shembeshin mbi ne,”- kështu e nis rrëfimin e saj Nazja, nëna e katër fëmijëve nga Durrësi.

Brenda pak minutave, shumë familje shqiptare u gjendën papritur në qiell të hapur, pa një strehë mbi kokë. Tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-ës dëmtoi shumë shtëpi në zonën e Kënetës, mes tyre edhe familjen e Nazies. Natën e tërmetit, familjarët e saj e përshkruajnë si momentin më të vështirë të jetës së tyre.

Fëmijët filluan të qanin nga frika dhe thërrsinin vetëm emrin e nënës së tyre. Ata ishin të përhumbur dhe nuk dinin si të reagonin. Në shtëpi dëgjoheshin vetëm të bërtiturat e fëmijëve që thërrisnin emrin e nënës për ndihmë,”- tregon me dhimbje kryefamiljari.

Ata tregojnë se çdo gjë që mendonin në ato momente ishte që të shpëtonin fëmijët e të kishin pranë njëri tjetrin...

Mbaj mend që natën që ra tërmet vrapuam jashtë dhe u siguruam që të gjithë të ishim mirë pa menduar gjatë se çfarë dëmesh na kishte shkaktuar në banesë. Arritëm të merrnim pak gjëra nga shtëpia dhe u përpoqëm të mbanim ngrohtë fëmijët e vegjël sepse ishte natë, dimër. Ndërkohë që kërkonim për një hapësirë të sigurtë, folëm edhe me të afërmit që të siguroheshim që ishin të gjithë mirë,” rrëfen mes lotësh përjetimin e natës së tërmetit Nazija.

Pas tërmetit, ata u strehuan përkohësisht në një çadër të improvizuar në oborrin e shtëpisë sepse siç tregon ajo fëmijët ishin shumë të frikësuar dhe nuk guxonin të hynin brenda.

Nga tërmeti, shtëpia e tyre u dëmtua shumë. Muret u prishën, kishte krisje gjithandej dhe kishin probleme me çatinë e vjetër që dukej sikur nga momenti në moment mund të binte.  

 “Kur shkova për herë të parë në familjen e Nazes, i gjeta të 6 anëtarët e familjet të strehuar në një çadër të sajuar me çarçafë ku qëndruan prej 1 muaji në oborrin e shtëpisë dhe ata ishin shumë të frikësuar dhe nëse do të ktheheshin sërish një ditë në shtëpinë e tyre. Edhe pse jetonin në kushte të vështira, ata i kishin humbur shpresat për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e tyre,”- na tregon Roza, koordinatorja e terrenit e World Vision në Durrës.

Inxhinierët konstatuan se shtëpia e kësaj familjeje kishte dëmtime të nivelit mesatar DS3. Raporti teknik i ekspertëve, i cili është bazuar në relacionin teknik të lëshuar nga Njësia Administrative për qendrueshmërinë e objektit vlerësoi se banesa e familjes Kalia kishte nevojë për ndërhyrje të mënjëhershme. Konstruksioni i çatisë ishte i amortizuar dhe lëkundjet e tërmetit e kishin nxjerrë jashtë funksionit duke vënë në rrezik jetën e banorëve. Megjithatë rregullimi i shtëpisë për familjen e Nazes mbetej ende problem sepse po përballeshin me vështirësi të mëdha për të plotësuar nevojat bazë në familje. Pas tërmetit, kyefamiljari nuk mund të punonte për shkak se situata ishte shumë e vështirë, njerëzit u larguan nga qyteti dhe një pjesë e mirë e bizneseve u mbyll për një periudhë të pacaktuar.

World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Kurbin, Lezhë dhe Kamëz ofruan mbështetje për 27 familje të dëmtuara nga tërmeti, mes tyre edhe familja Kalia. Në bazë të raportit të vlerësimit nga ekspertët ato u ndihmuan me materialet e nevojshme për të nisur rikonstruksionin e banesave të tyre.

 “Pa ndihmën tuaj nuk do të kishim arritur kurrë ta rregullonim shtëpinë sepse nuk i kemi as mundësitë ekonomike për të blerë materialet. Falë jush e rregulluam për 4 javë dhe tani jetojmë në shtëpinë e rikonstruktuar, ku gjurmët e tërmetit nuk na rikujtojnë sërish ato momente aq të frikshme jo vetëm për fëmijët, por edhe për ne të rriturit”- thotë Nazes.

Ata sot jetojnë në shtëpinë e tyre të rregulluar ndërkohë që kanë qenë pjesë e 1019 familjeve që World Vision Albania ka mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike në 4 bashkitë më të prekura si pasojë e situatës së emergjencës që shkaktuan goditjet dhe pas goditjet e tërmetit në 26 Nëntor 2019.

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni