Renato, vullnetari misionar që shërbeu edhe gjatë karantinës

You are here

  • 13-03-21 |

Renato, vullnetari misionar që shërbeu edhe gjatë karantinës

Një vit pas fillimit të pandemisë COVID-19.

Kujtimet e Renatos, një prej vullnetarëve të World Vision në ditët e para të izolimit total të vendit

Ishin ditët e para të izolimit. Askush nuk dinte asgjë për koronavirusin, të gjithë po gërmonin për të gjetur informacione se si përhapej, si mund të mbroheshim dhe sa i rrezikshëm ishte ky virus i ri që po përhapej me shpejtësi në mbarë botën dhe që kishte paralizuar ekonominë botërore.

Në fillim të marsit, Shqipëria u mbyll prej pandemisë Covid-19 dhe të gjithë u detyruan të qëndronin në shtëpi, të shumë ishin ata që mbetën pa punë e pa të ardhura. Familjet po hasnin vështirësi të mbyllnin muajin dhe të plotësonin nevojat kryesore.

Në këtë kohë aspak të zakontë, kishte edhe nga ata që morën përsipër rrezikun të dilnin në terren për të ndihmuar njerëzit më në nevojë. Një ndër ta ishte edhe Renato, drejtuesi i Kishës Lokale në Korçë dhe njëkohësisht vullnetar në World Vision Albania. Ai zgjodhi që gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim me World Vision të vijojë misionin e tij për të ndihmuar fëmijët dhe familjet më në nevojë me shpërndarjen e paketave ushqimore dhe higjienike në zonën e Korçës.

Në kushte të tilla si pandemia, ku pak gjëra janë të njohura, roli i Kishës është i ditur. Jemi të thirrur të shkojmë atje ku janë njerëzit më në nevojë, tek ata që nuk iu troket njeri në derë, tek ata që kanë nevojë të kenë një zë, që nevojat dhe kërkesat e tyre të dëgjohen, të përfaqësohen dhe të marrin zgjidhje,”- kështu nis të na tregojë Renato për eksperiencën e tij të pazakontë gjatë kohës së karantinës.

Ishin ditët e para të izolimit. Si të gjithë edhe Renato u karantinua me familjen e tij, por thirrja e tij e brendshme bëri që ai të dilte jashtë mureve të shtëpisë, në terren, atje ku shumë familje prisnin një dorë që të zgjatej për ndihmë.

Mora vendimin të dilja jashtë shtëpisë që të ndihmoja në orientimin dhe identifikimin e familjeve që njihja prej aktiviteteve që drejtoja tek Kisha. Xhuli, bashkëshortja ime që ka një zemër ndihmuese si unë, as e vuri në diskutim vendimin tim për të dalë, më këshilloi vetëm të bëja kujdes për shëndetin pasi nuk dinim asgjë për këtë virus. U ndjeva me të vërtetë mirë, në paqe me veten sepse më në fund po bëja atë për të cilën isha i thirrur,”- tregon Renato.

Në periudha emergjencash, kontributi dhe ndihma jepet në forma të ndryshme. I tillë ishte dhe ky rast. World Vision mbështeti shumë familje të kapërcejnë momente të vështira dhe të plotësojnë nevojat bazë për fëmijët e tyre. stafi i Policisë Bashkiake në Korçë u mobilizua për të shpërndarë pakot ushqimore. Pjesa sfiduese ishte se ky staf nuk njihte adresat e banimit dhe për këtë Renato dha një kontribut të vyer pasi duke qenë një njohës i mirë i zonës periferike të Korçës ai punoi përkrah World Vision dhe institucioneve lokale për javë me radhë në shpërndarjen e paketave derë më derë për familjet e izoluara pa asnjë të ardhur ekonomike.

Angazhimet e tjera të Renatos me Kishën

Pas angazhimit si vullnetar me World Vision, Renato iu kërkoi donatorëve që mbështesin financiarisht shërbesën e Kishës së tij që të kontribuonin duke sjellë fonde me të cilat u siguruan paketa të tjera ushqimore të cilat u shpërndanë tek familjet që frekutonin Kishën dhe disa familje të tjera të cilat kishin rënë në kontakt me Renaton pasi ai tashmë njihej më shumë dhe njerëzit e kishin më të lehtë ti drejtoheshin për ndihmë.

Renato preket nga korona virusi bashkë me familjarët e tij

Vetë ai nuk i shpëtoi dot infektimit me korona virus dhe siç na tregon nuk e kaloi aspak lehtë duke shtuar këtu edhe merakun për shëndetin e familjarëve të tij. Por, me besimin në Zot ai e ka përballuar me sukses këtë sfidë më shëndetin dhe familjarët e tij të prekur kanë arritur t’ja dalin dhe të rikuperohen plotësisht.

Pavarësisht se dhe unë u sëmura me Covid-19 mendoj se nuk është koha për të qenë pasiv, por për te qenë kontribuues, kuptohet duke respektuar rregullat që ndihmojnë në parandalimin e tij në komunitet sic bëra edhe unë. Ne vazhduam takimet dhe shërbesat me njerëzit, për të identifikuar nevoja, për të gjetur zgjidhje, për ta ushtruar plotësisht misionin e Kishës. Jam shumë i kënaqur që u përfshiva si vullnetar në karantinë dhe do ta bëj sa herë të jetë e nevojshme për t’u mobilizuar sepse ato që kam përjetuar, njerëzit që kam takuar dhe që ju kam shërbyer, vështirësitë që kam parë me sy, zgjidhjet që kam gjetur për ta janë gjithçka dua si besimtar dhe si drejtues Kishe. Isha zëri i tyre kur ata e kishin të pamundur të kishin një zë, kur ngurronin nga frika se mos nuk i dëgjonte njeri,”- tregon ai.

Renato ka qenë pjesë e pandarë e takimeve për mirëqënien e fëmijëve, duke referuar raste fëmijësh që kanë patur nevojë për mbështetje dhe është angazhuar në përmirësimin e situatave të tyre.

Angazhimi me World Vision

Renato ka më shumë se 5 vite i angazhuar si partner dhe bashkëpunëtor në programet e World Vision. Angazhimi dhe interesat e tij kanë qenë të fokusuara në rritjen dhe zhvillimin shpirtëror dhe rrjedhimisht projektet dhe nismat që ka marrë pjesë, kanë qenë kryesisht të fokusuara në ndërtimin e vlerave të rëndësishme si toleranca, mirëkuptimi, paqja, zgjidhja, menaxhimi i konflikteve dhe shumë më tepër se kaq.

Ai ka qënë pjesë e bashkëpunëtorëve të World Vision në Korçë që në vitin 2014. Ai ka përfaqësuar Kishën dhe komunitetin e vet të besimit në çdo takim, konsultim, plan veprimi apo zgjidhje konkrete.

Asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim hirin dhe mirësinë e Perëndisë, por në kushte krizash të tilla si pandemia kjo bëhet më e dukshme, më e vlefshme dhe merr më shumë kuptim. Pjesa e të qënit besimtar dhe drejtues Kishe më ndihmoi shumë gjatë pandemisë dhe vazhdon me ndihmon në punën time në Kishe, në thirrjen dhe në shërbesën tonë dhe në mbjelljen e farës së shpresës në komunitetet ku punojmë,”- kështu e mbyll rrëfimin e tij Renato, drejtuesi i Kishës, por dhe vullnetari misionar që iu gjendet gjithmonë pranë njerëzve të tij.  

Tungjatjeta.al

 
Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

4

Komuna

14

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni