Pas tërmetit, familja nga Durrësi strehohet në shtëpinë e rregulluar

You are here

  • 26-02-21 |

Pas tërmetit, familja nga Durrësi strehohet në shtëpinë e rregulluar

Pasi ra termeti kemi qëndruar jashtë për 1 javë sepse djemtë kishin shumë frikë. Djali i vogel ka qarë shumë, ai ka ndjenjur 3 ditë pa ngrëne nga frika e përjetuar për shkak të situatës së krijuar. Me fëmijët kemi fjetur në makinë sepse kishin frikë të futeshin në shtëpi nga dëmtimet që kishte marrë” – thote Ariana, nëna e e dy fëmijëve nga Durrësi.

Djali i saj i madh 13 vjeç vuan nga çrregullime të spektrit të autizimit dhe për këtë nëna e tij i kushton gjithë kohën e saj duke u kujdesur dhe qëndruar me të. I shoqi i Arjanës pas tërmetit ka punuar shumë pak për shkak të vështirësive për të gjetur një punë të qëndrueshme e ndërsa pas pandemisë situata e tij e punës është përkeqësuar edhe me shumë sepse ka arritur të punoj vetëm pak dite sa për të sigurar ca të ardhura për familjen. Ariana ka dy djem, Andrean 13 vjeç me aftësi të kufizuar i cili ka nevojë për mbështetje dhe shërbime që të përmirësohet, dhe Elisain 10 vjeç i cili ka nevojë për t’i plotësuar kërkesat për ndjekur shkollën, por që familja e ka të pamundur pasi ata po jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike që përfitojnë nga Andrea.

Ariana na tregon se problemet në familjen e saj janë shtuar edhe më shumë pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit 2019-të. Ata jetojnë në zonën e Kënetës në qytetin e Durrësit. Në këtë zona ka patur disa familje, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëmtimet të konsiderueshme. Shtëpia e Arjanës e cila është një shtëpi e vjetër private, pas tërmetit ka pësuar dëmtime të dukshme në mure, në çati dhe sidomos në tualetin i cili ishte i vendosur në oborrin e shtëpisë. Duke parë situatën e vështirë në të cilën ndodhej familja, stafi i World Vision ka kërkuar mbështetje edhe tek njësia administrative përkatëse për këtë familje, por ata e patën shumë të vështirë të përfitonin për shkak se nuk dispononin hipotekën e shtëpisë.

Por, duke qenë se ekspertët në tërren konstuatuan se shtëpia  e tyre kishte probleme të mëdha me çatinë, World Vision i erdhi në ndihmë familjes në mënyrë që ata të mos kishin probleme gjatë dimrit dhe të jetonin të qetë në shtëpinë e tyre e cila nuk ishte shpallur e pabanueshme por me deme të cilat mund të riparoheshin.

World Vision mori përsipër që nëpërmjet projektit të emergjencave “HEA” ta  ndihmonte familjen duke i siguruar materiale ndërtimi për të rregulluar muret e dëmtuara, për të ndërtuar tualetin nga e para me dritaren, derën, pllakat dhe hidrosanitaret dhe për të izoluar çatinë që të mos ndiheshin të rrezikuar.

Shtëpia jonë është shumë e vjetër. Ajo që na mërziti më shumë pas tërmetit ishin dëmet që pësoi sidomos në pjesën e çatisë e cila u dëmtua pothuajse e gjitha dhe po ashtu edhe tualeti jashtë shtëpisë. Për një kohë fëmijët i kam larë në korridor sepse ka qenë shumë ftohtë për të dalë, ndërkohë që me ndihmën tuaj ne kemi një çati të sigurtë për shtëpinë dhe e pritëm më të qetë këtë dimër,”- tregon Arjana.

Duke qëne së bashkëshorti i saj punon në ndërtim, me materialet që ne i dërguam ai punoi vetë që të mbulonte çatinë e shtëpisë, të ndërtonte tualetin jashtë nga e para duke vendosur dhe pllakat e hidrosanitaret. Gjatë kohës së riparimeve të shtëpisë ata qëndruan në ambjente të ndryshme të shtëpisë pasi riparimet u bënë hap pas hapi, për një periudhë 3 javore.

Përveç ndihmës me materiale për rregullimin e gjërave të nevojshme për shtëpinë, World Vision në kuadër të mbështetjes për emergjencat të familjeve në nevojë ofroi mbështetje për familjen e Arjanës me paketa ushqimore dhe me një psikolog për ti ofruar mbështetje djalit të tyre me autizëm pasi e kishte të domosdoshme trajtimin më të specializuar duke qenë se kishte pasoja ankthi pas tërmetit. Shërbimi psikologjik që ai mori pas tërmetit dhe gjatë izolimit prej pandemisë Covid-19  e ndihmoi shumë që të qetesohej dhe të krijonte një rutinë më të shendetshme.

Ndihmë e madhe për ne ishte shërbimi psikologjik 3 muaj për djalin tonë i cili kishte kaq shumë nevojë. Ai edhe tani është shumë i lidhur me psikologen, dhe kur është shumë i mërzitur kërkon me patjetër që të flasë me Anën (psikologen që e ka ndjekur pavarësisht se ka mbaruar si shërbim). Dhe gjatë izolimit prej pandemisë Covid-19  e kisha shumë të vështirë të qetësoja djalin pasi ishte mësuar të dilte çdo pasdite shëtitje. Bashkëjetesa në familje me të, teksa ishim mbyllur ishte e vështire për shkak të reagimeve të tij të forta. Falë Zotit ai tani është më i qetë,”- kështu e mbyll rrëfimin shpresëplotë Arjana, nëna e dy djemve.

 

Tungjatjeta.al

 
Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni