Mbështetja pas tërmetit në Kurbin: Familja e Mandit rikthen kushtet normale të jetesës

You are here

  • 27-11-20 |

Mbështetja pas tërmetit në Kurbin: Familja e Mandit rikthen kushtet normale të jetesës

Më parë gjithë shiu binte brenda, sepse çatia ishte e dëmtuar fare, kurse tani nuk ka më lagështi. Pa ndihmën tuaj ne nuk do mundnim kurrë të bënim riparimet e shtëpisë që na u dëmtua edhe më shumë nga tërmeti. Vetë nuk kemi mundësi ekonomike, asnjë nuk punon në familje, veç djalit, me ditë kur gjen... Edhe ato pak lekë që marrim i bëjmë ilaçe,- thotë Mandi, kryefamiljari i një familje të madhe prej 8 anëtarësh në Kurbin.  

Pas tërmetit të Nëntorit të 2019-ës, familja e tij (bashkëshortja, 2 fëmijët, nipërit dhe mbesat) u strehuan përkohësisht në një çadër në oborrin e shtëpisë, por prej të ftohtit nuk qëndruan gjatë aty dhe u kthyen në shtëpinë e dëmtuar.

“Tërmeti na trishtuoi shumë, madje nusja e djalit ishte shtatzënë në muajin e 9-të dhe u tremb aq shumë sa kaloi në depresion. Kemi qëndruar në çadër rreth 6 muaj, më pas u detyruam të hynim në shtëpi ashtu të dëmtuar, por ishim në pritje të vlerësimit të inxhinierëve për dëmet që kishte marrë. Por dhe jeta në çadër ishte shumë e vështirë, s’kishim as më çfarë të mbuloheshim dhe fëmijët e vegjël kishin ftohtë, gjithë shiu futej brenda në çadër,”- tregon Mandi.  

Nga konstatimet në terren të ekspertëve dhe inxhinierëve që bënin vlerësimin e banesave, shtëpia e tij kishte nevojë për riparimin e çatisë si dhe disa ndërhyrje të tjera në shtëpi. Megjithatë, të ardhurat e familjes së Mandit nuk mjaftonin për të mbuluar shpenzimet sepse burimi i vetëm i të ardhurave sigurohej nga grumbullimi dhe shitja e kanaçeve dhe hekurishteve. Kryefamiljari nuk punon prej vitesh sepse është invalid, e ndërsa i biri nuk ka arritur të gjejë një punë stabël.  

World Vision e mbështeti familjen e tij me materialet e nevojshme për të kryer riparimet e shtëpisë dhe gjatë kësaj kohe ata u zhvendosën sërish në çadrën e ngritur në oborrin e shtëpisë që e kishin pas tërmetit. Në shtëpinë e dëmtuar u ndërhy me riparimin e çatisë dhe u siguruan disa punime hidro-sanitare dhe elektrike në mënyrë që të kishin mundësi të vendosnin një bolier për ujin e ngrohtë në tualetin jashtë shtëpisë në oborr.  

Atë periudhë, në dimër jemi larë me ujë të ftohtë pasi nuk kishim instalime në banjo. Tani që u vendos rrjeti elektrik dhe dushi kemi mundësi që të lahemi me ujë të ngrohtë,”- e mbyll rrëfimin e tij Mandi.

World Vision Albania në bashkëpunim me Global Albania Foundation ofroi mbështetje për 5 familje në Kurbin të cilat e kishin të pamundur të riparonin dëmet për shkak të pamundësisë ekonomike e cila u rëndua edhe më shumë gjatë e pas pandemisë COVID-19, ndër to dhe familja e Mandit.

Ndërkohë, Kurbini është një nga zonat më të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, ku mijëra banesa u dëmtuan dhe qindra familje u detyruan që të zhvendosen përkohësisht në çadra.  

Në përgjigje të emergjencës nga tërmeti, World Vision ka mbështetur rreth 300 familje në Kurbin me nevojat bazë si: ushqime, batanije, dyshekë, ngrohësa, etj dhe bëri të mundur riparimin e 5 banesave në këtë zonë.  Nga rikonstruksioni i shtëpive kanë përfituar 30 individë (12 fëmijë dhe 18 të rritur).

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni