Nëntor shprese …

You are here

  • 27-11-20 |

Nëntor shprese …

Mëngjes i 26 Nëntorit të vitit 2019, nuk do të na gjente si çdo mëngjes tjetër. Frika, pasiguria, trishtimi dhe dhimbja do të na kaplonte atë mëngjes dhe shumë ditë të tjera në vijim. Ndërsa shqiptarët anekënd vendit përgatiteshin për të festuar ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit, një ngjarje shokuese do të trondiste jetët tona. Tërmeti i datës 26 Nëntor na zgjoi të tmerruar dhe të pasigurt për jetën tonë dhe atë të të dashurve tanë. Toka nën këmbët tona vazhdonte të lëkundej në intervale kohe të shpeshta, gati-gati të rregullta; dhe sa herë që kjo ndodhte, diçka brenda nesh lëkundej e tronditej fortë.

Me frymën e ndalur shihnim lajmet që vinin prej familjeve më të prekura. Njerëz që prisnin lajme nga familjarët e tyre, njerëz që shihnin shtëpinë e tyre të shkatërruar, njerëz që kishin frikë të qëndronin brenda sepse muri gjysmë i çarë mund të shembej nga lëkundjet e tjera. Por, pavarëesisht jetëve të humbura, dëmeve të panumërta në banesa, shkatërrimeve dhe pasigurisë, shqiptarët duket se po rigjenin përsëri forcën për t’u ringritur dalëngadalë dhe  të bashkonin pjesët që do çonin drejt "rindërtimit".

Pikërisht në momentin kur po dukej se jeta po merrte rrjedhën e saj normale, një tjetër sprovë e paimagjinueshme trokiti në fillim të vitit: përballja me një pandemi e cila po përhapej globalisht me shpejtësi marramendëse dhe po merrte miliona jetë njerëzish nëpër të gjithë rruzullin tokësor. Bota u duk se u ndal dhe qëllimi i vetëm i të gjithëve ishte mbijetesa. Pamje të qyteteve të zbrazëta dukej se ishin shkëputur nga një film hollivudian. Karantinimi e bëri jetesën edhe më të vështirë. Distancimi nga njerëzit e dashur, frika dhe ankthi për të ardhmen na munduan për një kohë shumë të gjatë.

Ende kjo situatë nuk ka kaluar, e ndoshta mund të jemi në prag të ndonjë vetëzolimi të dytë, ama ketë herë jemi më të fortë! Edhe pse kjo situatë mund të na ndaje fizikisht, e dimë që me zemër jemi pranë njëri - tjetrit duke i dhënë shpresë dhe forcë njëri-tjetrit atyre që janë më të dashurit për ne. Natyra njerëzore është luftarake; ne jemi në gjendje të pëballojmë situata shumë të vështira dhe t’ia dalim. Megjithatë, në një kohë si kjo, duhet të jemi të përgjegjshëm për të respektuar të gjitha masat që autoritete na thonë se duhet të zbatojmë për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Të qenit të përgjegjshëm do të na ndihmojë të kapërcejmë këtë moment të vështirë të gjithë së bashku.

Në këtë nëntor, ndërsa festojmë ditën e pavarësisë dhe atë të çlirimit, hedh sytë pas dhe shoh se sa shumë gjëra kanë ndodhur në vetëm një vit. Ama, unë qëndroj në shpresë sepse e di që për aq kohë sa brenda nesh ka shpresë, atëherë edhe në botën që më rrethon do ketë shpëtim dhe gëzim! Edhe në situatat më sprovuese, duhet të shohim anën më të mirë të saj. Tashmë jemi më të përgatitur për të përballuar situatat e vështira ku po jetojmë. Sa i takon përgatitjes për tërmetet apo fatkeqësi të tjera natyrore, hapa pozitivë janë ndërmarrë për mbikqyrjen e ndërtimeve, shoqëruar me masa të reja ligjore për përmirësimin e apo dënimin e atyre që nuk respektojnë kriteret e duhura që një ndërtim të quhet i sigurt.

Na mbetet të qëndrojmë të fortë edhe për pak kohë derisa kjo gjë të përfundojë. Jemi më së shumti në një sfidë me veten, ndaj në këto momente kulminante nuk na mbetet veçse të qëndrojmë besimplotë për hir të një të ardhmeje më të mirë e më të sigurt. Asgjë nuk është e përhershmë, as dhimbja.

Unë jam e sigurt se Nëntori i ardhshëm do më gjejë mua, familjen time, shokët dhe të afërmit e mi shumë ndryshe. E di që në Nëntorin e vitit tjetër, unë do mund të festoj festën e Pavarësisë së bashku me miqtë e mi. Do bëjmë një aktivitet të madh në shkollë dhe të gjithë do të na bashkohen gëzueshëm në festën tonë. 

Përzemërsisht,

Debora

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni